• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Apeli i palestinezit me leje qëndrimi në Shqipëri: Ju lutem më nxirrni nga Gaza

by Java News
28/01/2024 20:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ky është palestinezi Nahedh Abdelwahed, i cili emigroi në Shqipëri në vitin 2016, duke u pajisur me leje pune dhe tani ai gëzon lejen e qëndrimit të përhershëm në vendin tonë.

Ai ka mbaruar arsimin e lartë për gazetari  dhe ka regjistruar në Shqipëri një biznes me objekt veprimtarie  Turizëm, përfshi aktivitete televizive, trajnime të ndryshme për menaxhim.

Vitin e kaluar ai shkoi për të vizituar familjen në Gaza, ku ndodhet i bllokuar bashkë me familjen, si pasojë e agravimit të luftës Izrael-Hamas.

Përmes një video-mesazhi, dërguar gazetarit të  Top Channel Muhamed Veliu, ai apelon për ndihmë për t’u evakuuar nga Gaza.

“Unë i kërkoj qeverisë shqiptare të më ndihmojë mua dhe familjen time, të na nxjerrë nga Rripi i Gazës, në Kajro. Siç mund ta shikoni pas meje në këtë shtëpi ku unë jetoj është e shkatërruar nga forcat ushtarake izraelite. Këtu ku unë jetoj dhe në të gjithë Rripin e Gazës është e njëjta situatë. Në kushtet kur unë kam një leje qëndrimi në Shqipëri, i lutem qeverisë së Shqipërisë të na evakuojë prej Gazës drejt Kajros, e më pas të rikthemi në Shqipëri. Çdo gjë këtu në Rafa, qytetin ku unë jam është shkatërruar përfshi xhamitë dhe kishat”, thotë Nahedh Abdelwahed.

Nahedh Abdelwahed e bazon këtë kërkesë drejtuar autoriteteve shqiptare, në ligjin shqiptar për të huajt ku në nenin 96 thuhet: “Banorët afatgjatë gëzojnë të drejtat ekonomike, shëndetësore dhe sociale, të njëjta me shtetasit shqiptarë, në përputhje me legjislacionin në fuqi.”

Pas apelit për ndihmë në Top Channel, të dy shqiptaro palestinezëve Amal Ashour dhe të vëllait Iliad, u vu në lëvizje Ministria e Punëve të Jashtme, e cila së bashku me ambasadën tonë në Egjipt, mundën t’i evakuojnë nga Gaza në muajin Nëntor 2023.

Ata tani jetojnë bashkë me fëmijët e tyre në Tiranë.

/f.s

Next Post
Po udhëtonin në Serbi, sulmohen me gurë dy autobusë nga Kosova

Po udhëtonin në Serbi, sulmohen me gurë dy autobusë nga Kosova

Comments 1

  1. Klaus says:
    2 years ago

    Neni 96 vlen per ata qe jetojne ne Shqipperi per ndonje pension social apo vizite te mjeku. Asnje detyrim nuk ka Shqipnia ndaj ketij zotnise. Asnje vend nuk eshte aq budalla te marre palestineze ne keto momente. Po cfare nuk pret nga kozmopolitet e Tiranes e kane zakon te behen me pape se papa.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Storm 17”/ Arrestohen 4 shtetase kineze në Durrës, 4 të tjerë procedohen për prostitucion

“Storm 17”/ Arrestohen 4 shtetase kineze në Durrës, 4 të tjerë procedohen për prostitucion

April 9, 2026
Deti i Kinës Jugore , mbetet arenë e përplasjeve midis Kinës dhe Filipineve

Deti i Kinës Jugore , mbetet arenë e përplasjeve midis Kinës dhe Filipineve

April 9, 2026
Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

Meloni thirrje BE-së: Blloku të shqyrtojë pezullimin e përkohshëm të rregullave të shpenzimeve

April 9, 2026
Ndryshon siguracioni i makinave/ Nga 1 janari zbatohen rregullat e reja! Kush përfiton bonus e kush paguan më shumë

Importi “pa frena” i automjeteve, një makinë për çdo dy shqiptarë, rrugët drejt “mbipopullimit”

April 9, 2026
Çmimet në Shqipëri po rriten, edhe pse zyrtarisht nuk duken

“Do të ndikohet nga zhvillimet ndërkombëtare”, BB: Shqipëria, 3.4% rritje ekonomike në 2026

April 9, 2026

“Specialistët” e PD

April 9, 2026
Dosja e Ballukut në Gjykatën e Lartë, ja cili gjyqtar do të shqyrtojë rekursin

Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Belinda Ballukut

April 9, 2026
Zbulohet ara me kanabis në Shkodër, arrestohen babë e bir

Zbulohet ara me kanabis në Shkodër, arrestohen babë e bir

April 9, 2026
Greqi/ Vajza 10-muajshe me shenja kafshimi dhe djegie, arrestohen nëna dhe partneri i saj

Greqi/ Vajza 10-muajshe me shenja kafshimi dhe djegie, arrestohen nëna dhe partneri i saj

April 9, 2026
“Java e parë do e gjejë këtë kantier të hapur!”, autostrada Tiranë-Durrës drejt përfundimit

“Java e parë do e gjejë këtë kantier të hapur!”, autostrada Tiranë-Durrës drejt përfundimit

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In