• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Apeli i Lleshajt nga Kukësi: Për një shoqëri të sigurt, policia duhet të jetë pjesë e komunitetit

by Java News
01/05/2019 14:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri Lleshaj zhvilloi sot një takim me maturantët e shkollës së mesme “Havzi Nela”, në Kukës.

Gjatë fjalës së tij, Lleshaj tha se “Nëse duam të ndërtojmë një shoqëri të sigurt, duhet që Policia të jetë pjesë e komunitetit, duke u përfshirë”.

Në takim me një grup maturantësh, në kuadër të Ditës në Qark, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes Policisë dhe Komunitetit me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë publike. “Nëse ne duam të ndërtojmë një shoqëri të sigurt, një shoqëri ku njeriu të ndihet mirë, duhet që policia të jetë pjesë e komunitetit. Dhe që të ndodhë kjo, policia duhet të përfshihet”, u shpreh ministri.

Ai e konsideroi sfidë çështjen e sigurisë publike dhe detyrë kryesore të Policisë së Shtetit, duke nënvizuar rëndësinë që ka parandalimi i krimit përmes bashkëpunimit me qytetarët. Në këtë kontekst, Lleshaj përmendi mundësinë që të rinjtë e gjithë qytetarët, të denoncojnë në Polici edhe nëpërmjet aplikacionit “Komisariati Dixhital”.dfde05d1-fce7-422c-88ad-95d0e09d91fb

Ministri i ftoi gjimnazistët ta shohin si mundësi konkrete bashkimin me Policinë e Shtetit. “Policisë i duhen të rinj e të reja. Kështu që është shumë e rëndësishme që ju të mendoni për t’u bashkuar me Policinë e Shtetit në role të ndryshme. Për arsye se s’mund ta kërkojmë sigurinë që të na vijë nga të tjerët. Nuk mund të themi që – jo unë për vete nuk përfshihem, por sigurinë e dua. Sigurinë duhet ta ndërtojmë së bashku. Por në të njëjtën kohë duhet të jeni të bindur që përfshirja në Policinë e Shtetit është e lidhur me sfida të jashtëzakonshme”, u shpreh Lleshaj.

Në përgjigje të interesit të gjimnazistëve, për problematikat në infrastrukturën rrugore, ministri deklaroi se po kryhen investime, por njëkohësisht duhet korrigjuar edhe sjellja e përdoruesve të rrugës. “Ka nevoja të jashtëzakonshme për investime në infrastrukturë, sinjalistikë. Përpjekje po bëhen, por në fakt duhen bërë paralel, duhet edhe sjellja jonë të ndryshojë. Duhet të bëjmë investime te sjellja jonë si drejtues mjetesh, por edhe si këmbësorë”, nënvizoi ai.

Në lidhje me sigurinë në shkolla, z.Lleshaj sqaroi se ka një projekt specifik në kuadër të programit “Policimi në Komunitet”.
Sa i përket dhunës në familje, ministri u shpreh se atë e ushtrojnë të dobëtit, por këta elementë duhen izoluar sa më parë. “Një brez i ri mund të ndryshojë botën, jo të ndryshojë një raport me një polici ndoshta që është i papërgjegjshëm. Nëqoftë se do të thosha vetëm një fjali për policinë, është kjo: – Po ndërtuam marrëdhënie besimi me qytetarët, ne e kemi realizuar misionin tonë. Gjithçka më pas është shumë, shumë e thjeshtë. Krejt puna është të ndërtohet ky besim. Që të ndërtosh besimin, duhet të punosh fort, ta meritosh. Dhe tani është radha jonë. Detyra e Policisë është që të përshtatet me qytetarët dhe të ndërtojë një marrëdhënie besimi. Por ju lutem mos hezitoni për të ndjekur çdo rrugë. Dhe mos prisni që dhuna të vijë te ju. Duhet të shqetësoheni kur dhuna shkon te një tjetër, që s’e keni gjë fare. Te ajo shoqja e klasës me të cilën ndoshta s’ke lidhje fare, ose te komshiu a komshija. Nëqoftëse luftoni për të tjerët, dijeni që po luftoni më shumë për vete.”

Në lidhje me parametrat e sigurisë në tërësi, ministri Lleshaj pohoi se Shqipëria është vend i sigurt. “Kontaktet janë e vetmja gjë, që bën që Policia dhe publiku ta kuptojnë njëri-tjetrin si një komunitet, pjesë e të njëjtit komunitet. Zakonisht dhe, për fat të keq edhe për shkak të historisë sonë, ne kemi tentuar që Policinë ta shohim si pjesën që ka detyrë të na kufizojë, ndëshkojë, gjobitë, dënojë, lidhë etj. Nga ana tjetër Policia e ka konsideruar publikun në mënyrë indiferente dhe është marrë vetëm me pjesën e keqe, ku janë ata njerëzit me probleme, kandidatët e mundshëm për të bërë krime, kriminelët e mundshëm, ose ata që janë ndërkohë kriminelë. Në fakt Policia, në botën demokratike, duhet të merret me qytetarët së pari. Pastaj me ata që janë problematikë, por jo vetëm me problematikët”, shtoi ministri.

g.kosovari

Next Post
Patozi: “Bindja Demokratike” nuk do garojë në bashkitë e djathta ku ka kandidatë të pavarur

Patozi: "Bindja Demokratike" nuk do garojë në bashkitë e djathta ku ka kandidatë të pavarur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensione për Reformën Zgjedhore / PD kundërshton rendin e ditës, Bylykbashi i vendos kusht PS-së: Hiqni hartën territoriale dhe…

Tensione për Reformën Zgjedhore / PD kundërshton rendin e ditës, Bylykbashi i vendos kusht PS-së: Hiqni hartën territoriale dhe…

November 9, 2026
Sulm me raketa dhe dronë në Riad, dëmtohet kulla e gjigantit saudit të naftës Aramco

Sulm me raketa dhe dronë në Riad, dëmtohet kulla e gjigantit saudit të naftës Aramco

November 9, 2026
Valixhja e tmerrit në Athinë: Vajza u gjet me këmbë të lidhura, 2 pistat policore dhe dyshimet për serial killer

Valixhja e tmerrit në Athinë: Vajza u gjet me këmbë të lidhura, 2 pistat policore dhe dyshimet për serial killer

November 9, 2026
Pse amerikanët po rebelohen kundër Musk dhe gjigantëve të teknologjisë?

Pse amerikanët po rebelohen kundër Musk dhe gjigantëve të teknologjisë?

November 9, 2026
Greva në Infrakos paralizon trenat në Kosovë, pezullohen të gjitha linjat

Greva në Infrakos paralizon trenat në Kosovë, pezullohen të gjitha linjat

November 9, 2026
Tre skenarë për qeverinë e re në Izrael, Eisenkot kërkon aleatë për të larguar Netanyahun

Tre skenarë për qeverinë e re në Izrael, Eisenkot kërkon aleatë për të larguar Netanyahun

November 9, 2026
Ra pre e spiunazhit kinez? Trump “thyen heshtjen” për skandalin që përfshin shefin e Nvidia-s

Ra pre e spiunazhit kinez? Trump “thyen heshtjen” për skandalin që përfshin shefin e Nvidia-s

November 9, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e hënë 9 nëntor 2026, dashuria, puna dhe fati për të gjitha shenjat

November 9, 2026
Horror në Athinë, gjendet trupi i pajetë i një vajze brenda një valixheje

Horror në Athinë, gjendet trupi i pajetë i një vajze brenda një valixheje

November 9, 2026
Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In