Arabia Saudite ka njoftuar se ka interceptuar dhe shkatërruar 10 dronë gjatë orëve të fundit, sipas një deklarate të publikuar nga Ministria e Mbrojtjes në rrjetet sociale, sipas BBC.
Ndërkohë, edhe vende të tjera të Gjirit, përfshirë Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Kuvajti kanë raportuar sulme gjatë natës.
Rajoni është përballur me një valë të përsëritur sulmesh në 24 orët e fundit, duke përfshirë edhe goditje ndaj infrastrukturës së rëndësishme.











