• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Apolonia e mistereve, si një “lule mos më prek”!

by Mirela Kumbaro
25/04/2017 13:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mirela Kumbaro Furxhi*/

Pranë Detit, afër Lumit, mes dy pasqyrave ujore është vendi i përsosur i një parku të tillë arkeologjik si Apollonia..

Këtë mrekulli e kemi falë përpjekjes së Leon Rey-t, arkeologut, që në të gjallë iu ndalua riardhja në Shqipëri në kohën e komunizmit, por edhe falë mjeshtrave shqiptarë të arkeologjisë, që vazhduan punën në këtë kohë.

Hasan Ceka dhe Skënder Anamali, Selim Islami, etj,do të vazhdonin traditën e mirë të nisur nga Rey. E më pas të tjerëarkeologë janë magjepsur nga gërmimet në këtë park.

Ishte gati e paimagjinueshme për mua, në Ministrinë e Kulturës, se do vinim në këtë ditë, kur në vitin 2013 pak fare pak muaj pasi kisha marrë detyrën e re për tëdrejtuar Ministrinë e Kulturës, vendosëm t’i hyjmë aplikimit për këtë projekt pranëDelegacionit Europian.

Më duhet ta them , që kolegët e Delegacionit ishin mëbesimplotë se sa unë atë kohë.

Ishte proces i gjatë procedura e përzgjedhjes, por ia dolëm.

Ishte proces shumë i gjatë dhe i vështirë përgatitja e projektit, njësoj si në ato legjendat që personazhi kapërcen 7 male, 7 lumenj e 7 kodra, edhe ky projekt është kthyer nga të gjitha anët, 5 herë në Keshillin Kombëtar të Arkeologjisë e 5 herë në Këshillin Kombëtar të Restaurimit, nga specialistët e fushës, por edhe sepse Apollonia është nazike, delikate, plot mistere, kudo ku e prek të nxjerr një lule „mos më prek“ dhe ta bën punën sa emocionuese aq edhe të mbushur me ankth.

Te tillë e kanë zbuluar pak nga pak Apolloninë jo vetëm Leon Rey dhe dhelpra e tij, tashmë legjendare, që i tregoi rrugën për zbulimin qytetit antik, por edhe konsulli Pouqueville francez i Ali Pashait, edhe studjuesja udhëtare Edit Durham britanike e dashuruar me shqipëtarët e deri te Puzanova ruse e arkeologët shqiptarë të paçmuar sa duhet për pasionin e dokumentimin që kanë lënë.

Një nga fillimet e Via Egnatia-s, qendër mes Lindjes dhe Perëndimit, mes Çezarit dhe Pompeit, vend i magjistratëve dhe filozofëve, vend i amvisave dhe burrave të mençur, i ekonomiqarëve dhe largpamësve, Apollonia është një histori ku kryqëzohen vendet, epokat, kulturat.

Investimi i Delegacionit Europian në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, ishte një aventurë e bukur, solide dhe shembullore.

Këtu është edhe portiku që rihapet e ku ekspozohen sot skulptura te gdhendura ne mermer, pjesë të koleksionit të pasur apoloniat.

Në këtë qytet arsitokratik, vetë perandori August mësoi oratorinë dhe lëvruan ndershmerisht drejtësine shume zyrtare te larte e individe te rendesishem, por edhe gjykatës.

Pjesa me interesante e koleksionit eshte padyshim ajo e lidhur me panteonin apoloniat, perendite qe veneroheshin nga qyteti.

Apoloni, por edhe Athinaja, ne nje pozë paqësore, dallohet nga parzmorja me koken e Gorgones Meduze, qe i mbulon gjoksin. Ajo është e preferuara ime.

Gorgona me funksionin e saj mbrojtes nuk di nëse na mbron apo e mbrojtëm, por sytë e këqinj që vijnë vërdallë nuk e mundin dot Athinanë, më besoni!

Radhiten në portik dhe shtatoret e zonjave, matronave, me veshje elegante, me pala e kinde.

Ky portik, si dhe gjithe muzeu, nepermjet gjetjeve te ndryshme na meson se apolloniatet parapelqenin artin dhe arkitekturen.

Ata zbukuruan qendren e qytetit me vepra te gdhendura ne mermer. Keto statuja e mbishkrime transmetonin dikur mesazhe, jehona e te cilave na vjen me pjeseza edhe sot ne kete arkade te populluar me vepra arti.

Këto të fundit, jane qofte modele te ardhura nga kryeqendra e Perandorise, Roma, por edhe prototipe te krijuara nga mjeshtrit ne ateliete/punishtet e qytetit.

Nuk e fsheh që më kujton jo pak nga kantieret e Rilindjes Urbane sot.

Punishte apoloniate sot, janë dubluar nga restauratorët tanë të Kishës, artistët e mozaikëve që i shfaqen publikut për herë të parë, dhe unë dua t’i falenderoj me gjithë zemër të gjithë, që nga Arta Dollani që i ka ndenjur mbi kokë gjithë këtij procesi deri te punëtori më i thjeshtë por që ka punuar gjithë këto muaj mes këtyre bukurive.

I shtohet këtij parku jo vetëm bukuria por edhe lehtësia e shërbimi për turistë e studjues, që nga parkingu e rrjetet e infrastruktura. Shumë shpejt instalojmë dhe biletarinë elektronike në bashkëpunim me AADF, dhe krijojmë modelin se si duhet të organizohet një park arkeologjik.

Autoret antike e cilesuan qytetin si “Magna Urb et Gravis” –qytet i madh e hijerende – e ashtu duket qendron dhe sot! Gati për në Europë përmes Kulturës siç herët ka qenë.

Faleminderit Romana për këtë bashkëpunim faleminderit profesor Pirro Thomo dhe gjithe duararteve që e nxorrën në dritë!

*Ministre e Kulturës

Next Post
Roli i Brexit do të ndikojë për angazhimet e BE-së në Kosovë

Bodo Weber: Ballkani Perendimor nuk ka qenë prioritet i BE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In