• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 22, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Arabia Saudite projekte miliardëshe për rritje ekonomike. “Boom” zhvillimi apo rritje e pabarazisë?

by A R
24/09/2025 13:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Andrew England dhe Ahmed Al Omran, Financial Times

Kur Abdulrahmani përfundon shërbimin ndaj klientëve në një kafene moderne në Abha, ai shpesh ngjitet në motorin e tij dhe shkon drejt ajrit më të freskët të maleve. Autostradat që dalin nga qyteti jugor saudit, kryeqyteti i provincës Aseer, janë ëndërr për motoristët, teksa përkulen në mënyrë dramatike drejt pikës më të lartë të mbretërisë dhe ofrojnë pamje të jashtëzakonshme përtej vargmalit Soudah.

Shpatet e saj janë të mbuluara me pyje me pemë dhe janë shtëpi për grupe babunësh. Përtej tyre ndodhet Rijal Almaa, një fshat i qetë 900-vjeçar me shtëpi prej guri në ngjyrë panxhari.

Por për dy vitet e fundit, pamjet nga Soudah janë prishur nga gardhe të larta çeliku me rrjetë, që shtrihen për kilometra përgjatë autostradës. “Është bezdisëse”, thotë Abdulrahmani. “Njerëzit duan të shkojnë në male”.

Megjithatë, çdo frustrim zbutet nga premtimi i asaj që pritet të dalë nga pas gardheve dhe ndërtimeve: një projekt turistik luksoz me vlerë miliarda dollarë, Soudah Peaks. Projekti ka për qëllim të tërheqë 2 milion vizitorë në zonë çdo vit.

“Po presim që projektet të bëhen realitet”, thotë Abdulrahmani. “Jo vetëm për turistët, por edhe për të tërhequr investime të tjera”.

Ashtu si rajonet e tjera rurale, Aseer për dekada me radhë ka pasur vështirësi për të tërhequr vëmendjen nga qeveria qendrore. Por sot, kjo provincë, e cila ka shkallën më të lartë të papunësisë në Arabinë Saudite, është një pjesë integrale e ambicieve të princit të kurorës Mohammed bin Salman për të zhvilluar turizmin, dhe një tregues i rëndësishëm, nëse planet e tij transformuese do të përhapen në rajonet me më pak mundësi dhe të ardhura më të ulëta.

“Gjërat që shohim në Aseer janë një test real i retorikës së qeverisë që çdo pjesë e vendit do të përfitojë në përputhje me avantazhin e vet krahasues”, thotë Andreu Leber, një studiues jo-rezident në Carnegie Endoument for International Peace. “Është kjo reale, apo thjesht fjalë të bukura për të bërë njerëzit të mos fokusohen në faktin që të gjitha mundësitë janë në Riyadh apo Neom?”

Që nga nisja e planit “Vision 2030” të Arabisë Saudite në vitin 2016 për të transformuar mbretërinë, pjesa më e madhe e shpenzimeve masive është drejtuar në qytetin kryesor (dhe baza tradicionale e fuqisë së familjes al-Saud), ose në megaprojektin e princit Mohammed në veriperëndim të vendit, Neom.

Qëllimi i princit Mohammed është që Riyadhi të bëhet një nga “10 ekonomitë kryesore të botës” dhe në vitet e fundit ka përjetuar një boom, ndërsa kompanitë e huaja dhe sauditët në kërkim të punëve më të mira vijnë në qytet.

Sfidat e “Vizion 2030”

Por, ndërsa kryeqyteti lulëzon, me restorante të reja luksoze dhe hapësira argëtimi që shtohen në qytet, ekspertët paralajmërojnë për rreziqet e ndjenjës së margjinalizimit, që mund të rritet në rajonet e tjera.

“Në pjesët e tjera të vendit ka më pak energji, më pak lëvizje, dhe një ndjesi të mungesës së mundësive. Këto dinamika kanë çuar në ndjenjën e përjashtimit tek disa njerëz — kjo tashmë po ndodh”— thotë Sanam Vakil, drejtore për Lindjen e Mesme në Chatham House.

“Nëse Vizioni 2030 do të jetë një iniciativë e suksesshme që çon në transformimin ekonomik dhe shoqëror të mbretërisë, nuk mund të lërë pas pjesë të mëdha të popullsisë. Duhet t’i marrë të gjithë me vete në këtë udhëtim”.

Arabia Saudite nuk është shteti i vetëm i Gjirit, që kërkon të diversifikojë ekonominë larg nga nafta, por përballet me sfida unike për shkak të madhësisë së saj — ka një sipërfaqe prej 2.15 milion kilometra katrorë dhe popullsia e saj është më e madhe se e Emirateve të Bashkuara Arabe, Kuvajtit, Katarit, Omanit dhe Bahreinit së bashku.

Kjo do të thotë që burimet e saj janë më të shpërndara dhe se  duhet të përballet me probleme si papunësia, varfëria dhe pabarazia, të cilat janë shumë më pak të përhapura në shtetet më të vogla dhe më të pasura, në mënyrë proporcionale si Emiratet dhe Katari.

Për dekada me radhë, monarkia autokratike ka tentuar të menaxhojë burimet dhe popullsinë e saj përmes një sistemi paternalist mirëqenieje “nga djepi në varr” që shpërndante përfitime dhe punë në sektorin publik për sauditët, ndërsa mbi 10 milionë punëtorë migrantë kryenin punë me pagesë të ulët.

