Nga Adriatik Doçi
Merr të tjera përmasa historia e dhënies së shtetësisë shqiptare të të huajve nga Presidenti Ilir Meta anashkaluar Ministrinë e Brendshme si dhe pa kryer asnjë verifikim për elemente që mund të cenojnë sigurinë kombëtare, një kërkesë kjo e parashikuar në pikën 6 të nenit 9 të ligjit për shtetësinë. Futbollisti afrikan Winnful Essua Joseph Cobbina nuk është i vetmi që ka fituar shtetësinë brenda disa orëve me firmën e Presidentit Meta, duke u bërë pjesë e një manovre të një klubi sportiv, për të mashtruar FIFA-n. Që nga betimi si President deri në 28 shtator 2020, Ilir Meta ka pajisur me nënshtetësinë shqiptare 382 persona, me procedurë të përshpejtuar, duke shmangur Ministrinë e Brendshme, e cila përgatit dosjen dhe verifikon të huajin që ka bërë kërkesën për shtetësinë.
Të gjitha dekretet për dhënien e 382 shtetësive, Meta i ka bazuar në pikën 7 të nenit 9 të ligjit nr. 8389, datë 5.8.1998 për shtetësinë shqiptare. Pika 7 parashikon që: “Të huajit, që ka mbushur moshën 18 vjeç, mund t’i jepet shtetësia shqiptare me natyralizim edhe në qoftë se nuk plotëson kushtet e këtij ligji, me përjashtim të pikës 6, në qoftë së Republika e Shqipërisë ka një interes shkencor, ekonomik, kulturor dhe kombëtar”. Po çfarë interesi shkencor, ekonomik, kulturor dhe kombëtar për Shqipërinë përbëjnë peronat e pajisur me shtetësi nga Ilir Meta, edhe pse nuk plotësojnë kushtet ligjore?
Rreth 90 % të emrave në këtë listë janë personazhe anonimë, pa asnjë meritë të veçantë, për të justifikuar shmangien e procedurës së zakonshme dhe mosplotësimin e kritereve, në emër të interesit kombëtar. Pjesë e listës së zbuluar nga Shqiptarja.com janë turq, arabë, afrikanë, grekë, familjarë të krerëve të politikës së Kosovës, të afërm të këngëtarëve nga Kosova dhe familje nga të zakonshme nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi. Këta persona nuk plotësojnë kushtet e parashikuara në nenin 9 të ligjit për të marrë shtetësinë shqiptare, por Meta ka keqpërdorur dhe abuzuar me klauzolën e ‘interesit kombëtar’, duke u dhënë shtetësinë për “merita të veçanta”
Kjo procedurë mund të konsiderohet e justifikuar për dhënien e shtetësisë shqiptare, jashtë afateve gati njëvjeçare, ish-presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga, kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, shkrimtarit Kim Mehmeti, futbollistit Usni Ismaili, këngëtarëve Ledri Vula, Sabri Fejzullahu, Ermal Fejzullahu etj. Por nuk kuptohet se ku qëndron interesi kombëtar në dhënien e shtetësisë me procedurë të jashtëzakonshme, për familjarët e politikanëve dhe personazheve publikë në Kosovë dhe Maqedoni. Çfarë ‘meritash të veçanta’ kanë anëtarët në bllok të familjeve të tyre?!
Në një rast, Ilir Meta u ka dhënë me një dekret shtetësinë shqiptare 7 anëtarëve të familjes Selimi (Drilona Jetullah Selimi, Mentor Shaban Selimi, Laura Kemalj Selimi, Selman Shaban Selimi, Syleme Latif Selimi dhe Liridon Shaban Selimi), në emër të interesit kombëtar dhe ‘meritave të veçanta’, ndërkohë që është e pothuajse e pamundur që të gjithë anëtarët e një familje te jenë të jenë të shquar, për të justifikuar vendimin dhe motivacionin e Metës.
Në këtë formë ‘qoke’, Meta u ka dhënë në bllok shtetësinë, pa verifikime dhe pa plotësuar kushtin, por vetëm në emër të interesit kombëtar, anëtarëve të familjeve Ajvazi, Prapashtica, Krasniqi, Asllani, Ramadani, Mehametaj, Likaj, Selimi, Kryeziu etj., nga Kosova dhe Maqedonia.
