• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Arben Ahmetaj: Buxheti i 2017 është buxheti i qytetarit shqiptar

by Java News
11/11/2016 20:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Ministri i Financave Arben Ahmetaj ka prezantuar sot para deputetëve të Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, Projekt Buxhetin e vitit 2017, që sikurse e theksoi ai, është buxheti i konsolidimit të rritjes ekonomike, financimit të reformave, uljes së borxhit dhe rritjes së pagave e pensioneve. Një fokus të vecantë gjatë prezantimit të tij, Ahmetaj i kushtoi qytetarëve dhe masave në favor të rritjes së përfitimeve të tyre.

Buxheti 2017, është buxheti për qytetarin, tha Ahmetaj, i cili renditi një sërë masash në favor të qytetarëve:

* Së pari është taksimi i ndershëm në përiudhën 2014-2017. Janë ulur taksat për 97% të të punësuarve dhe këtu i referohem taksimit progresiv në ndryshim nga tatimi i sheshtë.

* Taksimi progresiv ka ulur barrën për qytetarin. Listëpagesa në total është 623 mijë persona të cilët kanë paga nga 0-130 mijë lekë në muaj, që do të thotë, se vetëm me këtë politikë, kemi lehtësuar barrën fiskale për 623 mijë qytetarë që shkojnë në punë cdo mëngjes.

* Me taksat progresive të ardhurat në buxhet nga tatimi mbi të ardhurat personale ëstë 860 milion lekë në muaj. Me taksën e sheshtë, të ardhurat në buxhet nga tatimi mbi të ardhurën personale do të ishin 1.9 miliard lekë, pra afërsisht 1.1 miliard lekë në muaj që për shkak të taksës progresive, nuk shkojnë në buxhetin e shtetit por i kthehen mbrapsht qytetarëve në xhepat e tyre, për konsumin e famlijeve të tyre. Në vit, kjo shumë shkon afërsisht 110 milion dollar. Kemi kthyer në xhepat e qytetarëve 1 miliard lekë në muaj, ose 12 miliard lekë në vit, ose rreth 50 mld lekë në katër vite, 500 mln USD mbrapsht. Pra qytetarët shqiptarë që na besuan, kanë përfituar 500 milion USD më shumë.

* Vetëm në një vit e rritëm fondin e pagave 2.2 herë më shumë se qeveria e mëparshme. Fondi i rritjes së pagave 2010-2013 ka qenë 3.2 miliard lekë; fondi I rritjes së pagave vetëm në një vit, në 2017 (me efekt 12-mujor) do të jetë 7.2 miliard lekë, janë shifra nominale të drejtpërdrejta.

* Pagat për mësuesit. Janë 326,638 punonjës të sistemit arsimor që përfitojnë mesatarisht 10% rritje page në vitin 2017. Paga mesatare bruto për një mësues të shkollës 9-vjeçare në 2013 ka qenë 61,100 lekë, në 2017 bëhet 64,650 mijë lekë. Për mësuesit e shkollës së mesme, nga 64,100 lekë në 2013, shkon në 68,000 lekë në 2017.

* E njëjta gjë edhe për sistemin shëndetësor të lënë pas dore në shumë e shumë kohë. Për vitin 2017 reforma e ndërmarë për rritjen e pagave në administratën publike shoqërohet edhe me rritjen e pagave të sistemit shëndetësor publik. Pagat e mjekëve dhe infermierëve do të rriten me 10%, përfitojnë 18,415 personel mjekësor dhe infermierë nga të cilat 4,650 mjekë dhe 13,765 infermirë. Fondi i parashikuar për t’u akorduar është 1.5 miliard lekë.

* Me sistemin e vjetër nuk ka ekzistuar koncepti i pensionit social. Në 2013, mbi 1,775 përfitues do të ishin lënë në mes të rrugës. Sot, ekziston koncepti I penisonit social, përfitim i drejtpërdrejtë për qytetarin. Në 2016 është dyfishuar numri i përfituesve; në 2017 numri I përfituesve të pensionit social shkon në 5,070 qytetarë.

* Kategoria e ish-ushtarakëve. Zgjidhet përfundimisht problemi i 5,130 ish-ushtarakëve të cilët kishin detyrim 1 miliardë lekë ndaj shtetit për shkak të diferencës në llogaritjen e pensioneve.

* Për herë të parë në këtë mandat sëmundja nuk tatohet. Që prej fillimit të vitit 2014, TVSH e ilaceve dhe shërbimeve mjekësore është zero. Efekti i kësaj mase në buxhet është rreth 2.1 miliard lekë në vit që ia kemi kursyer qytetarëve që kanë përdorur shërbimin mjekësor apo kanë marrë ilace. Imagjinoni, janë 21 milionë dollarë që vetëm nëpërmjet një lëvizje fiskale, heqjes së tvsh për ilacet dhe shërbimet mjeksore, u janë kthyer mbrapsht në xhep qytetarëve.

* Në total janë rreth 63 miliardë lekë për periudhën 2013-2017 që programi i qeverisë u ka kthyer qyetarëve vetëm nëpërmjet këtyre masave dhe sigurisht që nuk do lë pa përmendur, indeksin e çmimeve të shëndetësisë në rënie që nga viti 2013.

“Politikisht do të thoja se është një premtim i mbajtur dhe nuk jemi ende në përfundim të rrugës së shëndetësisë falas, por jemi në një trend jashtëzakonisht të konsoliduar për qytetarët që megjithë probemet që ka sistemi, kanë mundësi t’i prekim me duart e tyre këto përmirësimie” – përfundoi ministri.

ma.me

Next Post
HTC debuton zyrtarisht me super-modelin Bolt

HTC debuton zyrtarisht me super-modelin Bolt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

November 4, 2026
Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

November 4, 2026
VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

November 4, 2026
Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

November 4, 2026
Sulmi kibernetik ndaj sistemit digjital të Bashkisë së Tiranës, Ristani: Të dhënat nuk janë prekur! Po forcojmë më tej infrastrukturën digjitale

Ristani: Zgjedhjet në SHBA, votë ndëshkimi ndaj Trumpit, demokratët fituan më shumë se pritej

November 4, 2026
Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

November 4, 2026
69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

November 4, 2026
“Me Saliun do kishim qëndruar në baltë”- Frrok Çupi: Berisha është vetë dhuna, është specie më vete dhe nuk e pranon tjetrin!

Çupi analizon humbjen e Trump, tregon pse demokratët u rikthyen në avantazh

November 4, 2026
Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In