Avokati i Popullit i bëri thirrje aplikantëve për komisionet e vetting-ut që brenda shtatë ditësh të plotësojnë gjithë dokumentacionin sipas ligjit.
Përmes një deklarate për mediat ai i’u drejtua aplikantëve me mangësi në dokumentacion.
Në listë janë 79 aplikantë.
“Të gjithë kandidatët aplikantë për institucionet e rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve e prokurorëve, që nuk kanë përmbushur kriteret formale për shkak të mungesës së dokumentacionit përkatës, të plotësojnë dokumentet sipas ligjit. Dokumentacioni i munguar duhet të dorëzohet brenda një afati 7-ditor, duke filluar nga dita e sotme, datë 20 mars 2017, deri në datën 27 mars 2017. Pranimi i dokumentacionit plotësues ka nisur të bëhet mbi bazë të një formulari specifik, të personalizuar për çdo kandidat, me listën konkrete të dokumenteve që u mungojnë rast pas rasti”, tha Igli Totozani./a.m.