• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Aq shumë trafikoi sa… dënohet me burg ‘agjenti’ shqiptar në Britaninë e Madhe

by A R
26/07/2024 11:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një trafikant shqiptar i qenieve njerëzore u dënua me burg në Britaninë e Madhe. Siç shkruan BBC, hetuesit e Agjencisë Kombëtare kundër Krimit, NCA, besojnë se Eglantin Doksani, 24 vjeç, mund të jetë përgjegjës për transportimin e qindra personave në Kanalin Britanik në 2022-n, me varka të vogla.

Ata e identifikuan të riun shqiptar si një prej ortakëve të Hewa Rahimpur, lideri i një prej bandave të trafikut të qenieve njerëzore.

Doksani u shpall fajtor për 7 akuza, përfshirë lehtësimin e emigracionit të paligjshëm dhe u dënuan me 9 vite e 9 muaj burg nga gjykata e St Albans të mërkurën.

Iraniani Rahimpur, për të cilin policia beson se qëndronte pas një rrjeti që futi 10 mijë njerëz nëpërmjet varkave të vogla në Mbretërinë e Bashkuar, u dënua me 11 vjet burg në Belgjikë, vitin e shkuar.

NCA tha se Doksani vepronte si agjent për emigrantët, duke u ndërmjetësuar vende në varkat që operoheshin nga rrjeti i Rahimpur dhe të tjerë.

Bisedat në WhatsApp të gjetura në telefonin e Rahimpur tregonin diskutime për njerëzit që Doksani donte të dërgonte në Britani.

Në një mesazh, Doksani i thoshte Rahimpur-it: “Të lutem përpiqu të bësh diçka nesër për të çuar çunat, sepse kam 10 njerëz të tjerë që presin për mua. Paratë në dorë”.

Në një tjetër, ata diskutonin pagesat, me Doksanin që thoshte: “Herën tjetër vllai, më mirë po i bëj të gjithë bashkë. 10 veta për 30 mijë paund”.

Oficerët e NCA e arrestuan Dokanin në apartamentin e tij në Isle of Dogs, në lindje të Londrës, në Korrik të 2022-t. Teksa i afroheshin shtëpisë një çantë fluturoi nga dritarja, në të cilën më vonë u zbulua se kishte kokainë.

Ai u la në liri me kusht, ndërkohë që hetimet vijonin. U arrestua sërish në Cheshunt, Hertfordshire, pasi u zbuluan prova të tjera për aktivitetin e tij kriminal.

Doksani u dënua po ashtu për mashtrim, pastrim parash e akuza të tjera që lidheshin me drogën. Ai përballet me deportim pas lirimit të burgu.

“Nuk do ta marrim vesh kurrë sa njerëz ka mundur të trafikojë, por me gjasë janë me qindra”, tha një zyrtar i NCA për 24-vjeçarin shqiptar.

/a.r

Next Post
“Po presim Ramën që nga janari”, Spaho këndon në Kuvend: Ku leh qen e ku del tym, e ku bën daullja bym!

"Po presim Ramën që nga janari", Spaho këndon në Kuvend: Ku leh qen e ku del tym, e ku bën daullja bym!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fenomeni që po alarmon shkencëtarët. “El nino” dhe “La nina” pritet të godasë Tokën

Fenomeni që po alarmon shkencëtarët. “El nino” dhe “La nina” pritet të godasë Tokën

February 2, 2026
“Diskursi i Berishës nuk ka ndryshuar, si ta bindësh Qorin dhe Shehajn?”, Haxhiu replikon me deputetin e PD

“Diskursi i Berishës nuk ka ndryshuar, si ta bindësh Qorin dhe Shehajn?”, Haxhiu replikon me deputetin e PD

February 2, 2026
Të pathënat e Miss Albania 1991, nga skena e parë e bukurisë te shtëpia pa drita dhe rrëfimi i Valbona Selimllarit

Të pathënat e Miss Albania 1991, nga skena e parë e bukurisë te shtëpia pa drita dhe rrëfimi i Valbona Selimllarit

February 2, 2026
Miku i Lapajt, sherr LIVE me Shehajn: Je i dënuar nga gjykata! Mos na bëj si…

Miku i Lapajt, sherr LIVE me Shehajn: Je i dënuar nga gjykata! Mos na bëj si…

February 2, 2026
“Zgjedhorja” / Sondazhi: Mbi 70% e shqiptarëve duan që opozita të marrë pjesë në komision

“Zgjedhorja” / Sondazhi: Mbi 70% e shqiptarëve duan që opozita të marrë pjesë në komision

February 2, 2026
Meloni ironizon afreskun që bëri bujë: Jo, përfundimisht nuk jam si një engjëll!

Meloni ironizon afreskun që bëri bujë: Jo, përfundimisht nuk jam si një engjëll!

February 2, 2026
“Në Shqipëri ka perversitete si ato të Epstein”, Curri: Mendojnë se duke e bërë këtë, do kalojnë vdekjen

“Në Shqipëri ka perversitete si ato të Epstein”, Curri: Mendojnë se duke e bërë këtë, do kalojnë vdekjen

February 2, 2026
A do ia heqë Trump non gratën Berishës, po Ramës a do ia tregojë vendin?

“Marrëveshja PD-PS është mbyllur! Kjo që shohim është teatër…”

February 2, 2026
Luan Baçi para tubimit të opozitës: Bashkohuni dhe paraqisni shqetësimet tuaja! Foltorja do kthehet në ortek

Mbledhja e grupit të PD, Baçi: Pjesëmarrja në Reformën Zgjedhore dhe Territoriale, formale, por e domosdoshme

February 2, 2026
“Këtu flitet për perversitetin e elitave”, gazetarja shqiptare në SHBA, për Epstein: Të majtë e të djathtë po prisnin që…

“Këtu flitet për perversitetin e elitave”, gazetarja shqiptare në SHBA, për Epstein: Të majtë e të djathtë po prisnin që…

February 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In