Gjykata e Posaçme e Apelit shqyrton sot në orën 09:00 ankimin e bërë nga ish-kryeministri Sali Berisha, kundër vendimit të Shkallës së Parë, që caktoi ndaj tij masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” dhe “ndalim të daljes jashtë shtetit”.
Në të njëjtën seancë shqyrtohet ankimi i dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, kundër masës “arrest në burg”.
Masat ndaj Berishës e Malltezit, nën hetim nga SPAK si persona të dyshuar për “korrupsion”, janë caktuar për llogari të çështjes së privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”.
Ndërsa në orën 10:00 ish-kryeministri Berisha ka detyrim të paraqitet në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë ndaj tij, sipas së cilës duhet të paraqitet në prokurori të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji.
Në gjykatë ka mbërritur sakaq avokati i Berishës, Gent Gjokutaj dhe përfaqësuesja ligjore e Malltezit, Antoneta Sevdari.
/f.s