• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Apeli i “Plisave”: Mos të biem prè e skenarit serb, Shqipëria mund të skualifikohet

by
11/09/2015 13:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Apeli i “Plisave”: Mos të biem prè e skenarit serb, Shqipëria mund të skualifikohet

Kryetari i tifogrupit të Kombëtares shqiptare, “Plisat”, Albert Kastrati, u ka bërë thirrje tifozëve shqiptarë të mos bien në provokime të mundshme të serbëve gjatë ndeshjes ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë, e cila do të zhvillohet muajin e ardhshëm në “Elbasan Arena” më 8 tetor. Sipas “Tigrit”, Shqipëria mund të skualifikohet nga gara, prandaj këshillon tifozët të mos hedhin sende në fushë dhe as të mos e bëjnë ndonjë veprim tjetër. Ky është statusi i Kastratit në Facebook: “Ndeshja me Serbinë është shumë afër. Ne jemi vetëm një hap drejt Francës derisa Serbia është matematikisht e skualifikuar. Mirëpo, a ekziston ndonjë skenar tjetër që Serbia mund të gjendet në Kampionatin Europian? Është një mundësi dhe ne duhet ta parandalojme atë. Në qoftë se ne godasim, hyjmë në fushë, apo reagojmë në çfarëdo forme tjetër të dhunshme (duke e ditur edhe fuqinë e shtetit serb ne UEFA ), Shqipëria edhe mund të skualifikohet nga gara. Me këtë rast, automatikisht Serbisë i regjistrohen tri pikë dhe kalon në vendin e tretë (play-off) , duke e pasur edhe një ndeshje tjetër të fundit me Portugalinë, e cila deri atëherë do ta sigurojë vendin e parë në grup dhe nuk do të ketë motiv për t’i mundur. Kështu që na duhet shumë kujdes. Nuk bën në asnjë rast të biem në provokimin e tyre të mundshëm.Ata që tentojnë të futen në fushë, ata që gjuajnë ndonjë send në fushë, ata janë njerëz të shitur të Serbisë. Vetë ne tifozët duhet të kujdesemi më shumë se Policia e Shtetit për këtë ndeshje. Në këtë mënyrë e mbrojmë Shqipërinë më mirë se çdo gjë tjetër.”

Next Post

Në mungesë të Cozman, Tuna e prek vetë 'zogun'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com