• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Gjykata e Apelit: Pafajësi për anëtarët e ‘Hakmarrja për Drejtësi”

by Java News
13/02/2017 12:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vendim befasues ai i Apelit për Krimet e Rënda, marrë mesditën e sotme. Banda e njohur “Hakmarrja për Drejtësi” është shpallur sot e pafajshme, ndryshe nga gjithë vendimet e shkallëve të tjera të gjykimit. Në mars të 2016 Gjykata e Lartë riktheu për gjykim dosjen ‘Hakmarrja për Drejtësi’, duke ia kaluar atë për gjykim Apelit të Krimeve të Rënda.

Organizata “Hakmarrje për Drejtësi” u shpall publikisht në 13 tetor 1996, por ajo ishte krijuar afro një dakadë e gjysmë më parë në 1994 në qytetin e Durrësit.Qëllimi i krijimit të një organizate të tillë ishte destabiliteti i vendit. Dy themeluesit e saj janë vëllezërit Leart Shyti dhe Orik Shyti. Ndërsa si anëtarë të saj janë: Altin Arapi, Pasho Novruzi, Dritan Hate, Gëzim Gjoni, Gentian Haka, Nikolin Novruzi, Roland Shyti, Kreshnik Spahiu dhe Altin Arapi. Tre të fundit janë të pandehurit, të cilët ndodhen jashtë Shqipërisë.

Seanca e parë

Seanca e parë gjyqësore në ngarkim të pjesëtarëve të organizatës “Hakmarrja për Drejtësi” filloi në 24 dhjetor 1998. Dhjetë të pandehurit u larguan jashtë shtetit që nga dita që ata u arratisën nga burgjet në vitin 1997.

Akuzat e ngritura ndaj kësaj organizate lidhen me ngjarje të rënda si vendosja e bombës tek supermarketi i VEFA pranë 9-katësheve, vrasja e ish-drejtorit të Burgjeve, Bujar Kaloshi, vjedhje të bankave dhe arkave të shtetit, rrëmbim dhe disa vrasje e tentativa vrasjesh të tjera. Gjykatat shqiptare i kanë dënuar shtetasit Altin Arapi dhe Orik Shyti me burgim të përjetshëm, në kuadër të dosjes “Hakmarrja për drejtësi”, ndërkohë që për Gentian Cakën është vendosur 25 vjet burg, ndonëse prokuroria kishte kërkuar burg përjetë. Po kështu, janë dënuar me 24 vjet Leart Shyti dhe me 25 vjet burg Roland Shyti. Ata kanë pretenduar për shkelje procedurale në dosje dhe i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje.

17 KRIMET E “HAKMARRJES PËR DREJTËSI”

29.01.1993 – Grabitet dega e valutës së Bankës së Kursimeve rreth 307 mijë dollarë

13.04.1993 Grabitet selia e shoqërisë “IAP”, ku vidhen rreth 53 mijë dollarë

15.12.1993 – Vritet tek “21 dhjetori” Sami Jata dhe nuk mund t’i vidhen lekët që transportonte

11.08.1994 – Shoqëria “Shkumbin Petrol” grabitet në mes të ditës, merret kasaforta dhe shpërthehet më vonë, ku i vodhën 2.6 milion lek të reja

12.10.1994 – Grabitet shoqëria “IAP”, merren 3.500 dollarë dhe plagoset roja Eduard Trimi

13.12.1994 – Vidhet me pasojë vdekjen shtetasi Pal Prendi nga Vlora, punonjës i pikës së grumbullimit të parave të “Gjallicës”. Grabiten 2 arka me para. Shuma 3 milion lekë.

14.01.1995 – Grabitet argjendaria “Agron”, në vlerën 576.377 lekë të reja

20.01.1995 – Grabitet Banka e Kursimeve dega në Vlorë, në vlerën 2.6 milion lekë

21.01.1995 – Grabitet kompania e sigurimeve shoqërore “INSIG”, ku grabiten rreth 156 mijë lek të reja, me pasojë plagosjen e punonjësit të kësaj shoqërie

03.03.1995 – Grabitet Ndërmarrja e Lëndëve Djegëse në Tiranë “Butongas”, ku i vidhen rreth 430 mijë lek të reja

12.04.1995 – Vritet dhe më pas i merren lekët shtetasit Pirro Komini, që transportonte lekët e “VEFA”-s në banesën e tij, në afërsi të Gjykatës së Tiranës. Vlera 18 milion e 500 mijë lekë i grabiten

