• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Apeli i Tatimeve: Biznesi të bëj deklarimet deri në  ​30 qershor që të shpëtoj gjobat

by Java News
07/04/2017 09:42
Drejtoria e Tatimeve

Drejtoria e Tatimeve

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Të gjitha bizneset që nuk kanë bërë deklarimet e përmuajshme, apo një herë në tre muaj në sistemin online të tatimeve deri në fund të 2016-s kanë një shans për të shpëtuar nga gjobat që u ka vënë sistemi automatikisht.

Ligji i ri për “Për pagesën dhe fshirjen/shuarjen e detyrimeve tatimore dhe detyrimeve të pagueshme në doganë, si dhe procedura e heqjes nga qarkullimi të mjeteve të transportit pas fshirjes/shuarjes së detyrimeve tatimore”, i sapomiratuar nga Kuvendi parashikon heqjen e gjobave për mosdeklarim në afat, për deklarata të padorëzuara. Por, në mënyrë që të hiqen gjobat, kushti është që çdo deklaratë e padorëzuar të dorëzohet deri në datën 30.06.2017.

Krahas gjobave për deklarata të vonuara falen edhe gjobat e llogaritura automatikisht nga sistemi për deklarim të vonuar, deri më 31.12.2016, përfshirë edhe gjobat që lidhen me afatin e deklarimit të të punësuarve, si dhe gjobat për dorëzim të vonuar të vendimit për destinimin e rezultatit dhe dorëzim me vonesë të pasqyrave financiare,  të llogaritura deri në datën 31.12.2016.

Fshihen edhe gjobat për shoqëritë e autorizuara, sipas nenit 123 të ligjit “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të evidentuara deri më datën 31.12.2016 si dhe gjobat si rezultat i aplikimit të dispozitave të Ligjit nr. 99/2015, të shfuqizuara nga Gjykata Kushtetuese.

Ligji pritet të hyjë në fuqi 15 ditë pas miratimit në Fletoren Zyrtare dhe sipas Ministrisë së Financave nga fshirja e detyrimeve, përfitojnë 200 mijë tatimpagues. Afati i zbatimit është deri më 31 dhjetor 2017.

Detyrimet tatimore kombëtare dhe vendore që fshihen me dhe pa kusht pagese janë:
-Për periudhat tatimore deri në 2010, fshihet plotësisht detyrimi tatimor (tatim/taksë/ tarifë, kamatëvonesa dhe gjoba), me përjashtim të detyrimit principal për kontributet e sigurimeve.
-Për periudhat tatimore 2011-2014, fshihen gjobat dhe kamatëvonesat për çdo lloj detyrimi tatimor përfshirë edhe për kontributet, me kusht pagesën e principalit brenda datës 31.12.2017.

Fshihen edhe detyrimet tatimore (principal përfshirë kontributet, kamatëvonesën dhe gjobat) për subjektet persona fizikë ose juridike, të cilët rezultojnë të çregjistruar në QKB, me vendim gjykate, ose që janë të çregjistruar në administratën tatimore deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji. Shuhen efektet tatimore për detyrime të papaguara të regjistruara ose jo, apo në proces kontrolli, si pasojë e lëshimit jo brenda së njëjtës periudhë tatimore të kryerjes së furnizimit, të dokumentit që vërteton përjashtimin nga TVSH, ose si pasojë e moslëshimit të këtij vërtetimi, me kusht që në çdo rast aplikimi pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore të jetë paraqitur deri më 31.12.2014. Për të vetëpunësuarit në bujqësi fshihen gjobat dhe kamatëvonesave për kontributet e sigurimeve, për periudhat 2011-2016, me kusht pagesën e kontributit brenda datës 31.12.2017.

Detyrime të pagueshme në doganë:
Fshihen/shuhen pa kusht detyrimet e pagueshme në doganë sipas kuptimit të këtij ligji, të papaguara  dhe të evidentuara nëpërmjet vendimeve të administratës doganore deri në datën 31 dhjetor 2010.

Fshihen/shuhen detyrimet e pagueshme në doganë sipas kuptimit të këtij ligji, të papaguara dhe të evidentuara për individët lidhur me produktet e duhanit, nëpërmjet vendimeve të administratës doganore deri në datën 31 dhjetor 2016.

Fshihen/shuhen detyrimet e pagueshme në doganë sipas kuptimit të këtij ligji, të evidentuara në administratën doganore, për TVSH-në e shtyrë dhe të papaguar për makineritë dhe pajisjet, importimi i të cilave është përjashtuar nga tatimi mbi vlerën e shtuar, sipas listës përkatëse në fuqi deri në datë 31.12.2016.
Fshihen/shuhen gjobat, kamatëvonesat dhe interesat kompensuese, të papaguara dhe të evidentuara nga 1 janari 2011-31 dhjetor 2014, me kusht që brenda datës 31.12.2017 të paguhet plotësisht pjesa tjetër e detyrimit të pagueshëm në doganë, përkatësisht taksa doganore, TVSH, akcizë, rentë, taksë ambalazhi, taksa qarkullimi, taksë karboni.

Detyrimet e pagueshme në doganë, të evidentuara për shkelje të regjimit të lejimit të përkohshëm për automjetet, nga 1 janari 2011- 31 dhjetor 2016, fshihen/shuhen me kusht që brenda 31.12.2017 të paguhet i plotë detyrimi i pagueshëm në doganë, pa përfshirë gjobat dhe kamatëvonesat/monitor.al

ma.me
Next Post
Gjeni vend tjetër për t’u ndeshur, djema!

Nuk shoh ndonjë revolucion gjëkundi, Doktor!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

Ndreca: Pas Nesti Angonit del Nasta Pëllumbi, anonimja tjetër e sajuar për të përndjekur Veliajn

April 9, 2026
VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

April 9, 2026
E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

April 9, 2026
Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

April 9, 2026
Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

April 9, 2026
Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

April 9, 2026
“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

April 9, 2026
Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

April 9, 2026
Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

April 9, 2026
“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In