• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Aplikimi për në Universitete/ Shpallet formulari A1, ja hapat që duhet të ndiqni

by A R
16/03/2017 13:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shpallet formulari A1 në të cilin maturantët duhet të zgjedhin lëndët që i çojnë ose jo në universitet.

Aplikimi ka nisur një ditë më parë në portalin qeveritar, ndërsa në atë të maturës shtetërore nis pas nëntë ditësh. Ashtu si vitet e kaluara, ky proces do të bëhet online, në bazë të një kalendari datash (në tabelën sipër shkrimit), që nisin nga 25 marsi deri më 5 prill për maturantët e 2017-s. Në kriteret që kanë shpallur universitetet, disa prej tyre këtë vit njohin vlerën e disa lëndëve specifike, ndaj caktimi i tyre në varësi të drejtimit ku do të konkurrojnë është me rëndësi për garën në fakultete.

aplikimi

PLOTËSIMI

Plotësimi i formularit A1 kryhet në shkollën ku maturanti vijon mësimin, me ndihmën e “mbikëqyrësit”, një person i ngarkuar nga drejtoria e shkollës. Ky i fundit ka një kod që lejon hyrjen në sistem dhe është përgjegjës për aplikimin.

“Lista me të dhënat e marra nga plotësimi i formularëve printohet, nënshkruhet nga maturanti e mbikëqyrësi dhe vuloset nga drejtori i shkollës, ku plotësohen formularët A1. Listat ruhen deri në përfundim të maturës shtetërore”, thuhet në udhëzimin teknik për plotësimin e formularit.

Në të paraqiten tri pjesë: të dhënat personale, shkollore dhe të dhënat lëndore. Plotësimi i saktë i gjeneraliteteve në pjesën e parë është me rëndësi, pasi në rast të një pasaktësie, qoftë edhe një shkronjë gabim, formati është i atillë që nuk lejon kalimin në rubrikën e dytë.

Në fund të kësaj pjese, secili shënon një numër kontakti bashkë me e-mail, të cilat rekomandohen të mos ndryshohen deri në fund të provimeve, pasi aty do të vijnë informacione për faza të ndryshme të procesit.

Sesioni i dytë përmban emrin e shkollës bashkë me qytetin/fshatin prej nga vjen maturanti, si dhe të dhëna më të detajuara që plotësohen nga mbikëqyrësi. Në fund të formularit pasqyrohet tabela e lëndëve me zgjedhje, dy prej të cilave duhet të shënohen në kutizat Z1 e Z2.

“HILEJA”

lendet zgjedhje

Në paketën informuese që duhet të lexojë çdo maturant përpara plotësimit të formularit A1, paraqiten edhe lëndët konfliktuale që kurrsesi nuk duhen zgjedhur bashkë. Bëhet fjalë për grupime lëndësh që nuk plotësojnë kushtin parësor, numrin tetë të kreditive, si dhe ato me të njëjtin emër, ku njëra prej tyre përmban dije më të thelluara, si për shembull: Histori bërthamë dhe Histori e thelluar.

“Kur zgjidhet një lëndë bërthamë, nuk mund të zgjidhet e njëjta lëndë e thelluar, përjashtuar lëndët e detyruara”, theksohet në udhëzimin e Ministrisë. Ndonëse një maturant mund të zotërojë dy gjuhë të huaja, këshillohet të zgjedhë atë ku ka më shumë njohuri.

“Maturanti ka të drejtë të zgjedhë gjuhën e huaj të cilën parapëlqen, nëse e ka zhvilluar ose jo në shkollë, në nivelin gjuhësor B2./Panorama/a.m.

Next Post
ZGJEDHJET SHBA/ Moska mohon përfshirjen në sulmin kibernetik kundër Yahoo-së

ZGJEDHJET SHBA/ Moska mohon përfshirjen në sulmin kibernetik kundër Yahoo-së

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Raketat balistike nga Irani/ Ergodan: Turqia nuk i lë asgjë në dorë rastësisë! Po merren të gjitha masat për sigurinë

Raketa e Iranit u rrëzua mbi Turqi, Erdogan paralajmëron Teheranin: Mos gaboni!

March 9, 2026
A rrezikohet Shqipëria nga MEK pas sulmeve të Iranit, reagon Ambasada e SHBA

A rrezikohet Shqipëria nga MEK pas sulmeve të Iranit, reagon Ambasada e SHBA

March 9, 2026
Pjesë e një grupi kriminal, arrestohet 37-vjeçari i dënuar për drogë në Elbasan

Pjesë e një grupi kriminal, arrestohet 37-vjeçari i dënuar për drogë në Elbasan

March 9, 2026
Nicolas Berggruen dhe Olivier Berggruen nderohen me titullin “Doctor Honoris Causa”

Nicolas Berggruen dhe Olivier Berggruen nderohen me titullin “Doctor Honoris Causa”

March 9, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, Kroacia vendos limit për çmimet e karburanteve!

Lufta në Lindjen e Mesme, Kroacia vendos limit për çmimet e karburanteve!

March 9, 2026
SPAK mbyll hetimet për një fraksion të dosjes “Toyota Yaris”

Raporti i SPAK: Janë sekuestruar 503 celularë, mbi 3 mijë persona nën përgjim

March 9, 2026
Ministri: Kina ka pasur përparim në teknologjinë bujqësore dhe ka shtuar furnizimin ushqimor

Ministri: Kina ka pasur përparim në teknologjinë bujqësore dhe ka shtuar furnizimin ushqimor

March 9, 2026
Peshqit braktisin bregun! Lini turistik i derdh ujërat e zeza në Liqenin e Ohrit

Peshqit braktisin bregun! Lini turistik i derdh ujërat e zeza në Liqenin e Ohrit

March 9, 2026
Finalizohet operacioni “The Wanted”: Tre të kërkuar ekstradohen drejt Shqipërisë

Qëllon me armë dhe arratiset, policia operacion për kapjen e një personi me rrezikshmëri të lartë në Shkodër

March 9, 2026
Ndahet nga jeta ish-deputeti Koçi Tahiri

Ndahet nga jeta ish-deputeti Koçi Tahiri

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In