• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Apartamentet në bregdet më të lirat në rajon, por rrugët largojnë turistët

by A R
24/05/2017 12:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Çmimet e apartamenteve në bregdetin shqiptar janë të ulëta krahasuar me ato në Malin e Zi apo Kroaci, megjithatë mungesa e infrastrukturës e ka lënë kërkesën të ulët.

Nga Fatjona Mejdini

Pronat e patundshme përgjatë bregdetit në Shqipëri janë më të lirat në rajon për nga çmimi, por megjithatë kërkesa mbetet shumë e ulët pavarësisht natyrës së mrekullueshme.

Megjithëse këto prona janë me gjysmën e çmimit të atyre në Malin e Zi apo Kroacinë fqinje, agjencitë e pronave të patundshme i thanë BIRN se 2016 ishte një vit i keq për nga numri i njerëzve të interesuar për to.

Infrastruktura e keqe konsiderohet si pengesa kryesore, ndërsa problemet ligjore që mund të shoqërojnë pronësinë mundet gjithashtu të dekurajojnë blerësit e mundshëm.

Por qytetet bregdetare si Saranda në jug të Shqipërisë janë deri diku lart me kërkesën për prona. Zona është lehtësisht e aksesueshme nga aeroporti grek i Korfuzit.

Megjithatë, projektet infrastrukturore në qytetet më në veri si në Vlorë dhe stili i ri i rezidencave rezorte që po ndërtohen në zona si Durrësi, inkurajojnë shpresat se tregu i pronave të patundshme do të shpërthejë në të ardhmene  afërt.

Pronat në jug të Shqipërisë më të lirat në rajon

Bukuritë natyrore, trashëgimia kulturore dhe 476 kilometrat e vijës bregdetare nga Deti Adriatik deri në Detin Jon i bëjnë investitorët ndërkombëtarë ta shpallin Shqipërinë si “sekretin e fundit të Europës” ose si “një bukuri të pazbuluar”.

Por kjo zhytje në fshehtësi ka pjesën e saj për sa i përket çmimeve të pronave.

Sipas uebsajtit britanik të pronave Rightmove, Shqipëria është më e lira për pronat në bregdet ku kostoja e një apartamenti është nga 660 deri në 1300 euro për metër katror.

Durrësi dhe zonat përreth tij janë më të lirat me çmime që nuk i kalojnë 1000 eurot për metër katror edhe në zonat më ekskluzive.

Më në jug, çmimet janë pak më të larta ku qyteti i Vlorës ofron 700 deri në 1300 euro metrin katror.

Saranda ka çmime që vërtiten rreth 1000 euro për metër katror për apartamentet buzë detit.

Ndërkohë apartamentet në qytetet bregdetare të Malit të Zi si Budva dhe Kotorri janë mesatarisht 2500 euro metri katror, kurse çmimet për zona më ekskluzive si Porto Montenegro mund të arrijnë deri në 10.000 euro metri katror.

Dalmacia në Kroaci është gjithashtu shumë herë më e shtrenjtë krahasuar me bregdetin shqiptar. Në Dubrovnik mesatarja e çmimit të apartamenteve buzë detit është 3500 euro për metër katror, ndërsa Spliti dhe ishulli aty pranë shkojnë deri në 2000 euro.

Mungesa e infrastrukturës e mban kërkesën të ulët

Dritan Leka, një agjent për Century 21 në Shqipëri, një agjenci e pronave të patundshme në Tiranë i tha BIRN se gjatë vitit 2016 kërkesa për blerje të pronave në zonën bregdetare ishte shumë e ulët.

“Për ne, kërkesa ra mbi 50 për qind për apartamentet dhe pronat në zonën bregdetare të Durrësit, Golemit dhe Vlorës,” tha ai.

Leka argumentoi se problemet në infrastrukturë kanë luajtur një rol shumë negativ.

“Blerësit e mundshëm shkojnë në Vlorë dhe vendosnin të mos blejnë kur shohin infrastrukturën kaotike të rrugëve dhe të objekteve të tjera kyçe. Sa i përket zonës së Durrësit, kërkesat nuk kanë qenë aspak të larta në vitet e fundit”, tha ai.

Megjithatë, ai përmendi Sarandën si një treg të qëndrueshëm kur është fjala për investime në shtëpitë e pushimeve.