Më e dyshimtë është dhënia e shtetësisë nga ana e Metës, në mënyrë abuzive dhe pa propozimin e asnjë institucioni në Shqipëri, shtesave arabë, italianë dhe grekë etj., të cilët nuk rezultojnë se shquhen në ndonjë fushë dhe që të justifikojnë interesin kombëtar, madje janë persona anonimë. Por, edhe nëse sipas pikëpamjes së Metës këta të huaj e meritojnë shtetësinë jashtë kushteve ligjore sepse nderojnë Shqipërinë, nuk dihet se cilit institucion i ka marrë mendim Presidenti për meritat dhe vlerat e të huajve.
Ndërkaq, edhe pse Meta është bazuar në nenin 7 të pikës 9 të ligjit për shtetësinë, kjo pikë parashikon në çdo rast zbatimin e pikës 6 të nenin 9, e cila kërkon verifikimin e personit që i jepet nënshtetësia nëse përbën apo jo kërcënim për sigurinë kombëtare, si në kushtet kur i plotëson kriteret ligjor, ashtu dhe kur nuk i plotëson kushtet ligjore, por ndiqet rruga e shkurtër e dhënies së shtetësisë për ‘merita të veçanta’. Rasti më flagrant është me futbollistin afrikan, të cilit Meta i dha shtetësinë brenda disa orëve.
Personat që janë pajisur me shtetësinë shqiptare nga Meta gjatë periudhës korrik 2017-shtator 2020 duke shmangur Ministrinë e Brendshme
Tarek Mohamed Shake Ragab Ahmed Fahmy Ragab Ahmed Ragab
Jeanine Eliane Marize Sylviane Raoul Eucher Goutran Girault (Muselier)
Hany Abdelaziz Abdelsalam Elhabiby (El Habiby)
Nihal Mohamed Kamaleldin (Kamal El Din) Mohamed
Özgür Mehmet Ali Üna
Charles Stephen Gene Michael ArthurBennett
Ëinnful Essua Joseph Cobbina
Aleksandra Vladimir Tarasenko
Maryna Yurii Pango (Lytvyneko/Korolkova)
Anthony (George) Alfred Frendo
Yavor Slavcho (Slavchev) Valchev
Vladislav (Vlatislav) Vladimir Tkachenko(Tkachenko/Tkaçenko)
Maria Vjacheslav Pacolli (Shichkova)
Elisabeth Erin Paul George Grezda (Seefeldt)
Anastasios Gerasimos Yannoulatos
Ramon Acesor Maximo Lusterio
Vincenzo Giuseppe Foca
Luciano Quintino D’Alfonso
Olyvia Lynn Dean Alexander Paul Chaltas
Nikia Blair Michael Donn Ëithers
Jelena Krsto Nikpaljević
Ottavio Ciro Francesco Vitale
Šućo (Shuço/Shuqo) Bajram Selimović
Leonidio Antonio Biancotto
Marc Iskandar Ghorayeb
Diala Michel El Khoury
Mariam (Mayram) Semen Ndroqi (Akopian/Arzumanyan)
Valon Masar Lluka
Liridona Lulzim Lluka (Gojani)
Enis Mehmet Fetahu
Pranvera Musa Dobruna Kryeziu (Dobruna)
Dukagjin Shahin Kryeziu
Adea Dukagjin Kryeziu
Rea Dukagjin Kryeziu
Lea Luan Shllaku
Jeffrey Alfred Bugeja
Bernard Joseph Caruana1
Ibrahim Hamdi Bucaliu
Kujtim Ibrahim Bucaliu
Arbër Ruzhdi Ismajli
Arta Hamdi Berisha Ismajli (Berisha)
Jetish Xhemail Maloku
Sevdije Nasuf Maloku (Kadriji)
Ilir Musli Murtezaj
Razie Ibrahim Murtezaj (Gashi)
