• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Apeli i mjekëve/ Fëmijët shqiptarë të rrezikuar seriozisht nga smartfonat dhe tabletat

by Java News
25/11/2018 17:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dikur fëmijët mezi prisnin të vinte ora e lojës, për të dalë jashtë shtëpisë me shokët ku i priste kryesisht loja me top.

Fëmijët ishin shumë kreativ për të shpikur lojëra argëtuese edhe me mjete rrethanore ndërsa harroheshin për orë të tëra dhe vetëm errësira i mblidhte në shtëpi. Po sot çfarë ndodh, fëmijët e kanë braktisur natyrën dhe lojërat fëminore duke zgjedhur si shokun më të mirë ekranin e vogël të smartfonit apo tabletit.

I zhytur brenda kuadratit dixhital, Enea mezi na hedh sytë teksa e filmojmë me kameran tonë. E ëma e Eneas Erjona pranon se problemi nis nga vetë prindërit.  Më e vogla e familjes Aberta është 3 vjece dhe që në këtë moshë nuk lejon askënd që ti prek tabletin të cilin di ta përdorë shumë mirë sa për të gjetur lojërat e saj.

Por ka edhe fëmijë si Melisa që të ushqyerin e ka të lidhur ngushtësisht me ekranin dixhital ku shikon kartonat e preferuar. Lidhja është aq fortë sa po t’ia shkëpusësh aparatin fëmija  ndërpret menjëherë të ngrënin.

Por a është varësia ndaj pajisjeve dixhitale halli I vetëm që duhet të shqetësoj një prind? Rubin Topi mjek okulist pranë poliklinikës nr 2 në Tiranë liston një sërë dëmtimesh që mund ti vijnë fëmijës nga qëndrimi I gjatë përballë rrezatimit të ekraneve dixhitale. Por rreziku më i madh janë lojërat elektronike të cilat shkaktojnë lodhje të trurit e deri në dëmtimin e tij.

Mjeku okulist Rubin Topi pohon se sa më i vogël është ekrani dixhital në dorën e fëmijës  aq më i madh është dëmtimi në shikim.

Po çfarë emetojnë ekranet dixhitale me ndikim kaq negativ në shëndetin e fëmijëve dhe përse ekspertët mendojnë se varësia që krijohet është ngjashme me varësinë nga droga.

Pyesim Rubin Topi mjekun sesa është limiti kohor i provuar shkencërisht që një fëmijë të mos pësojë dëme nga lundrimi në internet apo lojërat elektronike? Përgjigja që marrim është e prerë,  maksimumi 40 minuta.

Mjeku rendit tre shtylla kryesore për të mbrojtur sa nuk është vonë syrin e fëmijëve nga rrezatimi i ekraneve dixhitale.

E para është përdorimi i lotit artificial pa konservant. 2. Përdorimi i syzeve me xham mbrojtës në varësi të kohës së qëndrimit para ekraneve dixhitale. 3- cdo 20 minuta 20 sekonda pushim duke hedhur shikimin në natyrë mbi 20 metra larg.

Por varësia e fëmijëve ndaj teknologjisë smartofon, tablet, i-pad apo kompjuter nuk është një fenomen shqiptarë pasi këtë sëmundje prej më shumë se një dekadë po e vuajnë vendet më të industrializuara të botës. Për më tepër varësia që krijohet është pranuar në cilësinë e sëmundjes mendore nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Por në ndryshim nga shumë vende të botës në Shqipëri nuk ka asnjë studim sesa është i përhapur  fenomeni cilat janë dëmtimet që vijnë nga përdorimi pa kriter I ekraneve dixhitale dhe aq më pak se cilat janë rrugët për të minimizuar të metat dhe efektet anësore që bashkëshoqërojnë teknologjinë vizuale sot.

Mjeku shpjegon përmes fakteve shkencore sesi përdorimi tej limiteve I celularëve dhe llojeve të tjera smartfone nga fëmijët si dhe të rriturit është shton rrisqet për tumore të trurit.

“Rreziku është po aq prezent edhe nëse – qëndrojmë afër personit që ka në përdorim një pajisje që lëshon valë dixhitale”- thote Altin Kuqo mjek neurolog ne QSUT.

