• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

’21 Janari’/ Fatos Klosi tregon të fshehtat e urdhrit të Berishës për të shtënë mbi protestuesit

by Java News
30/01/2024 11:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi ka komentuar situatën politike në vend. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, Klosi u ndal fillimisht tek masakra e “21 janarit” ku 13 vite më parë gjatë një proteste të opozitës së kohës mbetën të vrarë 4 qytetarë të pafajshëm, izolimi në banesë i ish-kryeministrit Berisha dhe deklaratave të kreut të SPAK, Altin Dumani, i cili javën që shkoi paralajmëroi ditë të zeza për të korruptuarit, zullumqarët dhe të inkriminuarit.

Sipas Klosit, “21 janari” ishte krim shtetëror dhe si i tillë duhet zbardhur. Madje ai zbuloi se në “21 janar” Garda e Republikës do të qëllonte mbi liderin e opozitës së kohës, Edi Rama, sot kryeministër. Sa i takon deklaratave të Dumanit, ish-kreu i SHISH shtoi se ato tregojnë se SPAK nuk është i kapur nga Partia Socialiste siç artikulon opozita.

-Zoti Klosi, Altin Dumani tha se kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama janë nën hetim nga SPAK dhe konfirmoi se drejtësia e re nuk pyet për emra, si i komentoni këto deklarata?
I ka dhënë përgjigje atyre që thonë se SPAK është  i kapur nga Partia Socialiste, tregon se janë të pavarur dhe se po punojnë.

-Apeli i Posaçëm e la ish-kryeministrin sërish në “arrest shtëpie”, çfarë do të ndodhë tani me Berishën? Si e shihni mënyrën që ka zgjedhur për t’u përballur me SPAK?

Sali Berisha tani nuk ka asgjë më në dorë. Ata ja bënë të qartë se kjo ishte masë meqenëse ai nuk u paraqit në SPAK. Tani vendos prokuroria dhe besoj se avokatët i kanë thënë se s’ka shaka me prokurorinë. Nuk do të doja që puna të shkojë deri tek arrest me burg edhe për moshën që ka, por që ka qenë edhe president edhe kryeministër.

Mos ta bëjë veten të shkoj në burg, por ti bindet konditave që i ka vendosur prokuroria. Edhe pse i është thënë mos komuniko me njerëz, prapë ai mban fjalime dhe ata e kanë lënë sepse duket se nuk e pengon punën e prokurorisë me këto që bën.

-Nga ana tjetër të ndalemi pak tek qasja dhe skemat e dhunës që po aplikon grupi i Gazment Bardhit dhe Sali Berishës në Kuvend dhe komisione, çfarë duan të tregojnë me këto skena kaosi?

Ata duan të prishin punë. Nuk janë të interesuar për reformën zgjedhore. Ata e dinë se më të gjitha këto që po bën Berisha nuk do jenë më kaq deputet sa janë sot. Populli dhe besnikët e tij janë mërzitur me këtë sjellje të tij. Edhe pse po bëjnë këtë, seancat po bëhen ligjet miratohen shpejt, pastaj ata ankohen pse kalojnë shpejt.

Parlamenti tribuna e tij më shumë i duhet opozitës sesa pozita. Opozita duhet të tregoj se si do ta bënte ajo diçka. Saliu mburret me këtë. Deputetë janë rrogëtar thotë ai, bëni kështu dhe ata bëjnë, por e vështirë është që të bind popullin dhe e kemi parë që si bindet më.

-Një zhvillim të rëndësishëm së fundmi ka pasur dhe për aferën “CEZ-DIA” që rrezikon të çojë pas hekurave shumë zyrtarë të lartë. SPAK mori në pyetjet gazetarin që intervistoi gruan e Kastriot Ismailajt, e cila me deklaratat e saj ka fundosur Ilir Metën, mendoni se kjo dosje do të shkaktojë “tërmet” në politikë?

E ka marrë të ndihmojë prokurorinë të zgjidhë hallet që ka. E kanë parë interesante që mbase gazetari ka diçka për të thënë dhe sa më shumë informacion të ketë aq më mirë e bënë punën e saj. Mbase ka njerëz që e presin që politika të tronditet, por unë pres që prokuroria të bëjë punën e saj.

