• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Aqif Rakipi: Çfarë pashë kur zbrita nga makina e aksidentit

by A R
14/08/2017 12:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aqif Rakipi, deputeti i PDIU-së, i cili aksidentoi për vdekje dy ditë më parë Seit Sorrën në autostradën Tiranë-Durrës shprehet se nuk është larguar nga vendi i ngjarjes.

Në një intervistë për gazetën “Panorama”, Rakipi tregon se ka ndaluar menjëherë, ka dalë nga makina dhe nga tronditja s’ka qëndruar më aty por është dorëzuar në Komisariatin e Policisë ku ka treguar ngjarjen.

Ai hedh poshtë pretendimet se ka kërkuar që të shkojë në varrimin e të ndjerit dhe tregon se kthehej nga një i afërm i shtruar në spitalin e Durrësit.

 Zoti Rakipi, ju keni heshtur, por mund të zbardhim disa detaje rreth aksidentit. Si ndodhi?

Në radhë të parë, më vjen keq për njeriun që humbi jetën. Në radhë të dytë, më vjen keq për familjarët, nënën, vëllezërit, bashkëshorten dhe fëmijët. Më shqetëson vetëm pjesa që i përket të ndjerit që humbi jetën. Për pjesën time, nuk e kam menduar për asnjë çast, sepse nuk kam pasur asnjë faj. Kam qenë në rrugën time, jo me shpejtësi dhe i ndjeri më ka dalë përpara si hije. Aq sa nuk kam arritur ta shoh. Më mirë aksidentin e tregojnë dëshmitarët okularë që ishin në furgonin që i kishte sjellë ata për në punë. Ata e zbardhin më mirë sesa unë që isha brenda në makinë dhe u godita. Edhe kur kam treguar në Polici kam thënë se nuk e di dhe nuk e kuptova se si më doli përpara makinës. Personat e tjerë që ishin me të ndjerin, e që punonin bashkë, kishin kaluar rrugën, ndërsa i ndjeri kishte qëndruar më prapa me shoferin e furgonit. Ai ka dalë nga para furgonit dhe e kam parë vetëm kur e kam goditur.

A keni qenë më shpejtësi?

Kam qenë me shpejtësi normale të lejueshme, sepse nëse do kisha pasur shpejtësi të madhe do të isha bërë copë edhe vetë, mund t’i kisha rënë murit ndarës të autostradës, sepse goditja më erdhi si nga lart, papritur. Mospasja e shpejtësisë më ka lënë në korsi pa u përplasur me betonin.

Është thënë se ju nuk keni ndaluar fare pas aksidentit, por keni vazhduar rrugën. Si është e vërteta?

Nuk është e vërtetë. Unë ndalova menjëherë. Zbrita nga makina dhe pashë se çfarë kishte ndodhur. Erdhën dhe makina të tjera nga pas dhe ndaluan. U afruan dhe njerëz që ishin aty përreth, nga tregu a ku di unë. Isha shumë i tronditur nga ngjarja e papritur. I kam hipur makinës dhe shkova në komisariat. Kam shkuar me makinën time në komisariat. Nëse do isha me shpejtësi, dëmtimi i saj nuk do të lejonte që të lëvizte nga vendi.

Ju po ktheheshit në Tiranë, ishit në ndonjë sebep?

Unë po kthehesha nga spitali i Durrësit ku kisha qëndruar deri në mëngjes pranë një njeriut tim, që është e shtruar me sëmundje të rëndë. Shumë është thënë këto dy ditë se isha këtu e isha atje, kisha këtë e kisha atë. Politikanët e pashpirt le të flasin, ata nuk janë njerëz. Unë nuk i përkas atyre, unë jam njeri i thjeshtë pranë njerëzve dhe e jetoj si çdokush dhimbjen e secilit. Unë ju thashë dhe më lart, se më vjen keq për të ndjerin dhe familjarët e tij për një aksident të ndodhur jashtë vullnetit tonë, për fatin tonë të keq.