Argjend Astrit Haxhismajli
Lorik Xhavit Muçaj
Astrit Besim Hasani
Shqiptar Adem Demaçi
Arbërije Ibrahim Demaçi (Gashi)
Naim Ajvaz Abazi
Gabrijel Lekë Grabanica
Astrit Pal Lekaj
Skender Feriz Reçica
Didare Nazmi Reçica (Gostivari)
Flaka Agim Loxha
Shpati Valdet Zekaj
Kaltrina Ismet Kelmendi
Habibe Adem Ademi (Canolli)
Trim Agim Ademi
Muharrem Hevzi Sahiti
Gabriella Nikoll Kqira
Elizabeta Ndok Markprekaj
Bergita Man Bardhoku
Ardiana Dedë Nrekaj
Bete Tomë Mataj
Ermal Shkelzen Panduri
Rejhan Enver Vuniqi (Haxhiu)
Alban (Aljban) Kurtish Kurti
Dafina Gasper Kqira
Vjosa Musa Dobruna
Drini Ekrem Rexha
Erolld Jusuf Belegu
Dion Erolld Belegu
Petrit Avgustin Ukaj
Tea Erolld Belegu
Agon Remzi Ramadani
Donika Ali Podrimja
Gent Agim Salihu
Vesa Agim Saliu
Diana Ismail Rugova
Leonora Osman Recaj
Halil Hazir Matoshi
Shpetim Nuradin Agusholli
Fjolla Agim Agusholli (Muhaxhiri)
Arif Halil Ahmetxhekaj
Arta Nebih Ahmetxhekaj (Beqiri)
Bashkim Tahir Smakaj
Fexhrie Tefik Smakaj (Jashari)
Milazim Axhija Gashi
Shyhrete Shaqir Gashi
Kujtim Adem Aliu
Firdese Rexhep Aliu (Behrami)
Behar Fehmi Spahiu
Adelina Azem Imeraj Spahiu (Imeraj)
Nina Behar Spahiu
Neo Behar Spahiu
Ekrem Ragip Latifi
Afrdita Ekrem Latifi (Morina)
Gentiana Afrim Mushica
Oumar Tourad Fodé Camara
Almir Qani Rexhepi
Hajrush Ahmet Ahmeti
Kadrush Amet Ahmeti
Beqir Kadrush Ahmeti
Liridon Hajrush Ahmeti
Taibe Nevzad Azemi (Memishi)
Arben Adil Fetahu
Elvira Gazmend Dushku
Valton Jeton Bilalli
Leart Nexhdet Hoxha
Klaus Fatmir Gjasula
Valdrin Zeçir Ramosaj
Emine Hasan Ramosaj (Kaçorraj)
Genc Shaban Gashi
Arjete Miftar Miftari
Arbër Samet Krasniqi
Zyber Samet Krasniqi
Xhemail Jakup Ferati
Emine Jakup Salihi (Baca)
Veton Enver Breznica
Besim Jonus Shehu
Enise Bejtullah Shehu (Tara)
Januz Besim Shehu
Esra Besim Shehu
Fidan Shaban Selimi
Drilona Jetullah Selimi (Veliu)
Mentor Shaban Selimi
Laura Kemalj Selimi (Zabeli/Zabelaj)
Selman Shaban Selimi
Syleme Latif Selimi (Miftari)
Liridon Shaban Selimi
Gegë Zef Lleshi
Fatlum Gegë Lleshi
Genc Musa Prelvukaj
Armando Xhevair Broja
Fatmir Zuka Matoshi
Burbuqe Ruzhdi Matoshi (Thaçi/Thaqi)
Florent Sami Muçaj
Fitim Sadik Sadiku
Lumnije Murat Aliu (Zeka)
Sali Rifat Zeka
Asije Ali Zeka (Krasniqi)
Ekrem Kurtesh Lluka
Kastriot Luan Dermaku
Albert Meriton Rachi
Besnik Durak Fandaj
Arineta Xhafer Mulaj (Mula)
Flutura (Flutra) Skender Ibrahim
Mustafa Rahman Muçaj
Leart Mustafa Muçaj
Shyqiri Qerim Bytyqi
Shaha Sejdi Bytyqi (Makolli)
Baton Minir Dushi
Artizane Emin Dushi (Shkodra)
Esat Reshat Mala
Diellor Agron Beseni
Lendita Rrahman Zeqiraj
Nehat Milazim Idrizi
Kamer Adem Qaka
Fadil Avdullah Vokrri
Agim Qazim Ademi
