• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Apeli për KQZ: Partitë që s’respektojnë kuotat gjinore të mos regjistrohen në zgjedhje

by Java News
01/11/2017 11:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Raporti përfundimtar i OSBE-ODIHR-it për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit rekomandon ashpërsim të penaliteteve për partitë politike që nuk respektojnë kuotën gjinore të miratuar në Kodin Zgjedhor. Rekomandimi i 14 i këtij raporti, propozon forcim të penalizimeve që arrin deri në mosregjistrimin e partive në zgjedhje nëse nuk respektohet kuota gjinore.
“Mund të merret në konsideratë forcimi i masave ekzistuese të veçanta për të rritur pjesëmarrjen politike të grave, në përputhje me standardet ndërkombëtare.Kjo mund të përfshijë kërkimin e burrave dhe grave në listat e kandidatëve, si dhe sigurimin dhe zbatimin e sanksioneve efektive dhe proporcionale, duke përfshirë edhe refuzimin për t’u regjistruar, kundrejt mosrespektimit të masave të tilla”, thuhet në rekomandimin e OSBE-ODIHR-it.
Partitë kryesore politike, PD, PS dhe LSI u gjobitën nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për shkak të mosrespektimit të kuotës gjinore në listat e kandidatëve për deputetë.Nënkryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Denar Biba, duke komentuar rekomandimin e OSBE-ODIHR-it, mendon se sistemi i gjobave nuk ka çuar në respektimin e plotë të kuotës, ndërsa e gjen të ardhur në momentin e duhur rekomandimin e OSBE-ODIHR-it për këtë çështje.
“Mbajtja e sistemit siç është, 1 në tre vendet e para dhe 30% e listës të respektojë kuotën gjinore, me penalitetin që lista të mos regjistrohet, realisht më duket e mundshme dhe ka qenë në draftin e ndryshimeve të vitit 2012, i cili ndryshoi në momentin e fundit duke u sanksionuar në gjobë. Kjo ekziston si penalitet për zgjedhjet vendore, subjekti nuk regjistrohet nëse nuk respekton kuotën gjinore. Koha e kërkon që këtë përcaktim ta vendosim edhe në zgjedhjet e përgjithshme”, u shpreh Denar Biba.
Edhe anëtarja tjetër e KQZ-së, Vera Shtjefni, mendon se vetëm mosregjistrimi i partive politike në zgjedhje, do të çojë në respektimin e plotë të kuotës gjinore në listën e kandidatëve për deputetë.“Nëse duam që kuota gjinore të garantohet në listat e kandidadëve për deputetë, unë mendoj se mjeti efikas është pikërisht kushtëzimi me mosregjistrim të subjekteve në zgjedhje. Për sa kohë kjo aplikohet në zgjedhjet lokale, nuk ka përse të mos zbatohet edhe në zgjedhjet e përgjithshme, të cilat i japin vendit ekipin qeverisës në rang kombëtar për katër vitet e ardhshme”, u shpreh zonja Shtjefni.
Nisur nga problematika që paraqitën listat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e fundit, kur disa prej tyre u dorëzuan me nxitim dhe me mungesa të theksuara në dokumentacion, nënkryetari i KQZ-së shprehet se penalizimi për mosregjistrim të partive, për shkak të mosrespektimit të kuotës gjinore, do të detyrojë partitë që të punojnë kohë në parë me to dhe jo ta hartojnë listën e kandidatëve në minutën e fundit duke e plotësuar atë me gra kandidate vetëm se kështu e kërkon Kodi Zgjedhor.
“Jam i bindur se partitë nga ana formale do të kujdesen kohë më parë për të përfshirë në lista kuotën e përcaktuar gjinore. Listat do të jenë më të kujdesshme, gratë do të promovohen më parë nga partitë, do të jenë të njohura dhe spikatura në publik sepse do të duhet që ato të sjellin vota për partinë. Pra nuk do të jetë një spontanitet i minutës së fundit për shkak të detyrimit ligjor. Kjo mendoj se do të jetë shumë pozitive”, u shpreh zoti Biba.Por anëtarja tjetër e KQZ-së, zonja Shtjefni, shprehet më konservatore në lidhje me kuotën gjinore. Ajo mendon se secili, qoftë mashkull apo femër në listën e kandidatëve, duhet ta meritojë dhe jo t’i dhurohet një vend në listë, sepse kështu e kërkon Kodi Zgjedhor.“Personalisht unë jam e mendimit se pozicioni në listë duhet fituar sesa të dhurohet një vend në listë me detyrim për shkak të kuotës.
Fakti që kemi më shumë gra në lista, nuk do të thotë se cilësia është më e mirë kur kishim më pak gra, të cilat dukej se e kishin fituar me zotësi dhe jo me detyrim ligjor pozicionin e tyre në lista”, u shpreh zonja Shtjefni.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjobiti Partinë Demokratike me 12 milionë lekë për mosrespektim të kuotës gjinore në të gjitha qarqet, Partinë Socialiste me 5 milionë lekë dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim me 1 milionë lekë.ma.me
Next Post
Qarku i Beratit, 2.2 milion franga zvicerane për menaxhimin e mbetjeve të ngurta

Qarku i Beratit, 2.2 milion franga zvicerane për menaxhimin e mbetjeve të ngurta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In