• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

“Aplikoni për pagesën e papunësisë”, Denaj tregon kategoritë që përfitojnë

by A R
03/04/2020 13:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj u ka bërë thirrje qytetarëve të aplikojnë për pagesën e papunësisë në kohën e Covid-19.

Të gjithë qytetarët dhe subjektet e biznesit duhet të përcjellin kërkesën për të përfituar ndihmën ekonomike sa dyfishi pagesës standard të papunësisë, pranë Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë nxjerr urdhrin, me anë të të cilit përcaktohet procedura dhe mënyra e përfitimit të pagesës së papunësisë së luftës, procedurën dhe mënyrën e operimit të shërbimeve të punësimit si pasojë e gjendjes së krijuar nga përhapja e epidemisë COVID-19.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë sqaron në urdhrin e saj, regjistrimin për përfitimin nga pagesa e papunësise dhe procedurën për rastet e përfituesve të ndihmës ekonomike, për individët që nuk mund të marrin vërtetimin  e papunësisë.

Në bazë të këtij urdhri, të gjitha shërbimet e punësimit do të ofrohen nëpërmjet komunikimit në distancë (nëpërmjet portalit e-albania, postës elektronike apo postës), për të lehtësuar komunikimin me strukturat e Agjencisё Kombёtare tё Punёsmit dhe Aftёsive (AKPA) dhe pёr tё mbrojtur jetёn e qytetarëve në kushtet e situatёs sё jashtёzakonshme tё krijuar nga epidemia COVID-19.

Nëpërmjet urdhërit “Për mënyrën e procedimit të ofrimit të shërbimeve të punësimit dhe pagesës së papunësisë gjatë periudhës së gjendjes fatkeqësisë natyrore, të shpallur si pasojë e COVID-19” përcaktohet se:

1•Pёrjashtimisht, gjatё situatёs sё COVID 19, tё gjithё punёkёrkuesit e papunё qё kanё qёnё tё rregjistruar deri nё datёn 10 Mars dhe qё janё aktualisht pёrfitues tё pagesёs sё papunёsisё, nuk do tё paraqiten nё sportelet e zyrёs sё punёsimit, por kёto shёrbime do t’i marrin online nga zyrat pёrkatёse.

2•Pёrjashtimisht, gjatё situatёs sё COVID 19, qytetarёt qё duan tё pёrfitojnё nga skema e pagesёs sё papunёsisё dhe tё cilёt kanё ndёrprerё marёdhёniet e punёs pas datёs 10 Mars, mund tё aplikojnё pranё zyrave tё Punёs nëpërmjet komunikimit në distancë (nёpёrmjet postёs elektronike ose postё).

3•Tё drejtёn pёr tё aplikuar e kanё individёt ose subjektet qё kanë liruar punonjësit nga pozicioni i punës, pёr t’i ardhur nё ndihmё qytetarёve pёr lehtёsimin e dokumentacionit e procedurave.

4•Në rast se aplikuesi është subjekt, ai duhet të paraqesë pranë zyrёs pёrkatёse tё punёsimit listёn e personave që rezultojnë tё papunё pёr shkak tё situatёs sё COVID 19, duke marrё njё autorizimin (pёr pёrdorimin e tё dhёnave) pёr secilin prej tyre si mё poshtё: Emёr dhe mbiemёr; numёr kontakti pёr çdo person; ID –nr personal pёr cdo punonjёs; datёn e fundit të pagesës së sigurimeve shoqёrore; numrin e llogarisё tё cdo punonjësi, bankёn ku ka llogari bankare.

5•Në rast se aplikuesi ёshtё individ, aplikimi bëhet nё zyrat e punёs pёr tё pёrfituar pagesёn e papunёsisё dhe paraqiten dokumentat e mёposhtёm nёpёrmjet postёs elektronike: Emёr, mbiemёr; ID – nr personal; Numёr kontakti; Emri i punёdhёnёsit, nr tel/email; datёn e fundit të pagesës së sigurimeve shoqёrore; numrin e llogarisё tё secilit dhe bankёn ku ka llogari bankare.

Urdhëri i firmosur nga Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, znj. Anila Denaj, përcakton gjithashtu se, pёrjashtimisht gjatё periudhёs sё gjendjes së fatkeqёsisё natyrore, të shpallur si pasojё e Covod-19, tё gjithё personat qё do tё marrin vёrtetim si punёkёrkues tё papunё apo qё duhet tё paraqiten pranё zyrave tё punёs çdo muaj, nuk do tё paraqiten fizikisht në këto zyra.

AKPA do tё konfirmojё elektronikisht listat në bashkëpunim me pushtetin vendor dhe pёrmes sistemeve tё menaxhimit tё informacionit do të merren konfirmimet në bashkëpunim me SHSSH.

