Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se 45630 doza të vaksinës Pfizer kanë mbërritur në aeroportin “Nënë Tereza” mbrëmjen e sotme.
Ai bën të ditur se deri tani në Shqipëri kanë ardhur mbi 1.8 milionë vaksina, teksa iu bën thirrje qytetarëve për t’u vaksinuar ndaj COVID-19.
“🧪 45,630 doza të vaksinës Pfizer sapo kanë mbërritur në Aeroportin ‘Nënë Tereza’ 👉duke e çuar në mbi 1,8 milion numrin e vaksinave të mbërritura në Shqipëri.
🧪 1,270,057 vaksinime janë kryer deri tani, por duhet ende të rritet mbulesa vaksinale, ndaj një thirrje për qytetarët që ende nuk janë vaksinuar👉 të shfrytëzojnë ditët e mbetura të muajit gusht për t’u vaksinuar ndaj COVID-19.
#VaksinatShpëtojnëJetë
#ShqipëriaBuzëqesh🌼”, shkruan Rama.
O mashkull i neveritshem,na cabythen per vaksinatthu se po i blen nga parate qe ju ke vjedhur shqiptarve,i neveritshem ti e stafi jote.