Eroll Sali Saliu
Albina Ragip Zyba
Rrustem Reko Berisha
Ilirjana Shemsi Berisha (Dushullovci)
Akan Ismailhaki Ismaili
Afërdita Hakif Rexha Çollaku (Rexha)
Venera Abdul Osmani (Namani)
Mal Luan Osmani
Lindita Faik osmani (Hamiti)
Lekë Baton Osmani
Nita Fatos Daka (Goçi)
Naim Sylejman Haziri
Selvinaze Murat Haziri (Pajaziti)
Ardian Hamit Krasniqi
Vehbi Muradif Kajtazi
Arbnor Shukri Haxhibeqiri
Imer Ali Mushkolaj
Mentor Qani Mehmedi
Zana Skender Bacaj Mehmedi (Bacaj)
Valëza Valdet Kastrati
Erkan Enver Bolat
Murat Cemalettin Gemici
Bekim Osman Xhoni
Kolë Nuo Thaqi
Shpejtim Shaban Ahmetaj
Shaip Halit Havolli
Jehona Sahit Havolli (Sahiti)
Mirlinda Shaip Havolli
Ardian Shaip Havolli
Erëza Shaip Havolli9
Tringa Valdet Kastrati
Mergim Xhavit Cahani
Anita Xheladin Gora Nikshiqi (Gora)
Abidin Negjati Shehu
Fjolla Ismail Shehu (Pupa)
Halil Ajet Krasniqi
Shehide Selman Krasniqi (Selimi)
Avni Halil Krasniqi
Sadije Sadri Krasniqi (Azemi)
Afrim Halil Krasniqi
Noli Rifat Çeku
Kushtrim Rifat Çeku
Donika Rifat Çeku Syla (Çeku)
Fatmire Salatin Zogu Hasani (Zogu)
Arsim Fadil Ramadani
Agim Nuhi Veliu
Igballe Hasan Veliu (Fetahaj)
Agim Ali Elshani
Servete Riza Elshani (Shala)
Marvin Nurisi Cuni (Ćuni)
Armando Lulzim Dobra3
Franklin (Frenklin) Arjan Domi
Kushtrim Raif Asallari
Bleron Muhamet Mehmeti
Florian Pashk Kamberi
Lolita Xhelal Kupi (Mitrovica)
Arta Zeqir Bucaliu (Bytyqi)
Fatmire Muharem Bucaliu (Ramadani)
Sihana Burim Hoxha Shala (Hoxha)
Drin Vehbi Ejupi
Nexhat Ismet Islami
Kimete Ilaz Kryeziu (Krasniçi)
Bekim Ejup Kryeziu
Arife Sabit Kryeziu (Kadriu)
Shkumbin Ejup Kryeziu
Elsa Bekim Kryeziu
Dijar Sylë Nikqi
Serbeze Selami Osmani (Ahmetaj)
Riza Mustaf Likaj
Luan Mustaf Likaj
Esat Beçë Likaj
Albert Beqë Likaj
Brahim Idriz Mehmetaj
Feride Gani Mehmetaj (Gashi)
Hana Brahim Mehmetaj
Shqiponjë Brahim Mehmetaj
Vullnet Brahim Mehmetaj
Diana Brahim Mehmetaj
Fahredin Nazmi Vërbovci
Astrit Fahredin Vërbovci
Dervish Rasim Tahiri
Ajete Rrustem Tahiri (Rrustemi)
Egzon Dervish Tahiri
Ermal Dervish Tahiri
Visar Idriz Morina
Arben Durak Fondaj
Elmi Rexhep Reçica
Luca Lorenzo Turi
Murat Hasan Tahiri
Doruntina Hysni Lekaj (Gashi)
Latif Haziz Ramadani
Selvete Ilaz Ramadani (Shabani)
Dardane Milazim Ramadani (Hoxhaj)
Gazmend Latif Ramadani
Armend Latif Ramadani
Valbone Gjon Hajdari
Enver Jusuf Hoti
Leona Faton Krasniqi
Adem Azem Grabovci
Kumrije Miftar Grabovci Agaj (Agaj)
Guxim Adem Grabovci
Ngadhnjim Adem Grabovci
Lulzim Isen Kabashi
Visare Syla Kabashi (Millaku)
Diar Lulzim Kabashi
Urtesa Lulzim Kabashi
Ujana Lulzim Kabashi
Jetmir Isen Kabashi
Kushtrim Fadil Hasani
Ruzhdi Avdyl Kurtishaj
Lum Anton Berishaj
