• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

AP: Familjet e varfra të mos privohen nga e drejta për furnizim me energji elektrike

by Aalison Pearse Stevens
12/02/2016 11:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokati i Popullit depozitoi pranë Kuvendit të Republikës së Shqipërisë disa propozime mbi aksesin e furnizimit me energji elektrike për konsumatorët e cenueshëm.

Avokati i Popullit ka rekomanduar:

1.            Të mos mungojë energjia elektrike për familjet e varfëra, që nuk kanë mundësi ta paguajnë. Është i nevojshëm krijimi i mundësive të diferencuara në mënyrën sesi do të ofrohet energjia elektrike dhe krijimi i skemave lehtësuese të përballueshme për pagesat e energjisë elektrike për këto familje. Aktualisht është koha dhe duhet të krijohen programe specifike vetëm për konsumatorët në nevojë.

2.            Ofrimin e zgjidhjeve të menjëhershme që këto familje të mos privohen nga e drejta për akses në furnizimin e nevojshëm me energji elektrike, duke siguruar minimumin e mundshëm, ndriçimin në banesë. Në gjykimin e Avokatit të Popullit kjo duhet të shoqërohet me një paketë ndryshimesh ligjore me qëllim ndryshimin edhe të skemave për aksesueshmërinë në këtë shërbim për grupet vulnerabël.

3.            Kryerjen e një studimi nga ana e Ministrisë së Energjitikës në bashkëpunimin me Ministrinë e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë për të identifikuar numrin e familjeve në varfëri ekstreme dhe absolute, të cilët përballen me mbijetesë dhe vuajnë për të siguruar ushqim dhe ngritjen e një sistemi data-bazë për këto familje.

Ky rekomandim është bërë mbështetur në situatën aktuale ku janë rritur ndjeshëm ankesat për ndërprerje të energjisë elektrike, në disa raste me muaj, nga pamundësia për të paguar faturat. Furnizimi me energji elektrike është bërë gjithnjë e më i vështirë për grupet e cënueshme dhe në risk. Duke mbajtur në konsideratë ndryshueshmërinë në çmimin e energjisë elektrike, pamundësinë e pagesës së saj, prej faktorit ekonomik, shumë qytetarë po përballen me mungesën e furnizimit të vazhdueshëm me energji elektrike, sidomos gjatë stinës së dimrit.

Sipas treguesve të nivelit të varfërisë rreth 14.3% të familjeve jetojnë në varfëri absolute (e përcaktuar në Shqipëri si numri i personave me konsum mujor real nën 4891 lekë) si dhe rreth 2.2% jetojnë në varfëri ekstreme (e përcaktuar si numri i personave që kanë vështirësi në përmbushjen e nevojave bazë ushqimore).

Aktualisht, rreth 7.3% e familjeve shqiptare trajtohen me ndihmë ekonomike, në mungesë të llogaritjes së minimumit jetik, që nuk përputhet me standardin e jetesës në Shqipëri. Por, në realitet nuk është ky numri i familjeve që kanë nevojë për mbështetje nga skema, pasi numri i kërkesave është shumë më i madh.

Ndryshimi i çmimit të energjisë elektrike, në muajin Janar 2015 u pasua me vendimin përkatës të Këshillit të Ministrave për mbrojtjen e shtresave në nevojë, por në shumë raste kjo është e pamjaftueshme për konsumatorët me të ardhura tepër të ulëta, për të përballuar pagesën e saj.

Duke ju referuar Direktivës 2009/72/EC në lidhje me rregullat e përbashkëta të tregut të brendshëm të energjisë elektrike, përcaktohet se duhet të sigurohet një seri e të drejtave për furnizimin me energji elektrike brenda cilësisë teknike, transparente dhe jo diskriminuese dhe shteti duhet të marrë masa adekuate për mbrojtjen e konsumatorit të cenueshëm.

Referuar Direktivës 2003/54/EC e Këshillit dhe Parlamentit Europian  “Në lidhje me rregullat e përbashkëta për tregun e brendshëm të energjisë elektrike dhe që shfuqizon Direktivën 96/92 / EC” kreu IIi saj i referohet kompensimit financiar, dhe në veçanti duhet  të sigurohen masa adekuate për mbrojtjen e konsumatorëve në nevojë, duke përfshirë masat për të ndihmuar dhe për të shmangur ndërprerjen e furnizimit me energji elekrike.

