• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Apeli i Ujësjellësit: Mos e konsumoni ujin në Novoselë

by Java News
03/12/2017 16:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtoria e Ujësjellësit të Vlorës i ka bërë thirrje gjithë banorëve të Novoselës se uji që vjen në shtëpitë e tyre nuk mund të përdoret për konsum, pasi nuk plotëson kriteret e trajtimit në depo për shkak të mungesës së energjisë elektrike.

Ujësjellësi i Vlorës në një njoftim shkruan se pas bërjes së analizave dhe klorimit të ujit do të ketë një njoftim të dytë se kur uji do të mund të jetë i konsumueshëm.

Njoftimi i plotë i Drejtorisë së Ujësjellës Kanalizimeve Vlorë.

Ujësjellës Kanalizime Vlorë, bën me dije se për shkak të mungesës së energjisë elektrike gjatë orëve të fundit për shkaqe sigurie të jetës së banorëve të Novoselës dhe fshatrave të kësaj Njësie Administrative si pasojë e përmbytjeve nga dalja e lumit “Vjosë” nga shtrati, ka pasur anomali në drejtim të furnizimit me ujë të pijshëm. Por, situata pritet që të stabilizohet gjatë ditës së sotme me rikthimin e energjisë elektrike. Gjatë kësaj të diele, në orët e pasdites pritet që të bëhet furnizimi me ujë i të gjithë Njësisë Administrative të Novoselës. Ujësjellës Kanalizime, kërkon nga banorët e Novoselës, të gjitha fshatrave të saj, por edhe të zonave të tjera që furnizohen nga ky Ujësjellës, përfshi edhe disa fshatra të Njësisë Administrative Qendër, të mos konsumojnë ujin për ta pirë apo për gatim. Deri në një njoftim të dytë, uji mund të përdoret vetëm për shërbime komunale apo vetjake, por e theksojmë që, kategorikisht jo për tu pirë apo për gatim. Bëjmë me dije se Stacionet e Pompimit të Ujësjellësit nuk janë përmbytur, por duhet të bëhet klorimi i tubacioneve. Pasi të kryhen analizat nga Drejtoria e Shëndetit Publik dhe pasi të jepet miratimi i specialistëve të shëndetësisë, uji mund të konsumohet. Nëpërmjet një tjetër njoftimi, do t’ju informojmë për momentin që uji i pijshëm mund të konsumohet. Kërkojmë mirëkuptimin tuaj, pasi gjithçka është në të mirë të shëndetit të popullatës.

Next Post
Low është zëvendësuesi i Zidane, operacioni pas Rusia ‘18

Low është zëvendësuesi i Zidane, operacioni pas Rusia ‘18

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gra të zhdukura, video me tortura dhe dyshime për trupa të asgjësuar me kimikate: Çfarë fshihte “Shtëpia e Tmerreve” në SHBA?

Gra të zhdukura, video me tortura dhe dyshime për trupa të asgjësuar me kimikate: Çfarë fshihte “Shtëpia e Tmerreve” në SHBA?

October 22, 2026
“Kush janë Antifa, 15-vjeçarët?”/ Karamuço sherr me Kalanë: Do t’i gjejë shteti, pa merak…

“Kush janë Antifa, 15-vjeçarët?”/ Karamuço sherr me Kalanë: Do t’i gjejë shteti, pa merak…

October 22, 2026
“Jam misionar, nuk dorëhiqem” / Laert Vasili: PD me Sali Berishën nuk ka!

Vasili-protestuesve: Shkoni po ua mbajti të godisni një efektiv në SHBA!

October 22, 2026
Kurti dhe Kina anulojnë vizitat në të njëjtën ditë

“Qori dhe Feraj janë zogj të Albin Kurtit” / Çupi: Vetëvendosje erdhi e armatosur në Shqipëri, pas dhunës qëndrojnë idetë e saj

October 22, 2026
Tubim madhështor i “Studentëve Fitojnë” në Serbi, pamjet nga Beogradi

Tubim madhështor i “Studentëve Fitojnë” në Serbi, pamjet nga Beogradi

October 22, 2026
“Reformë për qytetarët dhe jo për ofiqarët”- Mazniku shpjegon “Territorialen”: Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet! Do e vendosë Kuvendi

Rama kërkon dorëheqjet e drejtorëve, Mazniku mohon lidhjen me protestat: Ishte një plan i mëparshëm i qeverisë

October 22, 2026
U largua nga drejtimi i koalicionit, Dashamir Shehi: Bëhet politikë edhe pa mua! Berisha konsumoi opozitën

Shehi propozon “Qeverinë për Evropën”: Të përfshihen socialistë dhe protestues…

October 22, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

Rama dorëheqje? Klosi iu përgjigjet prerë protestuesve: Nuk është kërkesë që negociohet!

October 22, 2026
Franca në flakë, Britania përballë së njëjtës krizë, pse Londra mund t’i shmangë trazirat?

Franca në flakë, Britania përballë së njëjtës krizë, pse Londra mund t’i shmangë trazirat?

October 22, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Aleanca e dy ekstremeve për rrëzimin e qeverisë”/ Meçe: Qori financohet nga e majta ekstremiste, Berisha pjesë e lëvizjes

October 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In