• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Apeli i ekspertëve: Vaksinohuni pavarësisht rrezikut të inflamacionit në zemër! Miokardi trajtohet më lehtë se COVID

by Java News
15/10/2021 10:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edhe pse vaksina e Modernas në vendet skandinave nuk do t’u jepet për momentin të rinjve, ekspertët rekomandojnë edhe më tej vaksinimin, kjo për shkak të rrezikut të Long-Covid, pasojave pas infektimit me virusin.

Lajme të tilla e rrisin pasigurinë tek fëmijët dhe prindërit: Pas Suedisë e Danimarkës tani edhe Finlanda i kufizon vaksinat kundër Coronës të koncernit amerikan, Moderna. Në Suedi kufizimi vlen për nën 30 vjeçarët, në Danimarkë për personat nën 18 vjeç, kurse në Finlandë si rregull për meshkujt nën 30 vjeç. “Lidhja është veçanërisht e dukshme, sidomos tek vaksina Spikevax e Modernas, veçanërisht pas dozës së dytë”, thuhet në deklaratën e autoriteteve shëndetësore suedeze.

Thjesht masa kujdesi parapra

Megjithatë autoritetet përkatëse theksojnë, se bëhet fjalë për një masë kujdesi paraprak, sepse rreziku i inflamacionit të muskulit të zemrës, miokardit dhe perikardit është shumë i vogël. Në vend të kësaj kjo grupmoshë e prekur është më mirë të vaksinohet mevaksinën BioNTech/Pfizer, rekomandojnë autoritetet suedeze. Kjo është pak e habitshme, pasi si tek vaksina e BioNTech ashtu si tek ajo e Modernas bëhet fjalë për vaksinat e tipit mARN.

E ndërkohë konsiderohet e provuar në masë të gjerë, që ky efekt anësor i rrallë, pra inflamacioni i muskulit të zemrës, mund të shfaqet pas një vaksinimi me njërën nga vaksinat e mARN që përdoren kundër SARS-CoV-2. Një analizë e fundit e një sigurimi shëndetësor amerikan konfirmon, se pas dozës së dytë të vaksinës së tipit mARN të BioNTech dhe Modernas në raste të veçanta mund të shfaqet miokardi, inflamacioni i muskulit të zemrës, sidomos tek djemtë e rinj. Që në mesin e korrikut të dy koncernet, BioNTech dhe Moderna kishin informuar për një lidhje të mundshme me vaksinën të miokardit tek djemtë e rinj.

Këshilla: Megjithatë më mirë vaksinohuni

Shumë ekspertë të shëndetësisë megjithatë i këshillojnë të rinjtë nëse është e mundur të vaksinohen. Vaksina mbetet mbrojtja më e mirë, sipas tyre, sepse rreziku i inflamacionit të muskulit të zemrës është shumë herë më i vogël, se infektimi me Corona apo pasojat afatgjata të mundshme të sëmundjes, të njohura si long-Covid. “Miokardet pas vaksinës mes vaksinat mARN janë të provuara, por pasoja shumë të rralla, që shfaqen më shpesh tek djemtë, se tek vajzat (..) Zhvillimi akut i miokardit shpesh nën trajtim spitalor kalon lehtë; për pasoja afatgjata nuk ka dijeni deri tani”, shkroi Instituti Gjeman Robert Koch në “Buletinin Epidemiologjik” të 19 gushtit 2021.

Fëmijët e të rinjtë vërtet në shumicën e rasteve kur infektohen me Corona e kalojnë lehtë sëmundjen, por mbetet rreziku i long-Covid, pra i një dëmtimi të vazhdueshëm tek këta të rinj në zhvillim, tregon një studim suedez mbi pasojat afatgjata tek fëmijët e të rinjtë në nëntor 2020. Këtu bëjnë pjesë sindroma e inflamacionit multisistemik e njohur si MIS-C, sindroma e inflamacionit PIMS dhe ajo e lodhjes kronike, ME/CFS.

Inflamacionet e muskulit të zemrës shpesh nuk diagnostikohen

Inflamacionet e muskulit të zemrës tek të rinjtë nuk shkaktohen vetëm nga vaksinat e mARN. Edhe pas vaksinës kundër viruseve Papillom, influencës, meningjitit, tifos, encefalitit japonez, antraksit, ose variolës mund të ketë në raste të rralla komplikacione të tilla, sipas një raporti të vitit 2018 të Autoritetit amerikan të Shëndetësisë, FDA.

