• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Apeli/Pas tërmetit Turqia arrestoi 279 zyrtarë, ndërtues dhe urbanistë: Po ne?

by Kreshnik Spahiu
30/11/2019 09:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Kreshnik Spahiu

Pardje lexova statusin e kuçedrës së politikës 30 vjeçare (Sali Berishës), i cili theu zinë kombëtare dhe shkruante përralla se shkaku i tërmetit qenka “Gryka e kuçedrës” në Gjirin e Lalzit, bash aty ku ka ndërtuar vilat e tij dhe fashtrat turistik. Pikërisht atje ku pronar të detit bëri dhjetra mafiozë të ardhur nga Mirdita, Tepelena, Tropoja, Librazhdi si dhe duke e coptuar bregun, sikur tja kish lënë babai i tij trashëgimi.

Sot kaluan ditët e zisë shtetrore për vdekjen e 50 qytetarve dhe vendosa të flas, jo për politik por për drejtësi dhe ligj, për të cilin edhe në këto ditë të zeza me sa duket si shtet dhe shoqëri nuk jemi të vetëdijshëm që duhet ta zbatojmë.

Plot 20 vite më parë Turqia u prek nga një tërmet më i madh në përmasa se ky i yni.

Në 17 gusht 1999 rreth 18000 turq mbetën të vdekur dhe 130000 shtëpi te shkatërruara.

100.000 te plagosur dhe 600.000 njerez pa strehim.

Pas kësaj drejtësia turke arrestoi 275 persona.

191 qeveritarë, kryetar bashkish, zyrtarë, ndërtues, urbanistë u dënuan nga 15 deri 20 vite burg, si dhe afro 100 persona të tjerë nga kompanitë e sigurimeve apo agjensi të tjera me dënime mbi 10 vjet heqje lirie.

Me pak fjal në Turqi ndodhën dy tërmete, njëri nën tokë dhe tjetri mbi tokë nga shteti dhe drejtësia.

Në Shqipëri në këto ditë të fatkeqësisë natyrore mendova se ata do fshiheshin, por jo ata janë sërish aty, pa iu dridhur qerpiku.

Në fakt, në vend-ngjarje duhet ishte prokuroria dhe jo Rama-Basha (dy ish-kryetar bashkish).

Pas rrëzimit të pallateve atje duhet të mbërrinte prokuroria dhe jo të pandehurit.

Për të qarë apo për të qeshur por këtë valle veç me shqiptarët mund ta luash si popull i gjunjëzuar..

Ata nuk kanë mëshirë as për vdekjet, as për plagosjet dhe as për shkatrrimet.

Pas tyre janë dhe mijra injorantë që u shkojnë pas me justifikimin që tërmetin e ka në dorë zoti dhe jo partia.

Po po ashtu është, por nga ky tërmet ka me dhjetra pallate që nuk kanë pësuar asnjë gërvishtje sepse janë ndërtuar me parametra siszmik, ndërsa të tjerat u rrafshuan.

Sali Berisha në 2007 me vendim të Këshillit Ministrave mbylli Institutin e Sizmologjisë nga i cili në çdo vend të botës nuk jepet leja e ndërtimt pa firmën e tyre mbi studimin e tokës dhe themeleve.

Asnjë pallat nuk ndërtohet në BE pa statikën e gjendjes sizmike të theut -10 metra nën tokë.

Këto surrate që miratuan ligjin e “tokës xanun” na servirin teorin e kuçedrës në Gjirin e Lazit.

Shqipëria ka prekur fundin por shqiptarët as nga kjo fatkeqsi nuk po zën mënd.

Kjo ishte mundësia e fundit që shumë kryetar bashkish, shefa urbanistike, ndërtues dhe deri tek kuçedra që shkatërroi pronat e shqipëtarve dhe legalizoi çdo kioskë apo kasolle të ndërtuar jashtë çdo parametri urbanistik duhet të shkojnë në pranga.

Mos i pranoni dhuratat e atyre që ju shkatërruan. Mos ju hapni as ekranet atyre që e projektuan këtë katrahurë ubane.

Nëse edhe ky tërmet nuk i ka shkundur shqiptarët, qeveritarët, prokurorët apo gjyqtarët dijeni se kjo që kaluam ishte veç pragu i greminës! S’keni parë gjë akoma.

Nëse nuk bëjmë “tërmetin e arrestimeve” si Tuqia, jam i bindur që Shqipëria ime nuk ka asnjë shpresë dhe ndoshta me dhimbje paskam bërë vendimin më të mirë në jetë që jam larguar……

Ajo tokë paska rrit shumë djaj dhe mallkimi po e ndjek me dekada prej zullumit që tashmë po derdhet duke ndotur çdo gjë dhe çdo kënd….

Next Post
Kryeministri Rama liston familjet e viktimave dhe masat: ‘Pension të veçantë, bursa në çdo vit shkolle, 1 mln lekë për varrimin e familjarëve’

Kryeministri Rama liston familjet e viktimave dhe masat: ‘Pension të veçantë, bursa në çdo vit shkolle, 1 mln lekë për varrimin e familjarëve’

Comments 1

  1. Tironsi says:
    6 years ago

    Fiks fare .

    Reply

Leave a Reply to Tironsi Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

“Hajdeni se kam vrarë mamanë”/ Telefonata e pazakontë alarmon Policinë e Vlorës, çfarë rezultoi pas verifikimeve

April 1, 2026
Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

April 1, 2026
Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

April 1, 2026
Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

April 1, 2026
“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane nga sulmet e Iranit

“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane nga sulmet e Iranit

April 1, 2026
Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

April 1, 2026
Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

April 1, 2026
Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

April 1, 2026
Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

April 1, 2026
Sinjalet për fundin e luftës, bursat në rritje dhe çmimi i naftës në rënie

Sinjalet për fundin e luftës, bursat në rritje dhe çmimi i naftës në rënie

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In