• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Apel i ISHP: Edhe ata që kanë kaluar COVID të vaksinohen!

by Java News
02/08/2021 23:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik këshillojnë qytetarët që kanë mbi 6 muaj që e kanë kaluar COVID, të vaksinohen sepse nxisin antitrupat. Gjatë muajit të hapur të vaksinimit për qytetarët mbi 18 vjeç do të përdoren vaksinat Coronavac, Astrazeneca dhe Pfizer, pro kjo e fundit vetëm për të sëmurët kronike. 

Menaxherja e Programit Kombëtar të vaksinimit, Erida Nelaj

Mes qytetarëve që e kanë kaluar COVID-19 dhe kanë krijuar antitrupa në mënyre natyrale, ka mëdyshje nëse duhet të vaksinohen. Por ekspertët këshillojnë personat që kanë mbi 6 muaj që e kanë kaluar virusin, të vaksinohen.

“Gjatë këtij muaji të hapur të vaksinimit unë do të sugjeroja që edhe personat që kanë kohë që e kanë kaluar COVID, flasim në vitin e kaluar apo mbi 6 muaj të drejtohen drejt vaksinimit. Bërja e vaksinës bën të mundur nxitjen e antitrupave dhe jep një lloj fuqie më të madhe përgjigjes imunitare ndaj COVID”, tha Menaxhere e Programit Kombëtar të vaksinimit, Erida Nelaj.

Gjatë muajit të hapur të vaksinimit do të përdoren vaksinat Coronavac, Astrazeneca dhe Pfizer. Kjo e fundit vetëm për të sëmurët kronik.  Por a do të mundësohet Pfizer edhe për pjesën tjetër të popullatës?

“Numri i të sëmurëve kronik është shumë i madh. Të sëmurë kronik, obezë, është shumë e rëndësishme që personat obezë të vaksinohen me vaksinën Pfizer dhe të vaksinohen ndaj COVID mos e neglizhojnë. Pra sido që të jetë numrat janë shumë të mëdhenj, thjesht të mundohemi të bëjmë një lloj ndarje të drejtë për ti ndihmuar sa më shumë personat që janë vulnerabël”, shton Nelaj.

Sipas saj, edhe pas injektimit të dozës së parë, qytetarët duhet të vijojnë me respektimin e masave.

“Vëmë re që në qendrat tregtare njerëzit futën pa maska sërish, nëpër linjat e transportit urban, nëpër autobusë  janë pa maska. Edhe pse jemi të vaksinuar, të paktën ne të vaksinuarit të parët të respektojmë rregullin, kjo sepse ne nuk dimë ende nëse mund ta mbartim, nëse mund ta transmetojmë, se sa mund të mbrohemi dhe sa mund të mbrojmë të tjerët. Kështu që duhet të vazhdojnë të merren masat për tu mbrojtur dhe të mos mendojmë që me bërjen e një doze vaksinë jemi të mbrojtur dhe mos të përdorim distancimin social apo heqjen e maskave. Kemi thënë dhe duhet ta theksojmë fort që vaksinimi i sigurt apo mbrojtja fitohet pas dozës së dytë”, shtoi Nelaj.

Mes të infektuarve me COVID ka dhe qytetarë të vaksinuar, por ekspertët thonë se vaksinat mundësojnë që qytetarët ta kalojnë lehtë sëmundjen dhe evitojnë komplikacionet dhe fatalitetet. Shqiptarja.com

Next Post
DASH për klimën e biznesit në Shqipëri: Projektet PPP cenojnë garën, 95% e shërbimeve për biznesin online në e-Albania

Ambasadori rus në SHBA: Uashingtoni kërkon largimin e 24 diplomatëve! Reagon DASH

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Stërvitja rreth Kaliningradit, Rusia proteston ndaj NATO-s: Jemi gati ta mbrojmë me të gjithë arsenalin tonë në dispozicion

Stërvitja rreth Kaliningradit, Rusia proteston ndaj NATO-s: Jemi gati ta mbrojmë me të gjithë arsenalin tonë në dispozicion

September 29, 2026
Emri/ Aksidentohet me motor, humb jetën 67-vjeçari në Lushnje

Aksidentoi me motor nxënësen 14-vjeçare dhe u largua nga vendi i ngjarjes, arrestohet pas ndjekjes policore adoleshenti në Cërrik!

September 29, 2026
“Reagimi për vendimin e Hagës, dështim i politikës’

Ankimimi për dënimin ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së, zbulohen emrat e gjyqtarëve në panelin e Apelit në Hagë

September 29, 2026
Muzeu Marubi pjesë e nismës Archivi Aperti

Muzeu Marubi pjesë e nismës Archivi Aperti

September 29, 2026
Maqedonia e Veriut godet grupin terrorist: E lidhur me Shtetin Islamik! 5 të arrestuar dhe arsenal armatimi i kapur

Maqedonia e Veriut godet grupin terrorist: E lidhur me Shtetin Islamik! 5 të arrestuar dhe arsenal armatimi i kapur

September 29, 2026
Ndryshon gjithçka për derbin e kryeqytetit, FSHF zhvendos ndeshjen Partizani-Tirana! Ja kur do të luhet

Ndryshon gjithçka për derbin e kryeqytetit, FSHF zhvendos ndeshjen Partizani-Tirana! Ja kur do të luhet

September 29, 2026
Moska: Gjermania po u shpall luftë Rusisë -

“Konflikti do të jetë ndryshe dhe më i shkurtër”, Lavrov kërcënon Evropën: Është në luftë me ne, me ndihmën që i jep Kievit

September 29, 2026
“Nën presidentin Trump, aleancat tona më të forta”- Wendt nis detyrën në Tiranë, Ambasada e SHBA: Një kapitull i ri në marrëdhëniet mes dy vendeve

“Nën presidentin Trump, aleancat tona më të forta”- Wendt nis detyrën në Tiranë, Ambasada e SHBA: Një kapitull i ri në marrëdhëniet mes dy vendeve

September 29, 2026
“Mashtrim publik nga Kushtetuesja”- Rrëzimi i kërkesës së PD-së për Avokatin e Popullit, Bardhi sulmon Gjykatën: Iu shmang transparencës, e papranueshme!

“Mashtrim publik nga Kushtetuesja”- Rrëzimi i kërkesës së PD-së për Avokatin e Popullit, Bardhi sulmon Gjykatën: Iu shmang transparencës, e papranueshme!

September 29, 2026
Në lokal me pistoletë dhe municion luftarak, kapet në flagrancë 37-vjeçari në Tiranë

Lëvizte me armën plot, arrestohet 31-vjeçari, i sekuestrohet pistoleta dhe 14 fishekë

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com