• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Apple” sfidon policinë, bllokon aksesin në aparatet iPhone

by Java News
15/06/2018 10:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tre vjet më parë, pas atentatit terrorist në San Bernardino të Kalifornisë, FBI-ja dhe kompania “Apple” nisën një betejë që kishte në qendër iPhone-in e autorit të sulmit. Në atë kohë, drejtuesi i “Apple”, Tim Cook, refuzoi të zhbllokonte iPhone-in e njërit prej autorëve të sulmit ku mbetën të vdekur 14 persona dhe u plagosën 17 të tjerë.

Beteja me “Apple” dhe FBI rezultoi e kotë, pasi policia amerikane ia doli të hynte në të dhënat e aparatit pa pasur nevojë për ndihmë.

Mesa duket këtë histori e kanë mbajtur gjatë parasysh në kompaninë me bazë në Kupertino, pasi sot “Apple” ka njoftuar se pas përditësimit të radhës të sistemit iOS12, metodat më të zakonshme për të zhbllokuar aparatet e saj do të jenë të padobishme.

Opsionet e iPhone do të modifikohen për të bërë të pamundur çdo lloj aksesi në aparat përmes fishës nëse ai nuk zhbllokohet për një periudhë më shumë se 60-minuta.

Është pikërisht fisha lidhëse me pajisje të tjera, që përdoret edhe për karikim, porta hyrëse nëpërmjet të cilës kompani të specializuara si “Grayshift”, “Cellebrite” etj. lidhen me iPhone për të ndryshuar numrin limit të fjalëkalimeve që mund të provohen para se pajisja të bllokohet vetë.

Në “Apple” këtë risi e shpjegojnë si përpjekje për t’i mbrojtur klientët nga hakerat dhe vjedhja e të dhënave.

“Kemi respektin maksimal për forcat e rendit dhe nuk i projektojmë përditësimet tona të sigurisë me qëllim që t’i frustrojmë në përpjekjet e tyre”, thuhet në një komunikatë të “Apple”.

Kompania e themeluar nga Steve Jobs ka theksuar shpesh se këto masa merren me qëllim që të mbrohen iPhone-t nga spiunazhi, kriminelët etj. duke ndaluar aksesin në aparatin ku ne ruajmë shumicën e të dhënave private.

Por drejtori i FBI-së, Christopher Wray, është shprehur shpesh i pakënaqur me këto masa. Ai ka thënë se për shkak të tyre vetëm gjatë 2017-s, është bërë i pamundur aksesi në mbi 7000 aparate iPhone

a.ç

Next Post
Veliaj vesh përparësen, shërben iftar bashkë me këngëtaren Manjola Nallbani

Veliaj vesh përparësen, shërben iftar bashkë me këngëtaren Manjola Nallbani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Duhet të ketë formë tjetër, të ndizen temperaturat”, Këlliçi flet për protestat e vakëta të PD-së

“Duhet të ketë formë tjetër, të ndizen temperaturat”, Këlliçi flet për protestat e vakëta të PD-së

January 19, 2026
A po e “çmonton” Trump OKB-në? Baton Haxhiu zbulon detaje nga statuti i Bordit të Paqes

A po e “çmonton” Trump OKB-në? Baton Haxhiu zbulon detaje nga statuti i Bordit të Paqes

January 19, 2026
“Berisha, porositësi i vrasjeve”, avokati: I ka ofruar para familjes së Hekuran Dedës, por ata s’kanë pranuar

Sondazhi për “21 Janarin”: 62.9% mendojnë se Qeveria ‘Berisha’ vrau shtetasit e vet duke kryer krim shtetëtor

January 19, 2026

“21 Janari”, Sondazhi: 63.2% mendojnë se nuk ka vullnet për të vendosur drejtësi!

January 19, 2026
Rrëfimi i Bamir Topit: Telefonata e Ramës me Hysni Burgajn për 21 Janarin

SONDAZHI / 15 vite nga “21 Janari”, 47,9% e shqiptarëve: PS duhet ta çonte protestën deri në fund!

January 19, 2026
Kishte shkuar të punonte në një ishull / 19-vjeçarja gjendet e vdekur, dyshohet se u sulmua nga…

Kishte shkuar të punonte në një ishull / 19-vjeçarja gjendet e vdekur, dyshohet se u sulmua nga…

January 19, 2026
Ish-ministri i Brendshëm: Dhurata që më bëri Vladimir Putini!

Ish-ministri i Brendshëm: Dhurata që më bëri Vladimir Putini!

January 19, 2026
Protestuesit ndërpresin shërbesën kishtare në Minnesota, hetohen nga policia

Protestuesit ndërpresin shërbesën kishtare në Minnesota, hetohen nga policia

January 19, 2026
Protesta kombëtare e PD-së/Meçe: Pas 24 janarit, opozita do t’i rikthehet normalitetit

Protesta kombëtare e PD-së/Meçe: Pas 24 janarit, opozita do t’i rikthehet normalitetit

January 19, 2026
Mungesa e energjisë elektrike shqetëson pushuesit në Lezhë, deri në 8 orë pa drita

Gjysma e Tiranës në “black out”. OST del me njoftim zyrtar

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In