“Gjatë vitit 2016, Saranda pa një prirje në rritje dhe presim të njëjtën gjë edhe për vitin 2017. Infrastruktura ka qenë shumë më e mirë në qytet, ndërsa afërsia 30 minuta me traget me ishullin e Korfuzit e bën qytetin tërheqës”, tha Leka.

Në Vlorë, qyteti i dytë më i madh portual në vend, projektet e qeverisë për përmirësim të infrastrukturës kanë qenë ambicioze, por janë zvarritur për shumë kohë.

Një nga projektet kryesore në qytet ka qenë ndërtimi i shëtitores ‘Lungomare’, prej 3.5 kilometrash, që planifikon objekte argëtimi në të dyja anët. Projekti ka filluar në vitin 2014 dhe po përfundon. Kryeministri Edi Rama njoftoi në maj se do të ndërtohet një aeroport në Vlorë, për të ndihmuar turizmin në këtë zonë.

Leka beson se me këto investime, Vlora mund të shohë një rritje të kërkesës në pronat e patundshme.

Megjithatë, ai sheh mundësi të reja të tregut në banesat e stilit resort të cilat po shfaqen në zona dikur të largëta të bregdetit.

“Ka një interes në rritje për këto prona. Njerëzit në një shtëpi buzë detit kanë nevojë edhe për një komunitet dhe këto ndërtesa luksoze që kanë filluar të ndërtohen e përmbushin këtë nevojë,” tha ai.

BIRN

Next Post
Ish deputeti i PD, Marku: Basha nuk duhet të kandidojë këto lloj figurash për deputet

“Basha ta nisë Republikën e re nga lista e PD, zhgënjim me ministrat teknikë dhe anëtarët e Vettingut”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nis magjia e Eurovision 2026, Shqipëria zbret në skenë të enjten, si të votoni për “Nan”

Nis magjia e Eurovision 2026, Shqipëria zbret në skenë të enjten, si të votoni për “Nan”

May 12, 2026
Krasniqi tregon rastet kur është hequr “non grata”: Të gjitha kanë lidhje me gjeopolitikën

Krasniqi tregon rastet kur është hequr “non grata”: Të gjitha kanë lidhje me gjeopolitikën

May 12, 2026
Ku ndryshon hantavirusi nga COVID-19?

Ku ndryshon hantavirusi nga COVID-19?

May 12, 2026
Nis beteja për 7 qershorin/ Kurti kundër Osmanit, partitë në Kosovë bëjnë lëvizjet e fundit para dorëzimit të listave

Nis beteja për 7 qershorin/ Kurti kundër Osmanit, partitë në Kosovë bëjnë lëvizjet e fundit para dorëzimit të listave

May 12, 2026
Media, gjobëvënia dhe drejtësia që hesht

Media, gjobëvënia dhe drejtësia që hesht

May 12, 2026
“Nëse bie zjarri, bën gjëmën”/ Denoncimi i Braçes: Lagjet në mes të Tiranës, në kurth! Zjarrfikësja as hyn e as del dot (VIDEO)

“Nëse bie zjarri, bën gjëmën”/ Denoncimi i Braçes: Lagjet në mes të Tiranës, në kurth! Zjarrfikësja as hyn e as del dot (VIDEO)

May 12, 2026
“Çfarë tragjedie”, reagon ashpër Evi Kokalari: Robert Ndrenikës i bënë gjyq publik, ndërsa Berishën e ngrenë në qiell

“Çfarë tragjedie”, reagon ashpër Evi Kokalari: Robert Ndrenikës i bënë gjyq publik, ndërsa Berishën e ngrenë në qiell

May 12, 2026
VIDEO/ “Territorialja” ndez debat mes Kujtim Cakranit dhe Idajet Beqirit: Pa Cakran nuk ka Fier, pa Cakran nuk ka Mallakastër

VIDEO/ “Territorialja” ndez debat mes Kujtim Cakranit dhe Idajet Beqirit: Pa Cakran nuk ka Fier, pa Cakran nuk ka Mallakastër

May 12, 2026
“Vizitë mes vëllezërve”, Skënder Hita takim me homologun nga Kosova

“Vizitë mes vëllezërve”, Skënder Hita takim me homologun nga Kosova

May 12, 2026
Ish-konviktet kthehen në pronë private, Koçiu: 2 mijë familje do të pajisen me dokumente

Ish-konviktet kthehen në pronë private, Koçiu: 2 mijë familje do të pajisen me dokumente

May 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In