• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Aplikimet për lotarinë amerikane, konsulentja tregon kriteret për t’u kualifikuar

by A R
11/10/2024 11:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prej datës 2 Tetor sipas njoftimit të Ambasadës Amerikane në Shqipëri kanë nisur aplikimet për lotarinë amerikane, të cilat do të jenë të hapura deri më 5 Nëntor.

Mëngjesin e sotëm në studion lëvizëse të “Aldo Morning Show” ishte e ftuar konsulentja Ledia Fazlli. Për të gjithë publikun ajo bëri të qarta të gjitha kriteret që duhet të kenë për t’u kualifikuar deri në fund, pas përzgjedhjes fillestare.

Ledia Fazlli: Nga viti në vit shikoj që informacioni merret akoma më shumë, sidomos në kohën e teknologjisë që është zhvilluar kaq shumë. Po shikoj një kërkesë shumë të madhe sivjet dhe jo vetëm nga shqiptarët e Shqipërisë, por janë shtuar shumë dhe shqiptarët e Evropës.

Aldo: A ka ndonjë kriter për të kualifikuar apo është çështje shansi?

Ledia Fazlli: Përzgjedhja është e rastësishme, por kur njerëzit të aplikojnë duhet të kenë parasysh disa kritere që në momentin që përzgjidhen sepse nuk është vetëm fitimi i lotarisë. Nëse je përzgjedhur rastësisht për të fituar lotarinë, pastaj kalon në disa etapa të tjera për t’u pajisur me vizën e emigrimit. Për t’u kualifikuar deri në fund duhet të kesh disa kritere, kryesorja është që duhet të kesh shkollë të mesme të përgjithshme ose një ekuivalente të saj, e dyta nëse nuk e ke të parë parën, duhet të kesh një eksperiencë pune në pesë vitet e fundit, të jetë një eksperiencë pune 2-vjeçare me një kualifikim 2 vjet, duhet të ketë certifikim. Megjithatë edhe këto profesionet duhen parë, ka një faqe zyrtare ku shikohet e gjithë lista e profesioneve, nga e para deri tek e fundit ne bazë të kualifikimit të vlefshmërisë së tyre. Nëse nuk ke asnjë letër, e lufton me eksperiencën e punës, nëse pesë vitet e fundit ke një eksperiencë të vazhdueshme në këtë profesion dhe nëse keni një kualifikim për këtë gjë.

Aldo: Ka ndryshuar kurba e pjesëmarrjes në vite?

Ledia Fazlli: Mua më duket gjithmonë në rritje dhe ajo që vë re, jo vetëm që kërkohet nga të rinjtë, siç është kërkuar më përpara, por tani edhe nga moshat pak më të mëdha se sa të rinjtë.

/a.r

Next Post
Të mbijetuarit e bombës atomike fitojnë Nobelin për Paqen

Të mbijetuarit e bombës atomike fitojnë Nobelin për Paqen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Përtej protestes së Lapajt

March 26, 2026
Shiste kokainë në doza, pranga 36-vjeçarit në Durrës

Shiste kokainë në doza, pranga 36-vjeçarit në Durrës

March 26, 2026
Aksioni i qeverisë për lirimin e hapësirave publike, Tabaku: Përsëritje të skenarëve të vjetër

“Boll kemi vuajtur! Salianji ta bëjë betejën brenda PD”, Tabaku kundër partisë: S’e bëj më gabimin e para 3 viteve…

March 26, 2026
Gjenden në Holandë mbetjet e kalorësit D’Artagnan që frymëzoi veprën “Tre Muskutjerët”

Gjenden në Holandë mbetjet e kalorësit D’Artagnan që frymëzoi veprën “Tre Muskutjerët”

March 26, 2026
Shiste kokainë në lokalin e tij, arrestohet 20-vjeçari në Dibër

Shiste kokainë në lokalin e tij, arrestohet 20-vjeçari në Dibër

March 26, 2026
Mbreti i Panairit

Carlo

March 26, 2026
“Askush mos të mbetet pa ilaçe!”, Sala: Ndryshime në Komisionin e Çmimit të Barnave, më shumë transparencë

“Askush mos të mbetet pa ilaçe!”, Sala: Ndryshime në Komisionin e Çmimit të Barnave, më shumë transparencë

March 26, 2026
Shpërthim në Detin e Zi, përshkallëzim tensioni në Lindjen e Mesme

Shpërthim në Detin e Zi, përshkallëzim tensioni në Lindjen e Mesme

March 26, 2026
Rritet interesi për Paketën e Maleve, ministri: Bordi i Transparencës vendos sot për naftën

Rritet interesi për Paketën e Maleve, ministri: Bordi i Transparencës vendos sot për naftën

March 26, 2026
Lojëra fati brenda lokalit në Fushë Arrëz. Arrestohet punonjësi, dy në kërkim

Lojëra fati brenda lokalit në Fushë Arrëz. Arrestohet punonjësi, dy në kërkim

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In