Parë në një tjetër aspekt qëndrimi i fëmijëve për orë të tëra mbyllur në shtëpi para ekraneve dixhitale konsiderohet nga ekspertët si vrasësi I fëmijërisë së tyre, kjo pasi fëmijët gjithnjë e më shumë i largohen lojërave fëminore, shoqërisë ambientit rrethues duke u zhytur në një tjetër realitet atë virtual.

Për psikologen Arjana Mucaj gabimi më i madh nis nga vetë  prindërit e që për të fituar pak kohë të lirë i lënë fëmijës në dorë celularin apo pajisje të ngjashme.

Në mungesë të një studimi serioz nga strukturat shëndetsore në vend është e vështirë edhe për vetë ekspertët që të përcaktohet se në cmoshë fëmija duhet të njihet me teknologjinë e komunikimit smartfonë apo derivate të saj.

Është fakt i pamohueshëm që e ardhmja i përket botës dixhitale. Telefona dhe ora inteligjente, tablet, smartfonë laptop, smart tv, janë vetëm disa nga shpikjet më revolucionare që ndryshuan rrënjësisht stilin tonë të jetesës dhe të menduarit për të ardhmen.

Por po aq është fakt se kjo e mirë e madhe që me të drejtë vlerësohet si mrekullia e shekullit 21 lehtësisht mund të na kthehet kundër pse jo në sëmundjen e shekullit nëse nuk tregohet kujdes dhe abuzohet me të.

Ndaj apeli që vjen përmes këtij materiali i drejtohet më së pari prindërve që të gjejnë rrugë dhe mjete për ti mbrojtur fëmijët varësia prej teknologjisë, që nesër të mos jetë vonë.(bw)

Next Post
Delegacioni i PE takon muxhahedinët në Tiranë

Delegacioni i PE takon muxhahedinët në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Libri, The Albanian files, u gjykua para se të lexohej

Si ndërtohet një qytet para se të ndërtohet një ndërtesë

July 23, 2026
Nis rrugëtimin nisma “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Rama fton sipërmarrësit të aplikojnë

Nis rrugëtimin nisma “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Rama fton sipërmarrësit të aplikojnë

July 23, 2026
Euro ndryshon “fytyrë”, Banka Qendrore Evropiane zbulon projektet për kartëmonedhat e reja

Euro ndryshon “fytyrë”, Banka Qendrore Evropiane zbulon projektet për kartëmonedhat e reja

July 23, 2026
Letra drejtuar kryeministrit të ri, milionerët britanikë kërkojnë që të taksohen më shumë

Letra drejtuar kryeministrit të ri, milionerët britanikë kërkojnë që të taksohen më shumë

July 23, 2026
Opozitë budallaqe

Opozitë budallaqe

July 23, 2026
Shoku i tij Martin Cani humbi jetën nga sulmi me thikë, flet babai i Luis Meçes: Djali im nuk e ka kaluar ende traumën

Shoku i tij Martin Cani humbi jetën nga sulmi me thikë, flet babai i Luis Meçes: Djali im nuk e ka kaluar ende traumën

July 23, 2026
Përplasje mes policisë dhe protestuesve, shoqërohen 23 persona

Përplasje mes policisë dhe protestuesve, shoqërohen 23 persona

July 23, 2026
Dalin detaje nga plagosja në det e 17-vjeçarit në Vlorë, policia: Rrëshqiti dhe ra në pjesën e motorit të mjetit lundrues

Dalin detaje nga plagosja në det e 17-vjeçarit në Vlorë, policia: Rrëshqiti dhe ra në pjesën e motorit të mjetit lundrues

July 23, 2026
“Persona të maskuar duan të shfrytëzojnë situatën, ka elementë që kërkojnë destabilizim”, alarmi i ekspertit të sigurisë

“Persona të maskuar duan të shfrytëzojnë situatën, ka elementë që kërkojnë destabilizim”, alarmi i ekspertit të sigurisë

July 23, 2026
Kamioni që mori dy jetë te TEG-u/ Zbardhen të dhënat e para të hetimit dhe pistat për shkakun e aksidentit

Kamioni që mori dy jetë te TEG-u/ Zbardhen të dhënat e para të hetimit dhe pistat për shkakun e aksidentit

July 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In