• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Aplikimet për patrullë në polici/ Të rinjtë me probleme, 30% e tyre dështojnë në testet psikologjike dhe të drogës

by Os De
16/10/2025 19:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të rinjtë me probleme psikologjike, por edhe përdorues të lëndëve narkotike, po e shohin policinë si një mundësi punësimi. Ky fakt është evidentuar gjatë konkursit për patrullë të përgjithshme në Akademinë e Sigurisë, ku një pjesë e konsiderueshme e aplikantëve kanë rezultuar me probleme psikologjike dhe përdorues të drogës. 

Nga 1 deri më 21 shtator u zhvilluan aplikimet për 350 vende të lira për patrullë të përgjithshme në Akademinë e Sigurisë. Gjatë kësaj periudhe, kandidatët dorëzuan dokumentacionin për aplikim, për t’u përfshirë më pas në fazat përfundimtare të konkursit, testimin me shkrim dhe atë fizik. Para këtyre dy fazave, zhvillohet testi psikologjik dhe kontrolli shëndetësor, ku përfshihet edhe testi i drogës. 

Në të gjithë vendin kanë aplikuar mbi 1 200 të rinj deri në moshën 30 vjeç, sipas kufirit të përcaktuar nga ligji. Burime nga Akademia e Sigurisë bëjnë me dije se faza paraprake e verifikimeve është drejt përfundimit dhe rreth 30% e aplikantëve nuk e kanë kaluar testin psikologjik apo atë të drogës. 

Disa prej tyre kanë shfaqur probleme të theksuara emocionale dhe vështirësi në përballimin e stresit, ndërsa një pjesë tjetër kanë rezultuar përdorues të lëndëve narkotike. Sipas kritereve të konkursit, të gjithë këta aplikantë do të skualifikohen dhe nuk do të kalojnë në fazën përfundimtare të testit me shkrim dhe atij fizik. 

Fituesit që përzgjidhen në fund ndjekin një trajnim 9-mujor në Kolegjin Profesional të Formimit Policor në Akademinë e Sigurisë, përpara se të vihen në detyrë si efektivë të Policisë së Shtetit. 

Ky fenomen ngre shqetësim për gjendjen emocionale të të rinjve shqiptarë, të cilët përballen me probleme psikologjike dhe përdorim të lëndëve narkotike që në moshë të re, duke reflektuar krizën sociale dhe mungesën e mbështetjes psiko-sociale në vend. 

Next Post
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Skenari që Kushtetuesja tani “t’i kënaqë të gjithë”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulmi amerikano-izraelit, Vuçiç e krahason situatën në Iran me ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999

Sulmi amerikano-izraelit, Vuçiç e krahason situatën në Iran me ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999

February 28, 2026
Nga Dubai në Oman/ Anulohen fluturimet për në Lindjen e Mesme pas sulmit në Iran

Nga Dubai në Oman/ Anulohen fluturimet për në Lindjen e Mesme pas sulmit në Iran

February 28, 2026
Plas keq sherri në një familje në Fier, xhaxhai plagos me thikë nipin e tij

Plas keq sherri në një familje në Fier, xhaxhai plagos me thikë nipin e tij

February 28, 2026
Sulmi në Iran, Vjosa Osmani: Mbështesim veprimet e ndërmarra nga SHBA për t’i dhënë fund regjimit iranian

Sulmi në Iran, Vjosa Osmani: Mbështesim veprimet e ndërmarra nga SHBA për t’i dhënë fund regjimit iranian

February 28, 2026
Sulmet synonin liderin suprem të Iranit dhe bashkëpunëtorët e tij, mediat izraelite pretendojnë se janë eliminuar tre zyrtarë të lartë

Sulmet synonin liderin suprem të Iranit dhe bashkëpunëtorët e tij, mediat izraelite pretendojnë se janë eliminuar tre zyrtarë të lartë

February 28, 2026
Totali s’është i barabartë me fraksionin e totalit…

Totali s’është i barabartë me fraksionin e totalit…

February 28, 2026
Izraeli pretendon se ka eliminuar komandantin e Gardës Revolucionare të Iranit gjatë sulmeve

Izraeli pretendon se ka eliminuar komandantin e Gardës Revolucionare të Iranit gjatë sulmeve

February 28, 2026
CNN: “Dorëzohuni ose vdisni!” Trump paralajmëroi Gardën Revolucionare të Iranit! Nga Forca Quds te Basij, pse IRGC është shtylla e pushtetit

CNN: “Dorëzohuni ose vdisni!” Trump paralajmëroi Gardën Revolucionare të Iranit! Nga Forca Quds te Basij, pse IRGC është shtylla e pushtetit

February 28, 2026
Sulmet e SHBA dhe Izraelit në Iran, reagon Rama: Garda Revolucionare Iraniane të shpallet organizatë terroriste! Ka ardhur koha për…

Sulmet e SHBA dhe Izraelit në Iran, reagon Rama: Garda Revolucionare Iraniane të shpallet organizatë terroriste! Ka ardhur koha për…

February 28, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e diel 29 gusht 2026

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In