• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 7, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Apeli vendos: Vula dhe logo e PD përfundimisht në dorë të Berishës

by Java News
11/06/2024 13:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Apelit i ka dhënë vulën e Partisë Demokratike ish-kryeministrit Sali Berisha.

Trupa gjykuese vendosi të mos pranojë ankimimin e Enkelejd Alibeajt duke lënë në fuqi vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri.

Për më shumë se 2 orë seancë gjyqësore u dëgjuan përfaqësuesit ligjorë të Partisë Demokratike zyrtare të Lulzim Bashës dhe të grupit demokrat të Rithemelimit të Sali Berishës.

Në orën 12:35 Trupi gjykues i përbërë nga relatore Alma Ahmeti e anëtarë Iliba Bezati dhe Elona Toro u tërhoqën në dhomën e këshillimit.

Seanca

Nga PD zyrtare në gjykatë ishin përfaqësuesit ligjorë Indrit Sefa, Rezart Kthupi dhe Endri Hasa, ndërsa nga Rithemelimi krahas përfaqësuesve ligjorë, si Ivi Kaso janë dhe deputetët kryesorë mbështetës si Flamur Noka, Gazment Bardhi, Agron Gjekmarkaj.

Rithemelimi kërkoi që Aliebaj të mos ishte palë në proces.

“Ankimimi është firmosur nga nje palë që nuk ka qenë palë në proces. Vetë pala është e paqartë në cila pozita e ka bërë ankimimin” tha Kaso në seancë.

Përfaqësuesi ligjor i PD-së zyrtare Kthupi u shpreh se jemi në kushtet kur kemi një vijimësi të ushtrimit të kryetarit të partisë, fillimisht nga Basha, pastaj nga Alibeaj’

Vetë Gjykata rezervoi të shprehte një vendim në këtë moment por tha se do të përgjigjej në fund.

Në përfundim të parashtrimit gjyqësor, Ivi Kaso si përfaqësues ligjor i Rithemelimit kërkoi mos pranimin e ankimit të grupit të PD-së së Bashë dhe lënien në fuqi të vendimit të Agron Zhukrit.

Nga ana tjetër Partia Demokratike zyrtare kërkoi prishjen e vendimit të Agron Zhukrit i cili njohu kuvendin e 11 dhjetorit të Sali Berishës. Gjykata mori si provë dhe vendimin e KAS që legjitimoi PD zyrtare për zgjedhjet vendore të 2023.

Beteja prej 2 vitesh 

Prej dy vite e gjysmë vijon beteja për vulën e Partisë Demokratike mes demokratëve të Lulzim Bashës dhe Sali Berishës me shpresën për një vendim final që do të zgjidhë njëherë e mirë fatin ligjor të partisë më të madhe opozitare.

Beteja mes dy grupeve të demokratëve përgjatë këtyre dy viteve e gjysmë përçarje nuk ka qenë vetëm ligjore. 8 janari i 2022 kulmoi në përplasje fizike mes Rithemelimit e PD zyrtare, ku vetëm ndërhyrja e policisë shmangu pasojat fatale.

Në seancën e 27 dhjetorit të vitit të shkuar Gjykata e Lartë i kërkoi Apelit të vendosë përfundimisht për këtë çështje. Në argumentet e saj, Gjykata e Lartë u shpreh se Apeli nuk kishte kryer një hetim të plotë të çështjes, nuk kishte kuptuar natyrën e mosmarrëveshjes dhe kishte interpretuar gabim normat dhe ligjin procedural.

Next Post
“Më puthte, më zhvishte…”, 13-vjeçarja i rrëfen hallës abuzimet e 63-vjeçarit në Devoll: Më kërcënonte se do të më vriste babanë

“Më puthte, më zhvishte...”, 13-vjeçarja i rrëfen hallës abuzimet e 63-vjeçarit në Devoll: Më kërcënonte se do të më vriste babanë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Pse nuk munda të bëja më shumë”/ I vëllai vrau veten me armën e shërbimit, Sheila Haxhiraj në lot: Pengu im…

“Pse nuk munda të bëja më shumë”/ I vëllai vrau veten me armën e shërbimit, Sheila Haxhiraj në lot: Pengu im…

December 7, 2025
Bllokimi i fondeve të IPARD, PD kërkesë Kuvendit për mocion me debat dhe ngritjen e një Komisioni të Posaçëm Parlamentar

Rithemelimi i vërtetë i PD ose fundi i saj

December 7, 2025
“Topi i Artë 2025”/ Trofeu “Talenti i Vitit për djem”, njihuni me futbollistët e nominuar

“Topi i Artë 2025”/ Trofeu “Talenti i Vitit për djem”, njihuni me futbollistët e nominuar

December 7, 2025
Sulmi me dron, Agjencia e OKB-së: Mburoja në Çernobil kundër rrezatimit humbi funksionin

Sulmi me dron, Agjencia e OKB-së: Mburoja në Çernobil kundër rrezatimit humbi funksionin

December 7, 2025
Vlora e mbushur me turistë edhe në dimër: Na pëlqen shumë arkitektura dhe historia e këtij vendi

Vlora e mbushur me turistë edhe në dimër: Na pëlqen shumë arkitektura dhe historia e këtij vendi

December 7, 2025
Policia e Shtetit bën bilancin për nëntorin: 115 operacione, 602 të arrestuar dhe miliona euro pasuri të sekuestruara

Policia e Shtetit bën bilancin për nëntorin: 115 operacione, 602 të arrestuar dhe miliona euro pasuri të sekuestruara

December 7, 2025
Skandali me librat e gjeografisë në Maqedoninë e Veriut, aleatët e Kurtit lejojnë që Kosova të quhet “Metohi”

Skandali me librat e gjeografisë në Maqedoninë e Veriut, aleatët e Kurtit lejojnë që Kosova të quhet “Metohi”

December 7, 2025
Policia Rrugore shton kontrollet, 136 gjoba për parakalime të rrezikshme brenda 48 orësh

Policia Rrugore shton kontrollet, 136 gjoba për parakalime të rrezikshme brenda 48 orësh

December 7, 2025
Frika për ndikimin e huaj në informacion, në ‘lupë’ çdo lek që futet nga jashtë në media

Frika për ndikimin e huaj në informacion, në ‘lupë’ çdo lek që futet nga jashtë në media

December 7, 2025
Ura e Matit, drejt hapjes/ 60 për qind e punimeve të rikonstruksionit, tashmë të përfunduara

Ura e Matit, drejt hapjes/ 60 për qind e punimeve të rikonstruksionit, tashmë të përfunduara

December 7, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In