Por një miokard mund të shkaktohet edhe nga infektimi i rrugëve të frymëmarrjes, herpesit apo virusit inflenca. Por edhe infektimet bakteriale si borrelia, streptokokët apo legionelat mund të shkaktojnë miokardin. Shpesh ndodh që inflamacioni i muskulit të zemrës nuk dallohet, sepse simptomat e kollës, temperaturës, dhimbjet e kokës shpesh nuk lidhen me miokardin. Gjatë miokardit pacientët ndjejnë vështirësi në frymëmarrje, kanë marrje mendsh, angështi në kraharor, zemra rreh fort apo ritmi i rrahjes së zemrës ndryshon. Nëse inflamacioni diagnostikohet në elektrokardiogram atëherë duhet që pacienti të mënjanojë strapacimet fizike. Më parë mjekët porosisnin për regjim shtrati, sot lejohen shëtitjet e vogla. Pacientët marrin dhe ilaçe që e lehtësojnë zemrën dhe stabilizojnë funksionin e pompimit të gjakut. Më pasj një kardiolog duhet ta kontrollojë zemrën në intervale 2-3 javore.

Pas një infeksioni nuk duhet bërë shpejt sport

Parimisht pas një infeksioni nuk duhet filluar herët me sportin. Ngarkesa trupore dhe aktivitete sportive të nivelit të lartë duhet të mënjanohen pas një infeksioni për një gjysmë viti. Miokardi është delikat edhe për një të rritur, kurse për të rinjtë e fëmijët është një rrezik edhe më i madh. Tejlodhja kur ata hidhen e lodrojnë, luajnë me pasion futboll apo kërcejnë mund të kalojë miokardin në komplikacione si probleme me frymëmarrjen, dobësim të zemrës, aritmi deri edhe në vdekjen e papritur.

E në këtë rast nuk ka rëndësi, nëse inflamacioni i muskulit të zemrës u shkaktua nga një infeksion “normal” apo një vaksinë e Coronës. Pra pas një infeksioni të rëndë rikthehuni me ngadalë në normalitetin e mëparshëm!/REL

Next Post
Të hënën nis viti i ri akademik/ Hoxha: Mbi 50% e studentëve janë vaksinuar, të tjerët do lejohen nëse paraqesin test PCR

Të hënën nis viti i ri akademik/ Hoxha: Mbi 50% e studentëve janë vaksinuar, të tjerët do lejohen nëse paraqesin test PCR

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Holanda tërhiqet nga operacionet antidrogë të udhëhequra nga SHBA-ja në Karaibe

Holanda tërhiqet nga operacionet antidrogë të udhëhequra nga SHBA-ja në Karaibe

January 6, 2026
Tabaku për median gjermane: Integrimi kalon më parë nga proceset demokratike…

Salianji nuk është më anëtar i Kryesisë? Tabaku: Nuk di të ketë një vendim të tillë! Vlerësoj mendimin ndryshe!

January 6, 2026
Koçiu nga Shkodra: Situata nga reshjet nën kontroll, strukturat në gatishmëri në të gjithë vendin

Koçiu nga Shkodra: Situata nga reshjet nën kontroll, strukturat në gatishmëri në të gjithë vendin

January 6, 2026
“Do t’ju hapim barkun me plumba”/ Dy persona kërcënojnë forcat “Shqiponja” në mes të Shkodrës

Zbulohet arsenal armësh dhe drogë në Roskovec, arrestohen dy persona

January 6, 2026
Vendosi bast se Maduro nuk do ishte më president, fiton 436 mijë dollarë

Vendosi bast se Maduro nuk do ishte më president, fiton 436 mijë dollarë

January 6, 2026
Çifti me një fëmijë të mitur kërkon të ndahet, Gjykata nuk i lejon, ja cila është arsyeja

I drogoi dhe filmoi abuzimin seksual ndaj dhjetëra grave, hipnoterapisti del para gjykatës

January 6, 2026
Kurbini, bashkia më e prekur nga moti i keq. Vengu: Pritet një front i dytë meteorologjik në vijim

“Ushtria po monitoron lumenjtë”, ministri Vengu: Rrezikojnë daljen nga shtrati, Erzeni në pikën kritike

January 6, 2026
Panik në Ramallah, forcat izraelite bastisin universitetin! Plagosen 11 palestinezë

Panik në Ramallah, forcat izraelite bastisin universitetin! Plagosen 11 palestinezë

January 6, 2026
Operacioni ndaj Maduros / Zekthi: Nuk u realizua për të vendosur demokracinë në Venezuelë

Operacioni ndaj Maduros / Zekthi: Nuk u realizua për të vendosur demokracinë në Venezuelë

January 6, 2026
Banesa shkrumbohet nga flakët në Klos, kryefamiljari me lot në sy: Jemi 11 anëtarë në qiell të hapur

Banesa shkrumbohet nga flakët në Klos, kryefamiljari me lot në sy: Jemi 11 anëtarë në qiell të hapur

January 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In