• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Apeli/ OBSH: “Jemi të shqetësuar për shpërdorimin e maskave…”

by Java News
03/03/2020 22:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, u bëri thirrje të martën njerëzve në të gjithë botën të mos grumbullojnë maska dhe mjete të tjera mbrojtëse, duke thënë se ato, janë të nevojshme vetëm për punonjësit e shëndetit që luftojnë koronavirusin.

“Jemi të shqetësuar se aftësitë e vendeve të ndryshme për t’u përgjigjur po dëmtohen nga çrregullimet e mëdha dhe në rritje në furnizimin global me pajisje mbrojtëse personale të shkaktuara nga rritja e kërkesës, grumbullimi dhe keqpërdorimi,” tha Tedros gjatë konferencës së tij të përditshme për virusin.

Një ditë më parë, ai tha se bota është “në një fushë të paeksploruar” dhe se përhapja e përshpejtuar e virusit në Korenë e Jugut, Itali, Iran dhe Japoni është kërcënimi më i madh në botë. Të martën Tedros tha se “mungesat po i lënë mjekët, infermierët dhe punonjësit e tjerë të vijës së parë të paaftë për tu kujdesur për pacientët me COVID-19”.

Tedros shpjegoi se koronavirusi ashtu si edhe gripi i zakonshëm sezonal shkakton probleme të frymëmarrjes dhe përhapet në të njëjtën mënyrë, por koronavirusi, saktësoi ai, nuk përhapet në mënyrë efikase.

Ai tha gjithashtu se COVID-19 shkakton raste më të rënda sesa gripi sezonal dhe se frenimi i koronavirusit është i mundur, ndryshe nga gripi sezonal.

Ndërsa virusi vazhdon të përhapet në botë, në Kinë po vihet re një optimizëm në rritje. Numri i infeksioneve të reja atje ra në nivelin më të ulët në disa javë dhe mijëra pacientë të shëruar kanë filluar të dalin nga spitalet./VOA

Next Post
Kriza e refugjatëve në Egje/Ja pamjet e “luftës” në det, rojet bregdetare greke “hapin zjarr” drejt refugjatëve

Kriza e refugjatëve në Egje/Ja pamjet e “luftës” në det, rojet bregdetare greke “hapin zjarr” drejt refugjatëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com