-Gjykata e Lartë vendos më 27 shkurt nëse dosja e “21 janarit” do i kalojë SPAK? Mendoni se kjo aferë do të zbardhet?

Dua që të zbardhet. Më vjen mirë që Gjykata e Strasburgut e ka cilësuar si krim shtetëror ‘21 janarin’, sepse ka qenë krim shtetëror. Asnjë nga garda nuk do të qëllonte  pa marr urdhër  nga dikush më lart atyre. Ishte çudi që nga ata që qëlluan u konsiderua se ishte padashje, ajo ngjarje është e pasqaruar. Nuk është prekur me gjyqet që janë bërë deri më tani zinxhiri drejtues.

Ka qenë një ngjarje e përgatitur, Berisha donte që të vriste njerëz atë ditë. Ata u vranë për të dëshmuar se Berisha ishte njeriu që e bënte zap këtë popull. Por, gaboi sepse u bënë kur demonstrata kishte mbaruar, por ishin për të treguar që ne e bëjmë zap këtë popull dhe donte që t’ja tregonte ndërkombëtarëve. Ka shumë punë sepse është mbyllur njëherë, njëri prej tyre s’ka vrasës, por rëndësi ka se kush urdhëroi. Ai e tha edhe më vonë që unë vrisja edhe 1 mijë, madje edhe Edi Ramën nëse vinte këmbën në oborrin e Kryeministrisë.

/f.s

Next Post
“CEZ-DIA ka shënuar viktima”, avokati: Ambasadori vdiq se dinte se çfarë afere të ndyrë bëri Meta

"CEZ-DIA ka shënuar viktima", avokati: Ambasadori vdiq se dinte se çfarë afere të ndyrë bëri Meta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dyshimet për varrezë masive, Prokuroria Speciale komenton mbi gërmimet në Zubin-Potok

Dyshimet për varrezë masive, Prokuroria Speciale komenton mbi gërmimet në Zubin-Potok

August 1, 2026
Mbi 3.400 gjoba dhe 13 të proceduar në një jave, Policia e Vlorës monitoron me dronë e radarë inteligentë fluksin e udhëtarëve

Mbi 3.400 gjoba dhe 13 të proceduar në një jave, Policia e Vlorës monitoron me dronë e radarë inteligentë fluksin e udhëtarëve

August 1, 2026
Ratifikohet marrëveshja e huasë me BERZH për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë–Durrës dhe lidhja me Rinasin

Ratifikohet marrëveshja e huasë me BERZH për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë–Durrës dhe lidhja me Rinasin

August 1, 2026
Shkarkohet komandanti i Forcës Ajrore, ja kush e zëvendëson

Financimi për fushën e mbrojtjes, Presidenti Begaj dekreton marrëveshjen e huasë me SHBA

August 1, 2026
Pas ndarjes nga Klodian Mihaj, Alice rigjen dashurinë

Pas ndarjes nga Klodian Mihaj, Alice rigjen dashurinë

August 1, 2026
“Skizofren patologjik që dezinformon shkencën mjekësore”, Brataj reagon pas deklaratave të Edvin Priftit për vaksinat

“Skizofren patologjik që dezinformon shkencën mjekësore”, Brataj reagon pas deklaratave të Edvin Priftit për vaksinat

August 1, 2026
Todd Blanche merr mbështetjen e Trump për postin e Prokurorit të Përgjithshëm të SHBA-së

Todd Blanche merr mbështetjen e Trump për postin e Prokurorit të Përgjithshëm të SHBA-së

August 1, 2026
Zjarri në magazinën e fishekzjarrëve në Shkozet, banorët të shqetësuar: Tymi vijon të mbulojë zonën

Zjarri në magazinën e fishekzjarrëve në Shkozet, banorët të shqetësuar: Tymi vijon të mbulojë zonën

August 1, 2026
Kurti dhe Abdixhiku pranë një marrëveshjeje qeverisëse, mbetet pikëpyetje formimi i institucioneve

Kurti dhe Abdixhiku pranë një marrëveshjeje qeverisëse, mbetet pikëpyetje formimi i institucioneve

August 1, 2026
63 ditë tubime kundër qeverisë/ Diaspora zbret sërish të protestojë në sheshin “Skënderbej”

63 ditë tubime kundër qeverisë/ Diaspora zbret sërish të protestojë në sheshin “Skënderbej”

August 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com