• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Apeli i Shën Terezës edhe për blasfemuesit e saj!

by Ilir Çumani
05/09/2016 13:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilir Çumani

Dje ishte një ditë e shënuar jo vetëm për të gjithë shqiptarët, por për mbarë njerëzimin. Ishte dita e shenjtërimit të Nënë Terezës.

Dje, e gjithë bota drejtoi sytë, mendjen dhe zemrën aty, në ceremoninë e shenjtërimit në Vatikan. Aty ishin shumë shqiptarë…

Dje, kryeqendra e katolicizmit botëror u pushtua me orë të tëra nga pjesa më e mirë dhe më krenare e shqiptarisë.

Atje në sheshin “Shën Pjetër”, nuk munguan shumë prej protagonistëve të jetës politike shqiptare nga të gjitha krahët. Mes tyre edhe mëkatarë, por edhe të mbijetuar nga regjimi i kaluar që me blasfeminë e zhytur në injorancën e verbër deri në agoni të plotë të regjimit që lamë pas, e gjuajtën shenjtërinë në gjallje të saj…

Dje, me praninë e tyre në këtë ceremoni, të krekosur, me veshje firmato dhe me lukun hipokrit, ata guxuan të vjedhin sado pak nga lavdia e shenjtërimit të saj në këtë ditë, dhe mirë bënë.

Mbase, po të ishte gjallë Nënë Tereza, me zemërgjerësinë dhe bujarinë që e karakterizonte, do t’i falte 1000 herë këta mëkatarë.

Ajo do t’jua jepte e para shansin për ti mbajtur pranë saj, me qëllim që të pendohen dhe të reflektojnë me shpresën për të kthyer sytë, mendjen dhe zemrën nga Zoti.

Pastaj do t’ju linte porosinë e njohur këtyre politikanëve mëkatarë të cilët e kanë lexuar dhe rilexuar sa e sa herë në librat e saj të shenjtë, mbase të ulur edhe në poltronat e avionëve çarter apo në zyrat luksoze, por që për fat të keq ende nuk e kanë përvetësuar në kulturën, bindjen dhe vetëdijen e tyre humane e politike për shkak se janë marrë më shumë me veten, se me popullin që kanë drejtuar.

Ndaj Shën Tereza edhe atje ku ajo ndodhet, vazhdon dhe do të vazhdoj pa u lodhur  me mençurinë dhe urtinë e saj apostolike  ti apeloj  shkaktarët e vërtetë të varfërisë duke i kujtuar se:

“Nëse nganjëherë të varfrit vuajnë nga uria, kjo nuk do të thotë që Zoti nuk kujdeset për ta, por që unë dhe ju nuk kemi dhënë, pasi nuk kemi qenë një instrument dashurie në duart e Tij për t’u çuar atyre bukën dhe veshjen e nevojshme, pasi nuk e kemi dalluar Zotin kur ka ardhur sërish, i veshur në mënyrë mjerane nën petkun e njeriut të uritur, të njeriut të vetmuar, të fëmijës pa shtëpi dhe në kërkim të një strehe.

Jetojmë në një botë që vuan nga uria. Jo vetëm nga uria për një copë bukë. Por edhe nga uria për dashuri. Ka njerëz, të cilët ndihen të padëshiruar, të papërfillur, të harruar, të lënë pas dore. Ndërkaq ne jemi tepër të zënë, aq sa nuk kemi kohë t’i buzëqeshim njëri – tjetrit…”

E nëse ata nuk do ta dëgjojnë zërin e saj duke bërë një vesh shurdh e një sy qorr, atëherë Shën Tereza do të vazhdoj sërish të lutet e të lutet pa fund, duke thënë:

O Zot, mësojua më shumë Dashurinë..!

/a.m.

Next Post
Gjiknuri nga Dibra: Koalicioni i së majtës është unik, nuk ka përçarje

200 socialistë i bashkohen PD? Stafi i M. Ramës: Shfaqje me njerëz të importuar jashtë Dibrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lufta në Lindjen e Mesme, Trump: Irani ka rënë dakord të mos ketë armë bërthamore për 20 vjet

Lufta në Lindjen e Mesme, Trump: Irani ka rënë dakord të mos ketë armë bërthamore për 20 vjet

April 16, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Forma që po na mbyt!

April 16, 2026
“Sfida e Berishës me gjyqësorin, e zgjatur”/ Avokati Hoxha: Do deklarohet fajtor për pjesën dërrmuese të akuzave

“Sfida e Berishës me gjyqësorin, e zgjatur”/ Avokati Hoxha: Do deklarohet fajtor për pjesën dërrmuese të akuzave

April 16, 2026
Presidenti i Kosovës/ Glauk Konjufca: Tërhiqem nga kandidatura nëse propozohet një emër jopartiak

Presidenti i Kosovës/ Glauk Konjufca: Tërhiqem nga kandidatura nëse propozohet një emër jopartiak

April 16, 2026
Dëshmia e Ramës për çështjen “Partizani”, Baton Haxhiu: Kurth i Berishës! Dëshiron ta hapë rrugën e…

Dëshmia e Ramës për çështjen “Partizani”, Baton Haxhiu: Kurth i Berishës! Dëshiron ta hapë rrugën e…

April 16, 2026
“Përfituan 50 tendera nga qeveria”, Bardhi për grupin e Jetmir Pepës: Modeli me të cilin Rama mban pushtetin

“Përfituan 50 tendera nga qeveria”, Bardhi për grupin e Jetmir Pepës: Modeli me të cilin Rama mban pushtetin

April 16, 2026
Tensionet në Kuvend, Petro Koçi: Politika është bërë teatër! PD po shmang debatin

Tensionet në Kuvend, Petro Koçi: Politika është bërë teatër! PD po shmang debatin

April 16, 2026
“Shqipëria rrezikon të mos ekzistojë më”, Berisha takim në seli me Këshillin Koordinues të Diasporës

“Shqipëria rrezikon të mos ekzistojë më”, Berisha takim në seli me Këshillin Koordinues të Diasporës

April 16, 2026
“Kemi mundësinë për një marrëveshje historike”/ Netanyahu konfirmon armëpushimin 10-ditor me Libanin

“Kemi mundësinë për një marrëveshje historike”/ Netanyahu konfirmon armëpushimin 10-ditor me Libanin

April 16, 2026
“Vetëm 6% e tyre kanë marrë masat”/ Mungesa e sigurimit të pronave dhe banesave në Shqipëri që nxori në pah zjarri

“Vetëm 6% e tyre kanë marrë masat”/ Mungesa e sigurimit të pronave dhe banesave në Shqipëri që nxori në pah zjarri

April 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In