• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Apartamente, toka në bregdet dhe makina luksoze/ Vihet nën sekuestro pasuria 2.1 mln euro e dy të huajve në Tiranë

by Java News
10/06/2020 08:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Shtetit ka finalizuar operacioni policor “Asetet” dhe ka sekuestruar pasurine me vlere 2.1 mln euro te dy shtetasve te huaj, me rekorde te theksuara kriminale.

Sipas policise, operacioni eshte realizuar pas një viti hetimesh intensive dhe komplekse. pasurite u jane sekuestruar shtetasve H. L., 50 vjeç, lindur në Junik, Kosovë dhe banues në Olten, Zvicër dhe R. (A.) S., 47 vjeç, lindur në Poloni, dhe banues në Olten, Zvicër.

Sipas policise, H. L. është nën hetim nga Prokuroria e qytetit Solothurn, Zvicër, për veprat penale që lidhen me lojërat e fatit (kazinotë) dhe “Pastrim parash”.

“Ky shtetas është i njohur për veprimtari kriminale në Zvicër, pasi është dënuar nga Gjykata e Olten-Gosen/So, më datë 26.11.2011, për veprat penale “Zhvatje me dashje”, “Sulm”, “Shtrëngim për dhënie pasurie”,“Shkelje e ligjit për armët”, të ndodhura në kohë të ndryshme”- njofton policia.

Shtetasi R. (A.) S. është në kërkim kombëtar në Zvicër, për veprat penale që lidhen me lojërat e fatit (kazinotë) dhe “Pastrim parash”.

NJOFTIMI

Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në kuadër të operacionit policor “Asetet”, për identifikimin dhe gjetjen e aseteve kriminale që rrjedhin nga veprimtaria kriminale, në koordinim nga Departamenti i Policisë Kriminale dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në funksion të procedimit penal të regjistruar për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, pas provave të grumbulluara gjatë një viti hetimi, finalizoi operacionin policor të koduar “Asetet”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për vendosjen e sekuestros preventive ndaj pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, në ngarkim të shtetasve:

-H. L., 50 vjeç, lindur në Junik, Kosovë dhe banues në Olten, Zvicër;

-R. (A.) S., 47 vjeç, lindur në Poloni, dhe banues në Olten, Zvicër;

-H. L. është nën hetim nga Prokuroria e qytetit Solothurn, Zvicër, për veprat penale që lidhen me lojërat e fatit (kazinotë) dhe “Pastrim parash”. Ky shtetas është i njohur për veprimtari kriminale në Zvicër, pasi është dënuar nga Gjykata e Olten-Gosen/So, më datë 26.11.2011, për veprat penale “Zhvatje me dashje”, “Sulm”, “Shtrëngim për dhënie pasurie”,“Shkelje e ligjit për armët”, të ndodhura në kohë të ndryshme.

Shtetasi R. (A.) S. është në kërkim kombëtar në Zvicër, për veprat penale që lidhen me lojërat e fatit (kazinotë) dhe “Pastrim parash”.

Në bazë të materialeve të dërguara nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë bëri regjistrimin e procedimit penal, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”.

Pas një pune të mirorganizuar të strukturave të Policisë në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në koordinim nga Departamenti i Policisë Kriminale dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, si dhe plan-operacionit “Asetet”, u bë e mundur që të sekuestrohen asete dhe llogari bankare në shumën 2.1 milionë euro, konkretisht:

• 3 apartamente në Rrugën e Kavajës, Tiranë;

• Njësi tregtare e ndodhur në Rrugën e Kavajës, Tiranë;

• Sipërfaqe toke, afërsisht 5.500 m2, në Radhimë, Vlorë;

• Asete të një ish-kompanie të transportit ndërkombëtar të mallrave;

• Llogari bankare pranë bankave të nivelit të dytë, në shumën 240.000 euro dhe 210.000 franga zvicerane;

• 6 automjete të markave të ndryshme, prodhime të viteve të fundit;

Vijon puna për të zbuluar asete (prona) të tjera që rrjedhin nga aktiviteti kriminal i këtyre shtetasve, të cilat mund t’i kenë në emër të personave të tjerë apo të bashkëpunëtorëve në këtë aktivitet kriminal.

g.kosovari

Next Post
“Për 4 muaj shkatërroi gjithë botën”/ Fauci tjetër paralajmërim: Koronavirusi s’ka përfunduar ende, por…

“Për 4 muaj shkatërroi gjithë botën”/ Fauci tjetër paralajmërim: Koronavirusi s'ka përfunduar ende, por...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dronët me eksplozivë në Leipzig ndezin alarmin, Gjermania përgatit masa të ashpra ndaj Rusisë

Dronët me eksplozivë në Leipzig ndezin alarmin, Gjermania përgatit masa të ashpra ndaj Rusisë

August 29, 2026
Shqipëria i ndalon hyrjen cisternës së lidhur me “flotën hije” ruse! U identifikua nga inteligjenca ushtarake ukrainase

Shqipëria i ndalon hyrjen cisternës së lidhur me “flotën hije” ruse! U identifikua nga inteligjenca ushtarake ukrainase

August 29, 2026
Të besosh të pabesueshmen

Të besosh të pabesueshmen

August 29, 2026
Protesta përçahet! Alfred Cako dhe grupi i “intelektualëve” me plan të ri: Të bllokojmë rrugët!

Protesta përçahet! Alfred Cako dhe grupi i “intelektualëve” me plan të ri: Të bllokojmë rrugët!

August 29, 2026
Zelensky kërkon rritjen e presionit ndaj Rusisë, thirrje për miratimin e projektligjit të sanksioneve dhe raketat Patriot

Prapaskenat/ SHBA informon presidentin ukrainas për vizitën sekrete të drejtorit të CIA-s në Moskë

August 29, 2026
Bllokohet sërish aksi Elbasan-Cërrik, ja rruga që duhet të ndjekin drejtuesit e mjeteve!

Bllokohet sërish aksi Elbasan-Cërrik, ja rruga që duhet të ndjekin drejtuesit e mjeteve!

August 29, 2026
Lejuan kultivimin e kanabisit, përjashtohen nga policia 3 efektivë, në hetim 11 të tjerë

Mbushën pyjet e Fushë-Arrëzit me hashash, arrestohen 2 persona! Kultivuan qindra bimë narkotike në 15 parcela

August 29, 2026
Presidenti Pezeshkian: Kush është Trump që të na mohojë të drejtat bërthamore?!

Presidenti i Iranit mesazh homologut Trump: Shmange krijimin e trazirave, dialogu mund të zgjidhë problemet!

August 29, 2026
Zjarret, Ministria e Mbrojtjes: 6 vatra aktive, mbi 350 forca të angazhuara vijojnë betejën në terren

HARTA e zjarreve në vend, vijon lufta me flakët në Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 12 vatra, 4 aktive! S’ka rrezik për banorët

August 29, 2026
Italia në grevë transporti, pritet kaos në avionë dhe trena gjatë shtatorit! Anulime fluturimesh e udhëtimi, ja çfarë kërkojnë sindikatat

Italia në grevë transporti, pritet kaos në avionë dhe trena gjatë shtatorit! Anulime fluturimesh e udhëtimi, ja çfarë kërkojnë sindikatat

August 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com