• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Apeli” pranoi ankimin e Alibeajt, PD: Nuk na japin vendimin, paralajmërojmë kallëzim penal

by A R
15/05/2022 12:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përmes një deklarate zyrtare, Floriana Garo ka kërkuar në emër të Partisë Demokratike vendimin e Gjykatës së Apelit e cila në Dhomë Këshillimi ka pranuar ankimimin e Enkelejd Alibeaj ndaj vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri për njohjen e statutit të 11 Dhjetorit.

Sipas Garos, kjo është bërë pengesë për të ankimuar këtë vendim në kundërshtim të plotë me ligjin.

Garo ka paralajmëruar në emër të PD-së, kallëzim penal për shpërdorim detyre për cilindo personazh që pretendohet nga kjo parti se janë të përfshirë.

Floriana Garo: Jam këtu përpara jush për të denoncuar praktikat abuzive të Gjykatës së Tiranës, e cila ne vijim të ndërhyrjeve të paligjshme në procesin e konfirmimit të organeve drejtuese legjitime të partisë, vazhdon të bëhet palë  në proces, duke favorizuar një fraksion i cili pasi mbajti peng vulen e demokrateve për muaj me radhe, tani kerkon përsëri t’i bllokojë ata nëpermjet marifetesh proceduriale.

Konkretisht, që në datën 26 Prill, Partia Demokratike i ka kerkuar zyrtarisht Gjykates se Tiranës që t’i komunikojë vendimin e gjyqtare Blerina Muçaj e cila pranoi ankimin e deputetit Enkelejd Alibeaj kundër vendimit të Partisë Demokratike, me qëllim që të ushtronim të drejtën tonë ligjore të ankimit.

Prej më shumë se 2 javësh, Gjykata e Tiranës nuk kthen përgjigje dhe nuk na vë në dispozicion vendimin duke u bërë pengesë për ta ankimuar këtë vendim në kundërshtim të plotë me ligjin.

Arsyeja e vetme e kësaj manovre vonese është që dosja e regjistrimit në gjykatë te Kuvendit të 11 Dhjetorit të degdiset në gjykatën e Apelit përpara se Partia Demokratike të ketë mundësine të ankimojë vendimin e gjyqtares Muça.

Partia Demokratike i bën thirrje drejtuesve të Gjykatës Tiranë, përkatësisht kryetarit Flamur Kapllani dhe Kancelarit Donald Xhelili që të mos bëhen pjesë e këtij skenari bllokimi të paligjshëm.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike paralajmëron se nqse deri në përfundim të orarit zyrtar të ditës së hënë ende nuk do t’i jetë komunikuar zyrtarisht vendimi i gjyqtares Muça, atëherë ajo do të paraqesë kallzim penal për shpërdorim detyre për cilindo personazh të përfshirë në këtë skenar të jashtëligjshëm, pavarësisht pozicionit që mban.

Organet drejtuese legjitime të Partisë Demokratike i zgjedhin dhe përcaktojnë vetëm demokratët me votën e lirë dhe s’mund ti diktojë askush, as me vendime gjykate e as me marifete proceduriale.

/a.r

Next Post
Presidenti i ri, sot skadon afati për kandidaturat

Presidenti i ri, sot skadon afati për kandidaturat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Konsumi është motori kryesor që nxit rritjen ekonomike”

“Konsumi është motori kryesor që nxit rritjen ekonomike”

March 4, 2026
Vula e “The Telegraph” për turizmin shqiptar, Rama: Vlerësim i rëndësishëm ndërkombëtar

Vula e “The Telegraph” për turizmin shqiptar, Rama: Vlerësim i rëndësishëm ndërkombëtar

March 4, 2026
Katër skenarët për pasojat e sulmit amerikan-izraelit ndaj Iranit

Katër skenarët për pasojat e sulmit amerikan-izraelit ndaj Iranit

March 4, 2026
Zbulohen plot 160 predha të paplasura në Selenicë, i përkasin Luftës II Botërore

Zbulohen plot 160 predha të paplasura në Selenicë, i përkasin Luftës II Botërore

March 4, 2026
Berisha: Rama me shpatulla pas murit, po gjen zgjidhje te Vuçiçi në Beograd

Berisha: Rama me shpatulla pas murit, po gjen zgjidhje te Vuçiçi në Beograd

March 4, 2026
Dhuna ndaj gazetarit në Kosovë, arrestohet reperi Mossi. Sherri që nisi me diss-e

Dhuna ndaj gazetarit në Kosovë, arrestohet reperi Mossi. Sherri që nisi me diss-e

March 4, 2026
Kabineti i ri, zbardhet dekreti i Begajt/ Rama përgjegjës për ngritjen dhe funksionimin e “Diellës”

Propozimi i Ramës, Presidenti dekreton 7 ndryshimet në qeveri

March 4, 2026

S’janë emigrantë: Silvinjo, De Biazi, Albano, dhe 420 mijë të tjerë…

March 4, 2026
Të sanksionuar nga Trump, gjyqtarët e GJPN-së dëgjohen në Këshillin e Drejtësisë së BE

Të sanksionuar nga Trump, gjyqtarët e GJPN-së dëgjohen në Këshillin e Drejtësisë së BE

March 4, 2026
Plani i ri 5-vjeçar i Kinës, si do të jetë e ardhmja teksa synon të bëhet ekonomia e parë të botës?

Plani i ri 5-vjeçar i Kinës, si do të jetë e ardhmja teksa synon të bëhet ekonomia e parë të botës?

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In