• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Aplikimi mbështetet nga 48% e popullsisë”/ Hastad: Takova Ramën dhe Xhaçkën, na mbështesin në këtë proces

by Java News
17/05/2022 14:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasadorja e Suedisë në Shqipëri, në një konferencë për mediat ka shpjeguar arsyet dhe procesin që vendi i saj do të ndjekë në aplikimin për t’iu bashkuar NATO-s. Ndër të tjera, në fjalën e saj Elsa Hastad kujtoi se të hënën u takua me kryeministrin Edi Rama dhe ministren për Punët e Jashtme, dhe të dy i siguruan mbështetjen e Shqipërisë për Suedinë në këtë proces.

Diplomatja suedeze shpjegoi se mënyra më e mirë që vendi të ketë siguri kombëtare, duke pasur parasysh situatën në Ukrainë, është që të aplikojë për anëtarësim në NATO. Sipas saj, 48% e suedezëve e mbështesin anëtarësimin në aleancë dhe po ashtu nisma mori edhe një mbështetje të gjerë në parlament.

Suedia ka marrë tashme vendimin për të rritur shpenzimet në Mbrojtje me 2 për qind të GDP-së. Dhe po ashtu, siç tha edhe ambasadorja, vendi do të kontribuojë në aleancë me kompetencën e lartë teknologjike që ka edhe me pajisje edhe me njohuri për operim në terrene të vështira apo nën ujë.

“Do të bashkojmë duart me Finlandën dhe do të ndjekim të gjithë procesin për t’u bërë anëtarë…Tani ambasadori jonë i NATO-s në Bruksel, do të dërgojë aplikimin, do presim Finlandën dhe do të ndodhë sot ose nesër. Duhet të ratifikohet nga të gjithë anëtarë të NATO-s, përfshirë edhe Shqipërinë. Dje u takova me kryeministrin Edi Rama dhe kam qenë në kontakt me ministren e jashtme Olta Xhackën, të dy më kanë garantuar mbështetjen e tyre në këtë proces. Kjo është ditë historike jo vetëm për Suedinë, por edhe NATO-n”, tha Hastad.

E pyetur nëse Suedia do t’i “kthejë nderin” Shqipërisë duke i dhënë suport në procesin e anëtarësimit në BE, Hastad tha se kjo është diçka që vendi i saj e ka bërë prej 20 vitesh tashmë.

“Po e ndihmojmë shumë Shqipërinë. Suedia prej 20 vitesh e ka ndihmuar Shqipërinë që të bëhet anëtare e BE-së. Po ashtu, asistojmë me fonde. Mendoj që ndihma jonë është e rëndësishme dhe do të vijojmë me këtë mbështetje.”

g.kosovari

Next Post
Horoskopi 5 Shtator, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 18 Maj 2022

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

April 9, 2026
E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

April 9, 2026
Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

April 9, 2026
Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

April 9, 2026
Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

April 9, 2026
“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

April 9, 2026
Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

April 9, 2026
Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

April 9, 2026
“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

April 9, 2026
Miratohet pr.ligji për parandalimin e pastrimit të parave dhe portet turistike, rrëzohet ngritja e komisionit hetimor ndaj AKSHI-t

Miratohet pr.ligji për parandalimin e pastrimit të parave dhe portet turistike, rrëzohet ngritja e komisionit hetimor ndaj AKSHI-t

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In