Arben Hisen Dauti
Xhevat Xhemail Latifi
Valon Habib Gaši (Gashi)
Bernard Ndue Nikaj
Naim Abdurrahim Hoxha
Fitore Sabri Hoxha (Osmani)
Burim Ramadan Ramadani
Lendita Myftar Ahmeti Ramadani (Ahmeti)
Imer Mehmet Rama
Rafet Ismajl Rudi
Drita Ali Rudi (Demjaha)
Uran Jusuf Ismaili
Ariana Bali Musliu Shoshi (Musliu)
Vlora Ramush Hyseni
Vlera Kamber Muçiqi (Vrajolli)
Imer Nuha Hetemi
Enesa Nazmi Kermeni
Arsim Ferat Bllata
Armend Jashar Regjepagiqi
Aida Enver Baraku
Visar Tasim Tasimi
Liridon Bajram Dervishaj
Antigona Hilmi Haradinaj
Dervishaj (Haradinaj)
Flamur Tomë Hajdaraj
Kushtrim Haziz Hodaj
Halit Ramush Gërbeshi
Arben Idris Sulejmani
Neshat Besnik Murati
Ilmi Fehmi Ismajli
Sevdije Musa Ismajli (Xhemajli/Xhemaili)
Xhavit Xhemë Asllani
Sadete Zenun Asllani (Ademi)
Arteida Xhavit Asllani
Dukagjin Halit Hyseni
Pashk Ndue Shala
Valentina Nikolla Shala (Musollaj)
Burim Emrush Gashi
Arsim Ismail Bajrami
Petrit Isa Osmani
Flakëron Behram Abazi
Tomorr Enver Pozhegu
Artan Syhel Salihu
Fitim Abaz Xharra
Fisnik Ixhmet Rexhepi
Tringa Enver Shala
Fatmir Liman Muja
Idriz Sylë Seferaj
Adnan Bajram Ahmeti
Valton Fahri Beqiri
Seadet Mustafë Beqiri (Shahini)
Arlinda Riza Dallku (Cakaji)
Majlinda Sali Zeka
Hajrush Esat Fazliu
Ardian Ismail Arifaj
Naxhije Tasin Pajaziti Arifaj (Pajaziti)
Adil Brahim Behramaj
Lorenta Afrim Behramaj (Bekteshi)
Gazmend Skender Krasniqi
Kreshnik Reshit Gashi
Leonora Adem Krasniqi Gashi (Krasniqi)
Sabri Tefik Tahiri
Dafina Shaban Kelmendi Tahiri (Kelmendi)
Behxhet Rrahim Begu
Haki Emin Shatri
Shqipe Vesel Shatri (Krasniqi)
Shpejtim Nazmi Bulliqi
Elfete Shaban Bulliqi (Beqiri)
Miradije Fehmi Kelmend
Bajram Shefki Krasniqi
Shqipe Avdyl Krasniqi
Betim Avdyl Krasniqi
Kushtrim Avdyl Krasniqi
Lulëkuqe Abdyl Krasniqi
Merita Jetulla Daci (Mjekiqi/Mjeku)
Majlinda Nexhat Daci Ajvazi (Daci)
Hysen Ramadan Ajvazi
Bonart Hysen Ajvazi
Agnesë Hysen Ajvazi
Edi Nexhat Daci Prapashtica (Daci)
Ilir Jusuf Prapashtica
Ylli Ilir Prapashtica
Vesa Ilir Prapashtica
Burim Haki Baraku
Besnik Burim Baraku
Nora Driton Baraku (Pllana)
Bleron Burim Baraku
Nifa Braim Ademaj (Dinaj)
Albena Refki Reshitaj
Violeta Daut Veseli (Jupolli)
Gafurr EhadinPlakolli
Fatmir Milaim Daku
Besim Mehmet Kajtazi (Kajtazaj)
Sadete Zymer Demaj Kajtazi (Demaj)
Kadri Fazli Veseli
Atifete Ibrahim Jahjaga
Usni Zani Ismaili
Ledri Agron Vula
Sabri Hazir Fejzullahu
Nerxhivane Islam Fejzullahu (Krasniqi)
Ermal Sabri Fejzullahu
Ariana Fazli Fejzullahu (Cakiqi)
Endrit Hashim Thaçi
Afërdita Isa Mustafa
Besnik Isa Mustafa
Qefsere Etem Mustafa Azemi (Azemi)
Kim Memet Memeti
Semi Kim Memeti
Emad Kim Memeti
/shqiptarja.com
/e.rr