• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Apeli përgjysmoi dënimin për policin që u kap me drogë: Ka rrezikuar jetën në detyrë

by A R
17/10/2016 22:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Apelit Tiranë ka përgjysmuar masën e dënimit të dhënë nga Shkalla e Parë për një ish-punonjës policie, të deklaruar fajtor për dy vepra penale.
Në janar të këtij viti ish-efektivi i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, Hamëz Demushi, u dënua nga Shkalla e Parë me 8 vjet burg për “ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “prodhim dhe shitje të narkotikëve”.

Gjykata vlerësoi të provuar faktin se ai kishte paguar 2 mijë euro tek një person tjetër, i bashkëpandehur me të, për të ndikuar tek zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit për ta emëruar në Sektorin e Forces Operacionale në Drejtorine e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Gjatë kësaj kohe, Demushi, ishte i komanduar, por jo i emëruar në këtë strukturë.

Në 15 janar 2015 Demushi është propozuar për emërim, po ky propozim nuk është firmosur nga drejtuesi i atëhershëm i Policisë së Shtetit. Teksa u arrestua për këtë çështje, policia gjeti në banesën e tij një sasi prej 3.5 kilogramë lëndë narkotike të llojit kokainë, si dhe dy peshore elektronike farmacie.

Provat kryesore të prokurorisë, të vlerësuara nga Gjykata, ishin një mori përgjimesh mes të cilave mes Demushit dhe të bashkëpandehurit të tij, Avni Shaba, përdoreshin termat “shegë e mandarina”, si terma të koduar për përmendjen e lekëve. Vendimi i Shkallës së Parë u ankimua prej në Apel të pandehurit, por Shaba, i dënuar me 1 vit e 4 muaj, i cili hoqi dorë më pas nga ankimi.

Në 7 tetor 2016, një trupe gjykuese e Apelit, la në fuqi deklarimin e fajshëm të Demushit, por ndryshoi masën e dënimit, duke e dënuar atë përfundimisht me 4 vjet heqje lirie.

“Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në individualizimin dhe caktimin e masës së dënimit duhet te kishte  vlerësuar drejt rrezikshmërinë e te pandehurit Hamez Demushi, faktin qe ai është i pa dënuar më parë;  pendimin e thelle te pandehurit,  moshën e të pandehurit.

Faktin që është kryefamiljar dhe ka një fëmijë të mitur, nuk ka asnjë të ardhur në familjen e tij sepse bashkeshortja e tij rezulton të jetë e pa punë.

I pandehuri Hamëz Demushi ka punuar me korrektese prane Sektorit të Hetimit në Mbulim të Drejtorisë Operacionale dhe ai ka rrezikuar dhe jetën”, radhiste Apeli arsyet pse duhet të ulej dënimi i ish-policit.

Me tej, Apeli theksonte se në rastin konkret, nuk rezulton që i pandehuri Hamez Demushi të paraqesë rrezikshmëri të theksuar shoqërore. Po sipas Apelit, sasia e lendes narkotike është relativisht e vogël, qe nuk e justifikon dënimin në maksimumin e parashikuar nga ligji./Panorama/a.m.

Next Post
VIDEO/ Roboti që tregon emocionet, ky mund të jetë miku juaj i ri

VIDEO/ Roboti që tregon emocionet, ky mund të jetë miku juaj i ri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In