Nga familjarët e të ndjerit është thënë se ju keni dashur të shkoni në varrim. Keni kontaktuar me ta?

Jo, nuk është e vërtetë. Është një situatë e rëndë dhe unë e kuptoj gjendjen e familjarëve. Mua më vjen zor që të shkoj dhe t’i pijë kafen e vakisë dhe pse nuk kisha faj, por fatkeqësia ndodhi. Edhe më vonë, pasi të jetë kaluar dhimbja e madhe, mua përsëri më vjen zor t’i dal përpara familjarëve, gruas e fëmijëve të të ndjerit. Jemi njerëz mbi të gjitha. Unë ndaj me ta dhimbjen për këtë fat tragjik. Por unë kam çuar njerëz të mi për të shprehur ngushëllimin në emrin tim dhe ata e kanë kuptuar këtë pjesë të fatit të keq që na ndodhi të dy palëve. Familjarët e të ndjerit janë treguar shumë njerëzorë, i kanë pritur mirë dhe kanë mirëkuptuar pozicionin tim./b.d

Next Post
Nuk ndalen aksidentet në Kavajë, 4 makina përplasen njëra pas tjetrës

Nuk ndalen aksidentet në Kavajë, 4 makina përplasen njëra pas tjetrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kriza e çmimeve / Nga Spanja në Indi, dhjetëra shtete ulin taksat dhe subvencionojnë karburantet

Kriza e çmimeve / Nga Spanja në Indi, dhjetëra shtete ulin taksat dhe subvencionojnë karburantet

August 19, 2026
IDF pranon përgjegjësinë, BBC: Ushtria izraelite urdhëron hetim penal për vrasjen e 5-vjeçares në Gaza!

IDF pranon përgjegjësinë, BBC: Ushtria izraelite urdhëron hetim penal për vrasjen e 5-vjeçares në Gaza!

August 19, 2026
Shembet miniera e arit bilanc tragjik në Kamerun, dyshohet për të paktën 100 të vdekur!

Shembet miniera e arit bilanc tragjik në Kamerun, dyshohet për të paktën 100 të vdekur!

August 19, 2026
Për dy vaksina!

Pritjes i ka ikur koha…

August 19, 2026
VIDEO/ Trafik armësh Turqi-Gjermani, Bullgaria sekuestron 45 pistoleta gjysmëautomatike! Ishin fshehur në kamionin me fiq

VIDEO/ Trafik armësh Turqi-Gjermani, Bullgaria sekuestron 45 pistoleta gjysmëautomatike! Ishin fshehur në kamionin me fiq

August 19, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nebil Çika po këqyr “Flamingot”

August 19, 2026
VIDEO/ Tragjedi rrugore në Brazil, autobusi që transportonte pacientë me aftësi të kufizuara përplaset me kamionin, të paktën 23 të vdekur!

VIDEO/ Tragjedi rrugore në Brazil, autobusi që transportonte pacientë me aftësi të kufizuara përplaset me kamionin, të paktën 23 të vdekur!

August 19, 2026
Përfshihet nga flakët banesa pranë QSUT-së, zjarri rrezikon edhe restorantin! Ja për çfarë dyshohet

Përfshihet nga flakët banesa pranë QSUT-së, zjarri rrezikon edhe restorantin! Ja për çfarë dyshohet

August 19, 2026
Pjesë e ‘ushtrisë së drogës’, shqiptari kapet duke trafikuar kokainë në Itali! E kishte fshehur në shkurre, ja skema se si operonte

Pjesë e ‘ushtrisë së drogës’, shqiptari kapet duke trafikuar kokainë në Itali! E kishte fshehur në shkurre, ja skema se si operonte

August 19, 2026
Situata e zjarreve në vend, ministri i Mbrojtjes: Operacione nga toka dhe ajri në Dajt, Pukë e Mirditë! S’ka rrezik për zonat e banuara

“Situata është nën kontroll”- Harta e zjarreve në vend, ministri Nufi: Operacion pa ndërprerje, nuk ka rrezik për zonat e banuara!

August 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com