Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi këtë të hënë masën e arrestit me burg për ish efektivin Alban Trimi, i cili u arrestua pas vrasjes së Elton Çiçës në zonën e ish bllokut disa javë më parë.
Ish efektivi Trimi është akuzuar për prishjen e provave në vend të krimit dhe për shpërdorim detyre, pasi ai dyshohet se ka fshehur armën dhe celularin e viktimës, fill pas ekzekutimit të Elton Çiçës. java/ a.k