• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Apeli uli dënimin për vrasësin e të birit, flet babai i Novruz Cenalisë: Më ra si bombë, ishte vrasje për herë të dytë

by E S
11/04/2026 11:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas vendimit të gjykatës së Apelit në Tiranë për zbutjen e dënimit për autorin e vrasjes së policit në Fier, Novruz Cenalia, ka reaguar babai i viktimës.

Në një intervistë për Klan News, Asllan Cenalia thotë se vendimi ishte “vrasje për herë të dytë”, ndërsa thotë se vendimin e para dy ditëve, do e bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë.

“Gati vrasje e dytë për ne si familjarë. Jo vetëm për ne por edhe për organizatën e policisë. Vetëm reagimet e kolegëve sot, ishin reagime shumë dëshpëruese ndaj këtij vendimi. Por është një vendim drejtësie, e ka dhënë një gjykatë.”, tha Asllan Cenalia.

Ai ka qenë i pranishëm në sallën e gjyqit kur është dhënë vendimi dhe është tronditur nga gjykimi. Sipas tij, drejtësia nuk është bërë.

“S’kishte asnjë rrethanë lehtësuese. Edhe argumentet nuk i mora vesh. Shpresova që vendimi do lihej në fuqi.”, vazhdon ai.

Cenalia ka shtuar se ky vendim ishte “dëshpërues”. “Më ka rënë si bombë me thënë të drejtën, se nuk e prisja”, shton më tej.

Pas vrasjes se të birit, familja Cenalia ka ikur nga Fieri dhe është shpërngulur në Divjakë për të qëndruar larg familjes së autorit të vrasjes. Nga ana tjetër pas ngjarjes, ai thotë se askush nuk i ka kërkuar falje nga familja Mërnica.

Cenalia punon në policinë e zonës dhe thotë se për të zbatimi i ligjit është përparësi, që sipas tij për djalin nuk i është dhënë, duke paralajmëruar se do e ndjekë çështjen edhe në gjykata të tjera.

Novruz Cenalia u vra nga Azgan Mërnica në 13 maj të vitit 2024, në fshatin Baltëz të Fierit, pas një sherri për motive të dobëta.

Së fundmi, gjykata ka zbutur dënimin për autorin, nga burgim i përjetshëm të cilin e dha gjykata e Fierit, në 35 vite heqje lirie nga Gjykata e Apelit në Tiranë. Pas këtij vendimi ka reaguar edhe ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, i cili e cilësoi këtë vendim si një akt me pasoja të rrezikshme, që cenon jo vetëm emrin dhe sakrificat e punonjësve të policisë, por kërcënon edhe rendin ligjor dhe vetë shtetin.

Next Post
Akuzat për shpërdorim detyre, SPAK pushon çështjen ndaj ish-kreut të Prokurimeve Publike Jonaid Myzyri

Akuzat për shpërdorim detyre, SPAK pushon çështjen ndaj ish-kreut të Prokurimeve Publike Jonaid Myzyri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sinjale pozitive nga Islambadi, ja çfarë po ndodh me bisedimet SHBA-Iran

Sinjale pozitive nga Islambadi, ja çfarë po ndodh me bisedimet SHBA-Iran

April 11, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Paradoksi i një Fataliteti të pandarë

April 11, 2026
Ndryshime të reja, të dënuarit nuk do t’i drejtohen më gjykatës për ulje dënimi dhe lirim të parakohshëm

Ndryshime të reja, të dënuarit nuk do t’i drejtohen më gjykatës për ulje dënimi dhe lirim të parakohshëm

April 11, 2026
Vladimir Putin nis projektin e madh, ja ndryshimet që pritet të ndodhin në Rusi

Vladimir Putin nis projektin e madh, ja ndryshimet që pritet të ndodhin në Rusi

April 11, 2026
“Punët e Shqipërisë shpesh herë mbulohen nga balta”, Belinda Balluku: PS ka hapur dyert për të rinjtë

“Punët e Shqipërisë shpesh herë mbulohen nga balta”, Belinda Balluku: PS ka hapur dyert për të rinjtë

April 11, 2026
Rama inspekton kompleksin e kompanisë koreano-jugore në Fier: Shqipëria synon 1.6 miliardë euro nga investimet e huaja

Rama inspekton kompleksin e kompanisë koreano-jugore në Fier: Shqipëria synon 1.6 miliardë euro nga investimet e huaja

April 11, 2026
VIDEO/ Vrau fqinjin në Nikël, ja momenti kur autori shoqërohet në polici me pranga

VIDEO/ Vrau fqinjin në Nikël, ja momenti kur autori shoqërohet në polici me pranga

April 11, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

“Sot kemi pagën mesatare 870 euro”, Rama: Indeksimin e bënim vetëm për pensionet, sot edhe për rrogat

April 11, 2026
Bundesliga/ Leverkusen mposht Dortmundin, fiton edhe Leipzig

Bundesliga/ Leverkusen mposht Dortmundin, fiton edhe Leipzig

April 11, 2026
Rritje çmimesh në restorante dhe bujtina, eksperti shpjegon shkaqet

Rritje çmimesh në restorante dhe bujtina, eksperti shpjegon shkaqet

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In