Apple ka ndërmend të lançojë një automobil elektrik në të ardhmen, i cili mund të kushtojë rreth 55 mijë dollarë. Lajmin e ka bërë të ditur shefi i kompanisë Tim Cook, duke shtuar:
“Duket se do të ketë ndryshime drastike në autoindustri. Kur e shoh automobilin, shoh se softueri po bëhet shumë i rëndësishëm si pjesë e automobilit për të ardhmen”.
Appel mendon që automjeti i tij të dalë në intervalin e 5 viteve të ardhshme. Kompania deri tani ka hapur rrugë drejt automobilizmit me lançimin e sistemit “CarPlay” që i mundëson shoferëve të sinkronizojnë iPhone-in me tabllon e sistemit.
“Ne duam që njerëzit sapo të hyjnë në veturë të kenë eksperiencën e iPhone-it”, ka thënë Cook.