• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Arabia Saudite kërkon ruajtjen e naftës, çfarë pritet të ndodhë me kërkesën globale

by Java News
30/01/2024 11:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Arabia Saudite i ka kërkuar kompanisë së saj kombëtare të naftës, Aramco , të ruajë kapacitetin maksimal të prodhimit në 12 milionë fuçi në ditë, duke “braktisur” planin që kishte shpallur në vitin 2021, për prodhimin e 13 milionë fuçive në ditë.

“Aramco njofton se ka marrë një direktivë nga Ministria e Energjisë për të ruajtur kapacitetin e saj maksimal të prodhimit në 12 milionë fuçi në ditë në vend që ta rrisë atë në 13 milionë fuçi në ditë siç ishte planifikuar. Kompania do të publikojë parashikimin e saj për shpenzimet e investimeve kur të shpallë rezultatet vjetore të 2023 në mars ”, thuhet në deklaratën e kompanisë së naftës.

Por sipas asaj që raporton Reuters, vendimi për të mos rritur kapacitetin maksimal të prodhimit nuk lidhet me çështje teknike, teksa shtoi se kjo gjë nuk do të ndikojë në ndryshimin e kërkesave për naftë.  Kompania Aramco mund ta rrisë sërish prodhimin, në rast se i kërkohet.

Njoftimi vjen mes shqetësimeve në rritje në lidhje me perspektivën për kërkesën globale të naftës, duke pasur parasysh tranzicionin e vazhdueshëm global drejt dekarbonizimit, i cili hedh një hije mbi planet afatgjata të investimit të karburanteve fosile.

Kërkesa globale për naftë pritet të jetë rritur me 2.3 milionë fuçi në ditë në vitin 2023 , në një total prej 101.7 milionë fuçi në ditë, sipas raportit vjetor të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë.

Aramco është eksportuesi më i madh në botë i naftës së papërpunuar . Sipas deklarimeve të shpallura nga tetori 2022, prodhimi i Arabisë Saudite është rreth nëntë milionë fuçi në ditë, nën kapacitetin e saj të prodhimit prej 12 milionë fuçi në ditë.

/f.s

Next Post
Ish-kreu i SHISH reagon për akuzat ndaj Braçes: Nuk i beson më njeri Berishës, synon vetëm katrahurë

'21 Janari'/ Fatos Klosi tregon të fshehtat e urdhrit të Berishës për të shtënë mbi protestuesit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
Përfundojnë votimet parlamentare në Hungari, sondazhi: Opozita 55%, partia e Orbanit vetëm 38%

Përfundojnë votimet parlamentare në Hungari, sondazhi: Opozita 55%, partia e Orbanit vetëm 38%

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In