• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Apeli lë në fuqi vendimin/ 2.4 vite burg për prokurorin Haxhi Giu

by Aalison Pearse Stevens
29/09/2016 13:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka vendosur dënimin me 2 vite e 4 muaj burg prokurorin Haxhi Giu, duke lënë kështu në fuqi vendimin e shkallës së parë.

Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi para disa javësh dënimin me 3 vjet e 6 muaj burg.

Ish-prokurori i Krujës u gjykua me gjykim të shkurtuar, ndaj dënimi i tij shkon në 2 vjet e 4 muaj. Atij gjithashtu iu hoq e drejta që për tre vjet të ushtrojnë funksion publik.

Giu akuzohet për korrupsion pasiv. Prokuroria e Krimeve të Rënda kishte kërkuar dënimin e Haxhi Giut me katër vjet burg.

Sakaq, 1 vit e 4 muaj burg u dhanë nga gjykimi i shkurtuar edhe për Aleks Shporin.

PËRGJIMET

Një nga provat kryesore të Prokurorisë së Krimeve të Rënda për Haxhi Giun mësohet se janë përgjimet telefonike. Regjistrimi i bisedave ka nisur për shtetasin Paulin Shpori, i arrestuar për trafik droge në vitin 2014. i burgosuri është përgjuar teksa fliste me vëllain e tij, Aleks Shpori.

haxhi giu

Mësohet se kanë qenë thëniet e Aleks Shporit ato që kanë zbuluar implikimin e prokurorit në çështjen penale. Vëllai gjatë bisedave i shpjegonte të arrestuarit përpjekjet që po bënte për t’i mundësuar lehtësimin e akuzës dhe të dënimit pas kapjes me drogë të Paulin Shporit.

Pikërisht në këto biseda mësohet se janë përmendur takimet me prokurorin Haxhi Giu dhe më pas shuma që i është ofruar atij prej 29 mijë eurosh. Prokuroria ka nisur edhe një hetim për pasuritë e Haxhi Giut, duke kërkuar të dhëna nga Inspektoriati i Deklarimit e Kontrollit të Pasurisë, pasi rezultoi se i arrestuari disponon pasuri rreth 50 milionë lekë të rinj.

FILMIMET

Paulin Shpori është arrestuar dhe akuzuar për “trafik lëndësh narkotike” në vitin 2014, së bashku me disa persona të tjerë. Ai pas arrestimit është dërguar në gjyq dhe gjatë procesit vëllai i të akuzuarit, Aleks Shpori, në shtator 2015, është vënë në kontakt me prokurorin e çështjes, Haxhi Giu. Pas disa takimeve e negociatave, ai i ka ofruar 29 mijë euro në këmbim të lehtësimit të akuzës për të vëllain e arrestuar.

Në vazhdim ata kanë shkuar në një pikë këmbimi valutor, ku Aleks Shpori ka depozituar një shumë parash prej 10 mijë eurosh, si “garanci” për shërbimin antiligjor që do t’i kryente prokurori. Pikërisht pamjet e kamerave të kësaj agjencie janë sekuestruar si provë nga prokuroria. Në to duket vëllai i të arrestuarit dhe prokurori Haxhi Giu që shkojnë aty e më pas dalin së bashku.

Punonjësit e pikës së këmbimit në fjalë janë pyetur në prokurori dhe kanë thënë se paratë e lëna nga Aleks Shpori ishin depozituar si “garanci”. Në këtë kohë rezulton se Haxhi Giu është vënë në lëvizje për të plotësuar kërkesën korruptive të Aleks Shporit nga Shkodra. Giu ka dërguar letër në Prokurorinë e Përgjithshme ku propozonte akuzën moskallëzim krimi për të arrestuarin për trafik droge.

Ky propozim nuk është pranuar, duke bërë që i arrestuari të dënohej me 8 vjet burg për drogë, ndërsa Aleks Shpori ka marrë mbrapsht 10 mijë eurot e lëna në pikën e këmbimit si “garanci” për “shërbimin” e prokurorit./panorama/a.k

Next Post
Arsen Wenger mbush 20 vite në krye të Arsenal, ja 11-ja më e mirë e tij

Wenger përflitet për stolin e Anglisë, trajneri: Futbolli është me befasi, nuk e përjashtoj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tentoi të ndalonte Shehajn që mori dokumentin sekret, punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët (VIDEO)

Sot vendoset ‘fati’ i Agron Shehajt! PS kërkon përjashtim dhe hetim nga SPAK: Rrëmbeu marrëveshjen sekrete me SHBA

July 28, 2026
Nga qelia amerikane në shtëpi, historia e bujshme e ish-presidentit të Hondurasit

Nga qelia amerikane në shtëpi, historia e bujshme e ish-presidentit të Hondurasit

July 28, 2026
Franca vazhdon luftën me flakët, Macron: Situata më e vështirë që nga Lufta e Dytë Botërore

Franca vazhdon luftën me flakët, Macron: Situata më e vështirë që nga Lufta e Dytë Botërore

July 28, 2026
Kur bëhet regjistrimi/ Universitetet publikojnë listat e fituesve: Ja ku mund t’i shikoni përgjigjet

Shkolla, larg tregut! Mbi 17 mijë persona me arsim të lartë nuk gjejnë punë, shumica të rinj

July 28, 2026
Mundësi investimi, rihapet ankandi i obligacioneve 15-vjeçare

Mundësi investimi, rihapet ankandi i obligacioneve 15-vjeçare

July 28, 2026
Mbipopullimi në burgje, Avokati i Popullit: Ka mungesë mjekësh dhe kushte të vështira!

Nga prezumimi te fermentimi

July 28, 2026
Teherani përjashton bisedimet direkte me SHBA, Ngushtica e Hormuzit mbetet e bllokuar

Teherani përjashton bisedimet direkte me SHBA, Ngushtica e Hormuzit mbetet e bllokuar

July 28, 2026
E marta me mot të qëndrueshëm në të gjithë vendin

E marta me mot të qëndrueshëm në të gjithë vendin

July 28, 2026
Të huajt ‘dynden’ drejt Shqipërisë, pronat me qira ditore bëhen biznesi i momentit

Të huajt ‘dynden’ drejt Shqipërisë, pronat me qira ditore bëhen biznesi i momentit

July 28, 2026
Nahaylo ngre alarmin: Ja si Rusia synon të zgjerojë ndikimin e saj në Ballkan

Nahaylo ngre alarmin: Ja si Rusia synon të zgjerojë ndikimin e saj në Ballkan

July 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In