Urdhëri është hartuar në mbështetje tё Vendimit tё Kёshillit tё Ministrave nr. 243, dt.24.03.2020, “Pёr shpalljen e gjendjes sё fatkeqёsisё natyrore”, tё Akteve Normative me fuqinё e ligjit tё Kёshillit tё Ministrave, tё VKM nr. 254, datё 27.03,2020 “Pёr pёrcaktimin e procedurave, tё dokumentacionit dhe tё masёs sё pёrfitimit tё ndihmёs financiare pёr tё punёsuarit nё subjektet e biznesit me tё ardhura vjetore deri nё 14 milion lekë, ndihmёs ekonomike dhe tё pagesёs sё tё ardhurёs nga papunёsia gjatё periudhёs sё fatkeqёsisё natyrore, të shpallur si pasojё e Covod-19”.

/a.r

Next Post
Habit e fejuara e futbollistit të njohur: Jam sërish pozitive, nuk e di ç’po ndodh me këtë virus

Habit e fejuara e futbollistit të njohur: Jam sërish pozitive, nuk e di ç’po ndodh me këtë virus

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas 7 orësh përfundon mbledhja e Ramës me drejtuesit e PS, zbardhen diskutimet

Zbulohet data kur do mbahen zgjedhjet e ardhshme lokale! PS nuk heq dorë nga 46 bashkitë, Rama kritika të tijve në Pogradec! Territoriale do votohet në…

August 24, 2026
EMRI/ Nuk i shërbeu teken e rakisë! Zbardhet shkaku i sherrit në Mullet, 53-vjeçari qëlloi me armë pasi kamerieri i refuzoi porosinë

EMRI/ Nuk i shërbeu teken e rakisë! Zbardhet shkaku i sherrit në Mullet, 53-vjeçari qëlloi me armë pasi kamerieri i refuzoi porosinë

August 24, 2026
Tetë vatra zjarri aktive, vijon ndërhyrja nga toka dhe ajri në Dajt dhe Lurë

“Vëmendja në Pukë, Dajt e Dibër”- Normalizohet situata e zjarreve, Ministria e Mbrojtjes: Nga 18 vatra, vetëm 5 aktive! S’ka rrezik për banorët

August 24, 2026
Një nga mbështetësit më të mëdhenj, Kosova i jep shtetësinë ish-kongresmenit amerikan Joe DioGuardit dhe bashkëshortes së tij!

Një nga mbështetësit më të mëdhenj, Kosova i jep shtetësinë ish-kongresmenit amerikan Joe DioGuardit dhe bashkëshortes së tij!

August 24, 2026
Dhunuan shefin e Krimeve në Sarandë, Gjykata lë në qeli 6 truprojat e arrestuar të lokalit!

Dhuna ndaj shefit të Krimeve të Sarandës, Prokuroria kërkon burg për pronarin dhe menaxherin e “Orange”, por Gjykata refuzon!

August 24, 2026
Del foto e çiftit/ Kjo është e reja shtatzanë që u vra në dhomën e gjumit, në Kosovë

Detaje tronditëse nga krimi në Kosovë, bashkëshorti vrau gruan tetë muajshe shtatzënë! Mister motivi dhe se si mbeti i plagosur rëndë

August 24, 2026
Ernest Muçi shkëlqen në krah të Salah, fundjavë e mirë edhe për legjionarët e tjerë kuqezi!

Ernest Muçi shkëlqen në krah të Salah, fundjavë e mirë edhe për legjionarët e tjerë kuqezi!

August 24, 2026
“Ishin konfliktuar më parë”- Qëlloi me armë zjarri në lokalin ku po rrinte 23-vjeçari në Mullet, arrestohet i dyshuari!

“Ishin konfliktuar më parë”- Qëlloi me armë zjarri në lokalin ku po rrinte 23-vjeçari në Mullet, arrestohet i dyshuari!

August 24, 2026
“Lale mos i jep muhabet këtij se është hasmi i Gjergjit”- Vrasja e ish-polici Arben Bilali, dëshmia e të penduarit nxjerr zbuluar Cukalin

“Lale mos i jep muhabet këtij se është hasmi i Gjergjit”- Vrasja e ish-polici Arben Bilali, dëshmia e të penduarit nxjerr zbuluar Cukalin

August 24, 2026
VIDEO/ Detaje nga takimi i Pogradecit, kryeministri Rama pyet Diellën: Çfarë mendimi ke ti për kolegen tënde Mirela Kumbaro?- Ja përgjigja që mori

VIDEO/ Detaje nga takimi i Pogradecit, kryeministri Rama pyet Diellën: Çfarë mendimi ke ti për kolegen tënde Mirela Kumbaro?- Ja përgjigja që mori

August 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com