Gjyqtarët përmenden shpesh si shembull korrupsioni, të cilit synon t’i japë fund Reforma në Drejtësi, ndonëse për momentin është e pazbatueshme, për shkak të mosmiratimit të ligjeve për Vettingun. Pikërisht Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë i ka bërë thirrje politikës për miratimin sa më shpejt të ligjeve, duke përshëndetur ndryshimet kushtetuese. Me anë të një deklaratë drejtuar mediave UGJSH pohoi se forcat politike duhet të votojnë sa më parë ligjet organike, në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias. Me hyrjen në fuqi të Reformës, Unioni shpreson t’i jepet fund përbaltjes së përgjithshme ndaj gjyqtarëve.
Nga ana tjetër Unioni i Gjyqtarëve ngriti shqetësimin se është ushtruar presion ndaj gjyqtarëve.
DEKLARATA E UNIONIT
Unioni i Gjyqtareve të Shqipërisë përshendet hyrjen ne fuqi te ndryshimeve kushtetuese dhe fton forcat politike te votojne sa me pare te jete e mundur, ne perputhje me rekomandimet e Komisionit te Vencecias, ligjet organike perkatese, pa te cilat nuk mund te jete i mundur implementimi i ketyre ndryshimeve. Unioni i Gjyqtareve te Shqiperise nenvizon se, ka qene dhe do te mbetet nje nder subjektet me te interesuara ne kryerjen e kesaj reforme te thelle ne sistemin e drejtesise, e cila startoi rreth nje vit e gjysme me pare. Kontributi i UGJSH eshte vleresuar maksimalisht nga Komisioni i Venecias dhe Kuvendi i Shqiperise, pasi ne Opinionin perfundimtar dhe ndryshimet Kushtetuese, gjeten vend rreth 90% e verejtjeve dhe rekomandimeve tona.
Por, me keqardhje te madhe kujtojme se, gjate kesaj kohe, mbi te gjithe gjyqtaret e te gjitha shkalleve, perfshi edhe gjyqtaret e Gjykates Kushtetuese, eshte ushtruar nje presion i jashtezakonshme politik e mediatik, shpesh here pa te drejte, duke i perbuzur, fyer madje edhe kercenuar.
Miratimi i reformes ne drejtesi sanskionoi edhe fillimin e nje procesi te ri kontrolli (vetting) mbi te gjitha hallkat e sistemit te drejtesise. Ky proces, i cili do te zhvillohet tashme mbi baza te qarta kushtetuese dhe jo sipas orientimeve te partive politike, eshte kerkuar dhe mirepritur qe ne krye te heres nga Unioni i Gjyqtareve te Shqiperise, si e vetmja menyre per ti dhene fund perbaltjes se pergjitheshme te gjyqtareve dhe prokuroreve, individualizimit te qarte te pergjegjesve dhe pergjegjesive dhe rindertimit te besimit mes sistemit te drejtesise dhe publikut.
Per pasoje, UGJSH fton te gjithe klasen politike, median dhe shoqerine civile te mos e perdore procesin e vettingut si nje mjet presioni ndaj gjyqtareve dhe prokuroreve, qe vazhdojne te kryejne me perkushtim detyren e tyre kushtetuese, edhe pse nen kete klime aspak normale presioni.
Unioni i Gjyqtareve te Shqiperise thekson edhe nje here se tashme, procesi i vettingut eshte nje proces kushtetues, qe do te kryhet nga institucione kushtetuese, mbi bazen e parimeve te kontrollit dhe balances, sundimit te ligjit dhe shtetit te se drejtes dhe jo nga partite politike, te cilat jo vetem qe nuk duhet te jene pjese e ketij procesi por, duhet te nxisin dhe pjesen tjeter te shoqerise sone, te lene te qete keto institucione dhe punonjesit e drejtesise te kryejne sa me mire, me ndershmeri dhe perkushtim, bazuar vetem ne prova dhe fakte, detyrat e ngarkuara nga Kushtetuta dhe ligji.
d.i.