• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Aparatura e re mjekësore, Ministrja Koçiu: ECMO vjen për herë të parë në Shqipëri

by S T
05/07/2024 15:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qendra Spitalore Rajonale Tiranë “Shefqet Ndroqi” e cila u shërben pacientëve me sëmundje respiratore në mbarë vendin është pajisur me një tjetër aparaturë mjekësore jetëshpëtuese për trajtimit e pacientëve në gjendje të rëndë me probleme pulmonare dhe kardiake.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu inspektoi sot investimin më të fundit e cila i është shtuar flotës së pajisjeve mjekësore bashkëkohore te cilat kanë shpëtuar me qindra jetë në Qendrën Spitalore Rajonale Tiranë “Shefqet Ndroqi”.

Ministrja Koçiu theksoi se aparatura e re mjekësore, ECMO (memrane oxigjenuese extracorporale) vjen për herë të parë në Shqipëri dhe shërben si mushkëri për pacientin.

Një pajisje e tillë e avancuar mjekësore, ndihmon pacientët me problem të rënda shëndetësore, veçanërisht në rastet kur mushkëritë dhe zemra nuk funksionojnë siç duhet.

Aparatura ECMO pompon në mënyrë të vazhdueshme gjakun nga trupi dhe më pas e shpërndan atë përmes pajisjeve që rrisin oksigjenin dhe heqin gazin karbonik deri në momentin e stabilizimin të pacientit.

“Unë besoj që së bashku, MSHMS, por edhe stafet administrative të spitaleve do të duhet të vijojnë të punojnë për të krijuar kushte më të mira punë për ju për të pasur në dispozicion pajisje të teknologjisë së lartë si ECMO që sapo pamë që do të sjellë një nivel më të lartë ekselence në shërbimet që kryeni”, u shpreh ministrja Koçiu gjatë bashkëbisedimit me mjekët.

Shefi i reanimacionit, dr Alban Hatibi u shpreh se “është fat i madh për ne që vjen një pajisje e kësaj natyre. Kjo quhet ECMO ose një membranë oksigjenuese e cila u shërben të sëmurëve ekstremisht të rëndë”.

Sipas tij, kjo aparaturë u shërben edhe kirurgjive speciale siç është kirurgjia me funksion të zemrës dhe mushkërisë jashtë trupit.

Drejtoresha e Qendrës Spitalore Rajonale Tiranë “Shefqet Ndroqi”, Silvana Bala tha se “është sukses në mjekësinë tonë që të kemi një aparaturë të tillë të cilën nuk e kisha menduar që do të vinte në një kohë kaq të shpejtë”.

Stafi i Qendrës Spitalore Rajonale Tiranë,“Shefqet Ndroqi” përballoi me sukses edhe urgjencat kardiologjike dhe të sëmundjeve të brendshme pas incidentit të ndodhur në Urgjencën e QSUNT-së.

Për këtë ministrja e Shëndetësisë, Koçiu falënderoi dhe shprehu mirënjohje të gjithë trupës së mjekëve dhe infermiereve në këtë strukturë spitalore për të gjithë suportin gjatë kohës që Urgjenca Qendrore ishte në shërbim të reduktuar.

“Keni bërë një punë fantastike, vetëmohuese për të shërbyer sidomos për urgjencat kardiake të cilat ishin të fundit që u rikthyen në QSUNT. Keni mbajtur fluks që në një mënyrë apo një tjetër tregoi qe jeni në gjendje të përballoni edhe më shumë ngarkesë seç mund të keni aktualisht në këto reparte. Kjo tregoi edhe njëherë qe kemi marrë vendimin e duhur kur e kemi shpërndarë këtë lloj funksioni edhe në strukturat e tjera spitalore.

Na tregoi patjetër që decentralizimi dhe shpërndarja e shërbimeve edhe në struktura të tjera spitalore e përgatit edhe më shumë shërbimin spitalor për të qenë në lartësinë e duhur”, nënvizoi Koçiu.

Ministrja tha se edhe rritja e pagave për 20 mijë mjekë të përgjithshëm dhe infermierë që ka hyrë në fuqi që nga data 1 korrik “do të jetë një mundësi akoma më shumë për të afruar ekselencën dhe profesionalizmin në sistemin shëndetësor”.

Gjatë këtij bashkëbisedimi, ministrja foli edhe për ngjarjen te Spitali Onkologjik në QSUNT.

“E di që shumë nga ju janë cënuar edhe moralisht, nuk e gjejnë veten në atë histori dhe patjetër që nuk besojnë që ajo histori i përfshin të gjithë. Dhe unë besoj qe sistemi shëndetësor që ne pamë nuk është ai, jeni ju. Fytyra e vërtetë e sistemit shëndetësor jeni ju që punoni përditë me përkushtim dhe me devotshmëri.

Prandaj ajo histori nuk mund ta njollosi bluzën e bardhë të mjekut dhe të infermierit në shërbimin shëndetësor, por që patjetër ne do duhet të ngrihemi mbi atë nivel dhe të tregojmë që vetëm puna dhe nderi janë deviza kryesore që ne na çon përpara dhe sistemin e shëndetësisë e personifikon në tërësinë e vet”, përfundoi ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu.

Next Post
Pas fitores dërrmuese, fjalimi i parë si kryeministër i Starmer: Do ta çojmë Britaninë drejt ‘ujërave më të qeta’

Pas fitores dërrmuese, fjalimi i parë si kryeministër i Starmer: Do ta çojmë Britaninë drejt ‘ujërave më të qeta’

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

March 28, 2026
‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

March 28, 2026
“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

March 28, 2026
Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

March 28, 2026
Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

March 28, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

March 28, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse avancuam me energjinë si e do BE?

March 28, 2026
Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

March 28, 2026
‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

March 28, 2026
Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In