• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Apel i ministrit Koka: 22 shtatori, dita ndërkombëtare “Në qytet pa makinën time”

by
17/09/2015 11:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, nëpërmjet faqes së tij zyrtare në Fb, apelon dhe inkurajon të gjithë qytetarët në vendin tonë në javën pa makina (16-22 shtator). “Në veçanti, më datën 22, të lini makinën tuaj në shtëpi, ashtu si shumë qytetarë të tjerë evropianë. Ecni, përdorni biçikletat ose drejtojuni transportit publik! Të paktën 1 ditë në vit të gjithë meritojmë ajër më të pastër”, apelon ministri.
Kjo është një nismë e Bashkimit Evropian dhe shtrihet në të gjithë botën, e titulluar “Java Europiane e Qarkullimit”, e cila finalizohet me datën 22 shtator me ditën “Në qytet pa makinën time”, e cila ka në fokus reduktimin e përdorimit të makinave private dhe promovimin e alternativave mjedisore në transport.

Veprimtaritë në kuadër të kësaj nisme zhvillohen në të njejtën kohë në 1130 qytete, në 35 shtete të botës, duke synuar të ndërgjegjësojnë publikun për pasojat negative që shkakton përdorimi i automjeteve në mjedis, si dhe poster 22 shtatorpër të inkurajuar zhvillimin e transportit të qëndrueshëm publik.
Në kuadër edhe të temës së vitit 2015 shpallur nga Bashkimi Europian “ Zgjidh. Ndrysho. Kombino” (Choose.Change. Combine) Ministria e Mjedisit ka nisur një fushatë sensibilizimi në lidhje me 22 shtatorin, ditën “Në qytet pa makinën time”.
Shqipëria është bërë anëtare e nismës europiane që prej vitit 2002.

Next Post

“Surpriza”, pranga 6 personave, akzuohen për 19 vjedhje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Specialja” kthehet nga pushimet, javën tjetër rifillon gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Nis seanca në Hagë, të akuzuarit për pengim të drejtësisë deklarohen të pafajshëm

February 27, 2026
PROFIL/ Zëvendëson Pirro Vengun, kush është ministri i ri i Mbrojtjes, Ermal Nufi?

PROFIL/ Zëvendëson Pirro Vengun, kush është ministri i ri i Mbrojtjes, Ermal Nufi?

February 27, 2026
Rektori i Univeristetit Bujqësor: Programe të reja sipas modelit austriak, diploma të vlefshme edhe në Europë

SPAK lexon pretencën, sa vite burg kërkon prokurori për të pandehurit e Universitetit Bujqësor të Tiranës (EMRAT)

February 27, 2026
Shembja e aksit Librazhd-Prrenjas, Shoqëria Civile e qarkut Korçë paralajmëron protestë të hënën

Shembja e aksit Librazhd-Prrenjas, Shoqëria Civile e qarkut Korçë paralajmëron protestë të hënën

February 27, 2026
Dorëheqjet në Bashki, reagon Tabaku: Rama po shkrin çdo pushtet në një dorë të vetme

Tabaku: 90 familje në rrugë! “Made in Albania” po shuhet nga taksat dhe kriza ekonomike

February 27, 2026
Presidenti Begaj vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, takim me homologen Davkova! Çfarë do të diskutohet

Presidenti Begaj vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, takim me homologen Davkova! Çfarë do të diskutohet

February 27, 2026
Avokati: Thyerja e vizës për Britaninë sjell ndalim hyrjeje deri në 10 vite

Avokati: Thyerja e vizës për Britaninë sjell ndalim hyrjeje deri në 10 vite

February 27, 2026
“Durimit i erdhi fundi!”, Pakistani i shpall luftë Afganistanit, sulme e shpërthime me dhjetëra viktima

“Durimit i erdhi fundi!”, Pakistani i shpall luftë Afganistanit, sulme e shpërthime me dhjetëra viktima

February 27, 2026
Arratiset nga spitali i Kosturit i burgosuri shqiptar, policia në alarm, blindohet edhe kufiri

Tragjike në Korinth! U qëllua me thikë nga greku gjatë një sherri, humb jetën i riu shqiptar

February 27, 2026
Pak orë pas ndryshimeve në kabinet, kryeministri Rama mbledh sërish ministrat

Pak orë pas ndryshimeve në kabinet, kryeministri Rama mbledh sërish ministrat

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In