• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ahmetaj: Bastet mbyllen pa kthim, ja çfarë do të ndodhë me të punësuarit aty

by Java News
25/10/2018 13:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Financave Arben Ahmetaj komentoi sërish sot në parlament, pr/ligjin e qeverisë për mbylljen e lojërave të fatit dhe basteve sportive nga 1 janari i vitit të ardhshëm.

Në fjalën e tij Ahmetaj tha se nuk ka asnjë dilemë për vendosmërinë e kësaj maxhorance për të mbyllur një herë e mirë debatin mbi  lojërat e fatit.

“Është shumë i qartë qëndrimi i qeverisë për mbylljen e kazinove, basteve, lojërat on line, më 31 dhjetor. Gjithë ai debat, bolori politike, sot mbyllet pa kthim.

Cdo qytetar është i qartë që nga 1 janari do të jetë pa kazino, pa salla bastesh, pa online.

Nuk ka kthim mbrapa. Ka një periudhë për t’u përgatitur deri në 31 dhjetor dhe qeveria ka nxjerr udhëzimin për ristrukturimin e AMF, ky autoritet do të merret vetëm me antiinformalitetin, përgatitjen e mbylljes së dosjeve për njësitë që do mbyllen, pezullimin e kërkesave për leje.” -tha Ahmetaj ndërsa sqaroi edhe dy pikat e shtuara në këtë pr/ligj.

“Dua të sqaroj është shtuar dhe pika 2.2 për të sqaruar opinionin pas 31 dhejtorit asnjë shoqëri nuk mund të vendosë apo të ofrojë lojëra fati sipas konceptit VLT vec rasteve për kazinotë me 5 yje, që do e kenë akoma më të skanuar procesin.

Mbyllen të gjitha mundësitë, ku asnjë kompani asnjë i interesuar të futet nga dera e prapme. ” -tha në vijim Ahmetaj ndersa shtoi se  “Përgjegjësia e shtetit, për organizim e ndërmjetësim.

Në preambul të cdo ligji prevalon përgjegjësia e shtetit. Dhe e dyta reklamat, kanë qenë të ndaluar por e sqaruam që dikush të mos dalë e të thotë po ky është emision sportiv. Tashmë nuk ka asnjë ekuivok, 1 janari është epokë e re sociale.”

Ministri i Financave u ndal edhe në personat e punësuar në këtë industri.

“Ka tre element ku dua të ndalem. Jemi duke përgatitur me shërbimin e punësimit një platformë trajnimi për 63 mijë punëkërkuesve të regjistruar.

Programi tjetër i trajnimit, ai profesional, do të trajnojmë 20 mijë punë kërkues dhe brenda këtij grupi ka qytetarë që kanë mundësi të punësohen qoftë në industri apo sekstorë që kanë lidhje me shërbimet apo grafik dizajn.

Dua të theksoj se do jetë një çlirim i madh social.

Asnjë qytetari nuk do mungojë ato pika që janë kthyer në gangrenë familjarë. – tha më tej Ahmetaj, ndërsa theksoi se nga 1 janari paratë e shpenzuara në këtë sektor do shkojnë në konsum dhe do konsumohen për arsim apo trajnim, argëtim etj.

“Pra, argumenti ekonomik nuk qëndron. Vendimi i kryeministrit për të mbyllur këto kategori është e maturuar me një emërues të përbashkët.

Dikush mund të thotë pse tani. Gjithë vëmendja u fokusua te shqetësimi i qytetarëve.

Lojërat e fatit u kthyen në gangrenë dhe në këtë reflektim kjo maxhorancë mori këtë vendim të matuaruar. Nuk ka kthim pas, në 1 janar këto kategori nuk do të ekzistojnë më.” -përfundoi Ahmetaj.

a.ç

Next Post
‘Dezertuan’ nga dosja “Shullazi”, Hajdarmataj e Muhametaj padisin kryeprokuroren për transferimin

'Dezertuan' nga dosja "Shullazi", Hajdarmataj e Muhametaj padisin kryeprokuroren për transferimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përfshihet nga flakët rezidenca e Hitlerit në Gjermani, arrestohet një i dyshuar

Përfshihet nga flakët rezidenca e Hitlerit në Gjermani, arrestohet një i dyshuar

October 24, 2026
Kim Jong Un bën thirrje për “revolucion ushtarak”: Le të ngremë ushtrinë më të fortë

Kim Jong Un bën thirrje për “revolucion ushtarak”: Le të ngremë ushtrinë më të fortë

October 24, 2026
Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

October 23, 2026
Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

October 23, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Vëllai i Vuçiçit që i duhet opozitës

October 23, 2026
Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

October 23, 2026
“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

October 23, 2026
Presidenti argjentinas kritikon Sanchez në Madrid: Është diktator, hajdut dhe i korruptuar

Argjentina ndërpret hetimin ndaj presidentit Milei dhe motrës së tij për çështjen e kriptomonedhave

October 23, 2026
Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

October 23, 2026
Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In