Duke gjykuar se pavarësisht se ekzistojnë skema lehtësuese për pagesën e detyrimeve të prapambetura, apo garanci ligjore për të gjithë ata konsumatorë të cilët rezultojnë debitorë, mbrojtja sociale dhe ekonomike e grupeve të cenueshme nuk është e mjaftueshme dhe duhet të konsiderohet prioritet për shkak se familjet në nevojë ekstreme nuk arrijnë dot të sigurojnë mbijetesën dhe jo më të përballen me faturat për pagesat e shërbimet publike. Kjo duhet të shikohet e lidhur ngushtësisht edhe me gjetjen e mundësive për shmangien e ndërprerjes së furnizimit me energji elektrike për këto grupe.

Sjellim në vëmendje edhe axhendën e miratuar në samitin e Kombeve të Bashkuara në muajin Shtator 2015 “Për Zhvillimin e Qëndrueshëm 2030”, objektivën numër 7, e cila lidhet me sigurimin, aksesin dhe furnizimin me energji elektrike, të përballueshëm e të qendrueshëm.

Next Post

Tiranë/ Mashtrimi me kartën e bankomatit, si i grabiti 8.4 mln lekë të moshuarës kujdestarja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

The New York Times: Si e çoi Trump SHBA-në drejt luftës me Iranin? Zbardhen bisedat, ja kush ishte kundër

The New York Times: Si e çoi Trump SHBA-në drejt luftës me Iranin? Zbardhen bisedat, ja kush ishte kundër

April 8, 2026
Armëpushimi SHBA-Iran, si reaguan udhëheqësit evropianë

Armëpushimi SHBA-Iran, si reaguan udhëheqësit evropianë

April 8, 2026
Nëse Irani do të vendosë taksa në Hormuz, çfarë do të ndodhë me Flotën e 5-të të Marinës Amerikane?

Nëse Irani do të vendosë taksa në Hormuz, çfarë do të ndodhë me Flotën e 5-të të Marinës Amerikane?

April 8, 2026
Shpërthen tritoli në një banesë në Sarandë

Shpërthen tritoli në një banesë në Sarandë

April 8, 2026
Armëpushimi/ Sanchez: Nuk duartrokas ata që i vënë flakën botës dhe pastaj shfaqen me një kovë me ujë

Armëpushimi/ Sanchez: Nuk duartrokas ata që i vënë flakën botës dhe pastaj shfaqen me një kovë me ujë

April 8, 2026
Zbardhet motivi i konfliktit në Tiranë, borxhi prej 100 eurosh çoi në tentativë vrasjeje

Zbardhet motivi i konfliktit në Tiranë, borxhi prej 100 eurosh çoi në tentativë vrasjeje

April 8, 2026
Rama në Spitalin Rajonal të Lezhës: Do të rrisim pagat dhe do të përmirësojmë kushtet për mjekët

Rama në Spitalin Rajonal të Lezhës: Do të rrisim pagat dhe do të përmirësojmë kushtet për mjekët

April 8, 2026
Detaje nga shpërthimi në Memaliaj/ Tritoli ishte për administratorin e Qesaratit, 2 autorët u larguan në këmbë

EMRI/ Tentoi të vriste me armë zjarri 38-vjeçarin në mes të lokalit, arrestohet 50-vjeçari në Tiranë

April 8, 2026
Kujtesë për Bordin e Transparencës/ Nafta në tregjet globale bie pas armëpushimit SHBA-Iran!

Kujtesë për Bordin e Transparencës/ Nafta në tregjet globale bie pas armëpushimit SHBA-Iran!

April 8, 2026
EMRI/ Aksident tragjik në Itali, vdes 62-vjeçarja shqiptare, motra dhe bashkëshorti në gjendje të rëndë

EMRI/ Aksident tragjik në Itali, vdes 62-vjeçarja shqiptare, motra dhe bashkëshorti në gjendje të rëndë

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In