Me shumicën e sauditëve që varen nga shteti për të ardhurat e tyre, stabiliteti i ekonomisë ka qenë i lidhur me ngritjet dhe rëniet e çmimeve të naftës së papërpunuar.

Qëllimi i princit Mohammed është të reduktojë këtë varësi, të krijojë industri të reja dhe të largojë sauditët nga mbështetja tek shteti.

Ndërsa Vizion 2030 hyn në fazën e fundit, qeveria mund të pretendojë disa suksese të rëndësishme, duke përfshirë reforma të gjera shoqërore që kanë ndryshuar rrënjësisht mendësitë rreth asaj që është e pranueshme.

Pjesëmarrja e grave në tregun e punës është rritur nga rreth 20 për qind një dekadë më parë në 36 për qind në tremujorin e parë të vitit 2025, duke ndihmuar në uljen e papunësisë saudite në nivele historike të ulëta dhe në rritjen e të ardhurave familjare.

Sektorë të rinj si argëtimi dhe turizmi kanë krijuar vende pune në sektorin privat dhe kanë shtyrë përpara rritjen ekonomike jashtë industrisë së naftës.

Dallime të mëdha ekonomike mes qyteteve

Megjithatë, ekzistojnë dallime të mëdha midis Riadit dhe rajoneve të tjera. Sipas një ankete të qeverisë në vitin 2023, të ardhurat mesatare mujore për një familje në Riad ishin 26,000 riyalë (6,933 USD), më shumë se dyfishi i atyre në Najran, një provincë e vogël në lindje të Aseerit. Papunësia ndjek një model të ngjashëm, me papunësinë në Riad që është më pak se gjysma e mesatares kombëtare.

Zyrtarët sauditë pranojnë rreziqet që vijnë nga ndjenja e lënies pas dore të pjesëve të tjera të vendit, por këmbëngulin se është normale që kryeqyteti të jetë qendra e aktivitetit ekonomik. Ministri i ekonomisë Faisal Alibrahim thekson se diferencat gjeografike nuk lidhen me kapitalin njerëzor, por me “rritjen e pabarabartë”.

Në qytete si Jeddah, ekziston pakënaqësi për zhvendosjen e institucioneve të mëdha drejt Riadit dhe për investimet gjigante, që nuk shpërndahen në mënyrë të barabartë. Të rinjtë po migrojnë drejt Riadit për punë më të mira, ndërkohë që kostoja e jetesës në kryeqytet po rritet ndjeshëm.

Ministri i financave thekson se shteti fokusohet te rispecializimi dhe arsimi, jo tek ndalimi i migrimit të brendshëm. Megjithatë, ekziston frikë për rritjen e varfërisë urbane, pasi qytetarët largohen nga zonat e varfra për punë me pagë të ulët në qytetet e shtrenjta.

Rajoni i Aseerit, me projektin “Soudah Peaks” dhe tre iniciativa të tjera të mbështetura nga Fondi i Investimeve Publike, shihet si model për zhvillimin rajonal. Pavarësisht vonesave, qeveria ka investuar 25 miliardë riyalë në rajon dhe po zbaton strategji për të tërhequr investime private e për të ulur papunësinë.

Next Post
Incident në Balltik, avionit të ministres spanjolle të Mbrojtjes i fiket GPS pranë Kaliningradit

Incident në Balltik, avionit të ministres spanjolle të Mbrojtjes i fiket GPS pranë Kaliningradit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident në rrugën Klos-Burrel, furgoni përplas për vdekje të miturin

DETAJE / Aksident me pasojë vdekjen në aksin Tepelenë–Memaliaj

December 22, 2025
Klevis Balliu: Sapo të fitojmë, do t’i arrestojmë socialistët dhe do t’u marrim pasuritë!

Klevis Balliu: Sapo të fitojmë, do t’i arrestojmë socialistët dhe do t’u marrim pasuritë!

December 22, 2025
Mbreti i Panairit

Burrat e dheut

December 22, 2025
Çështja “Balluku”, Bardhi: Do të marrim pjesë te Këshilli i Mandateve

Protesta, Bardhi: Shoqëria shqiptare ka ende zemër, ka ende guxim dhe e do ndryshimin

December 22, 2025
Disiplina zbulon vendimet, Flamurtari dënohet për hyrjen e tifozëve në stadium

Disiplina zbulon vendimet, Flamurtari dënohet për hyrjen e tifozëve në stadium

December 22, 2025
Këlliçi thirrje Ramës: Jep sot dorëheqjen! Pallati jot i korrupsionit është në zi

Këlliçi thirrje Ramës: Jep sot dorëheqjen! Pallati jot i korrupsionit është në zi

December 22, 2025
“Nuk më përjashton dot njeri”, Salianji: Sot jam këtu për protestë, por do të vazhdoj foltoret e mia

“Nuk më përjashton dot njeri”, Salianji: Sot jam këtu për protestë, por do të vazhdoj foltoret e mia

December 22, 2025
Shqipërisë i mungon e djathta

‘Shpërthen’ analisti: Berisha të largohet, është i vetmi nder që mund t’i bëjë vendit

December 22, 2025
Protesta e PD, Luan Baçi nuk përjashton mundësinë e agravimit të situatës: Vendosin…

Protesta e PD, Luan Baçi nuk përjashton mundësinë e agravimit të situatës: Vendosin…

December 22, 2025
LIVE! Berishën e përcjellin në shesh me fishekzjarre, nis me vonesë protesta e opozitës

LIVE! Berishën e përcjellin në shesh me fishekzjarre, nis me vonesë protesta e opozitës

December 22, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In