15.06.1995 – Grabitet fabrika e sfungjerit “Albafon” në Laprak ku i vodhën rreth 940 mijë lek të reja

31.10.1995 – Rrëmbehet fëmija Erjon Nushi, prindërve u kërkohet 200 mijë dollarë, por lirohet 3 ditë më pas pa marr lekët e kërkuar

12.01.1996 – Grabitet filiali i shoqërisë “VEFA” në Vlorë, merren 145 mijë dollarë

18.04.1996 – Grabitet Banka Kombëtare Tregtare dega Vlorë, merren 2.2 milion lekë të reja

26.02.1996 – Vendosja e eksplozivit në super-marketin e kompanisë “VEFA” në Tiranë, vriten katër persona plagosen 17 të tjerë

26.07.1996 – Vritet ish-drejtori i burgjeve, Bujar Kaloshi në afërsi të shtëpisë së tij

ma.me

Next Post
Historia e fashistit në Shqipërinë e viteve 40’…”Bordelloja e fshehtë e Elbasanit me femrat italiane”

Historia e fashistit në Shqipërinë e viteve 40'..."Bordelloja e fshehtë e Elbasanit me femrat italiane"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Shokuese në SHBA, nëna vret djalin e saj 11-muajsh që babai të mos merrte kujdestarinë! Mesazhi tronditës: Ia vlejti!

VIDEO/ Shokuese në SHBA, nëna vret djalin e saj 11-muajsh që babai të mos merrte kujdestarinë! Mesazhi tronditës: Ia vlejti!

August 29, 2026
VIDEO/ Rusia sulmon Ukrainën me dronë, shpërthime në një depo me eksplozivë pranë Kievit!

Ukraina sulmon me dronë frontin rus, 4 të vdekur dhe shumë të plagosur në Sevastopol dhe Belgorod!

August 29, 2026
Ministri Gonxhja publikon bilancin 7-mujor të IKTK-së: Rritje e investimeve dhe 19 site të reja arkeologjike të zbuluara

Ministri Gonxhja publikon bilancin 7-mujor të IKTK-së: Rritje e investimeve dhe 19 site të reja arkeologjike të zbuluara

August 29, 2026
“Skandaloze”/ Serbia “tërbohet” nga Juventusi, shkak urimi në shqip për Zhegrovën

Dështojnë bisedimet mes Juventusit dhe Kessie, Nico Gonzalez dhe Zhegrova me fate të kryqëzuara

August 29, 2026
FOTO/ Çmenduritë e motit, breshër sa një top tenisi dhe stuhi në Zvicër e Francë, dëme dhe shkatërrime të shumta!

FOTO/ Çmenduritë e motit, breshër sa një top tenisi dhe stuhi në Zvicër e Francë, dëme dhe shkatërrime të shumta!

August 29, 2026
E rëndë në Shkodër, e moshuara i vë flakën vetes

Trupi i të moshuarit gjendet i pajetë dhe i gjakosur në rrugët e Elbasanit, dyshimet e para për shkaqet!

August 29, 2026
Vladimir Putin merr një vërejtje nga miku i tij besnik, Lukashenko: Lufta po zgjatet!

Arsyet pse Lukashenko i shkoi për vizitë surprizë Putinit dhe si do ta zgjidhin ‘problemin’ ukrainas!

August 29, 2026
“Shtysë edhe për anëtarësimin e Shqipërisë”- Islanda kërkon të bëhet pjesë e BE, ekspertët flasin edhe për rritjen e shanseve të vendit tonë

Analiza e REL: Pse referendumi në Islandë do të ndikojë në rrugën e Shqipërisë dhe Malit të Zi drejt BE-së

August 29, 2026
Banorët e Patosit dalin përsëri në protestë, kundërshtojnë shkrirjen e Bashkisë me Fierin dhe propozimin e PS për Territorialen!

Banorët e Patosit dalin përsëri në protestë, kundërshtojnë shkrirjen e Bashkisë me Fierin dhe propozimin e PS për Territorialen!

August 29, 2026
Arsenali pesimist për Julian Alvarez, ‘topçinjtë’ i hedhin sytë nga Rashford!

Arsenali pesimist për Julian Alvarez, ‘topçinjtë’ i hedhin sytë nga Rashford!

August 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com