• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Arben Ahmetaj humb zyrtarisht mandatin e deputetit, PS shton një votë në Kuvend

by Java News
08/01/2024 15:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Arben Ahmetaj nuk ka më mandat deputeti. Ish-zëvendëskryeministri tashmë në arrati prej gati gjashtë muajsh mbushi mungesat që parashikon Kushtetuta për të humbur mandatin e deputetit.

“Mandati i deputetit fillon ditën që ai shpallet i zgjedhur nga komisioni përkatës i zgjedhjeve. Mandati i deputetit mbaron ose është i pavlefshëm kur mungon pa arsye mbi 6muaj rresht në Kuvend”, thotë Kushtetuta.

Hera e fundit që Arben Ahmetaj u paraqit në parlament ka qenë seanca plenare e 6 korrikut, dhe të shtunën që lamë pas u plotësua harku kohor prej gjashtë muajsh. Por kush do ta zëvendësojë atë?

Sipas listës së kandidatëve për deputetë të partisë socialistë që ka depozituar në KQZ për parlamentaret e 25 prillit 2021, në radhë është Dallëndyshe Bici, drejtoresha e Kadastrës. Emërimi i Bicit në këtë post u bë nga vetë Edi Rama pak muaj më parë, punën e së cilës vetë kryeministri e ka vlerësuar me nota pozitive.

Në rast se Bici nuk pranon mandatin e deputetes, atëherë fati do t’i buzëqeshë Plarent Ndrecës, i cili në bazë të votave preferenciale është i renditur i 22-i në radhë. Më parë Ndreca ka shërbyer në qeverisjen e socialistëve si sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Arsimit dhe asaj të punëve të brendshme.

Por cilido që do të pranojë mandatin e deputetit, një gjë është e sigurt, socialistët do të kenë një votë më shumë në parlament pasi Ahmetaj prej 6muajsh vijon arratinë i akuzuar për aferën e inceneratorëve.

/f.s

Next Post
Zhdoganimi i automjeteve nga “EURO 4” e lart/ Nga 1 janari 2020 ndalohet importi i makinave me vit prodhimi para 2005

Ndryshime në qeveri, Blendi Gonxhja emërohet ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com