• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Anulojeni postin e presidentit!

by Gilman Bakalli
17/06/2016 11:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 Nga Gilman Bakalli

Një gjë është e sigurt. Me shfaqjen e ish-kryeministrit Nano në publik, fillojnë edhe thashethemet për presidentin e radhës. Shumë shpejt do fillojnë takimet për kafe te Rogneri, pas të cilave dikush do të hedhë një a dy emra në publik sa për ta ushqyer publikun me pak mish njeriu, ndërkohë që në kuzhinë shefat do të përziejnë përbërësit që do të krijojnë kandidatin presidencial të radhës. Më pas do fillojnë takimet me dyer të mbyllura, prej nga do dalin herë negociues, herë pretendues, kërcënues e provokues, emra të ndryshëm kandidatësh për presidentë. Lista do zgjatet në negociata të pafundme. Sepse sigurisht të gjitha palët hallin e kanë te dinjiteti i postit presidencial.

Ju lutem na e kurseni hipokrizinë teatrale të radhës! Anulojeni përfundimisht postin e presidentit!

Nuk është asgjë tjetër veçse një zombie në skenën e politikës. Me kalimin e viteve, pushtetet që kanë ardhur e kanë ikur e kanë gërryer pak nga pak nga brenda, duke e lënë në këmbë vetëm si fasadë. Dhe mirë kanë bërë. Veçse do kishin bërë akoma më mirë sikur ta kishin eliminuar totalisht si institucion. Ajo çka ka ngelur është veçse një trung administrativ, një zombie e politikës. De facto, presidenti sillet si një monark kushtetues. Ushtron detyra përfaqësimi, nënshkruan ligje, emëron dhe firmos shkarkime ministrash, por nuk ka kurrfarë pushteti faktik. Sidoqoftë, posti i tij është një post drejtpërdrejt politik.

Ndryshon puna me presidentin tonë. Nga njëra anë ai është i zgjedhur, çka e bën postin e tij automatikisht post politik, por, ndërkaq, atij i kërkohet zyrtarisht të sillet si apolitik. Jo zyrtarisht i duhet të marrë pozicione partiake, të krijojë ngërçe politike, kurse zyrtarisht të kujdeset për fjalime unifikuese dhe moralisht frymëzuese. Kjo shpie detyrimisht në situata të sikletshme, sido që të shprehet ai dhe zyra e tij. Për këtë arsye, çdo president e sheh më oportune të lëvizë publikisht në terrenin e korrektësisë politike, të bëjë thirrje për tolerancë, për mirëkuptim mes palësh, për solidaritet social e të tjera gjëra tmerrësisht të mërzitshme si këto. Shkurt pra, të sillet si udhëheqës shpirtëror i kombit. Mirëpo, një klerik i tillë në postin më të lartë të shtetit, që shpërndan nëpër popull një bullshit të tillë moralo-intelektual, është totalisht i panevojshëm. Cilindo që e merr malli për doza të përditshme ëmbëlsirash të tilla morale, mund të bëhet mik me klerikë të ndryshëm në Facebook. Nuk ka pse pret daljen televizive të radhës së presidentit.

Politikë do të thotë ushtrim pushteti. Një post politik pa pushtet përbën një paradoks në vetvete, një karikaturë politike, e cila vazhdon të jetojë në saje të iluzionit simpatik se vendit i duhet një instancë politike përbashkuese, e cila orienton përmes pushtetit të fjalës. Romantikë politike, asgjë më shumë! Nuk mund ta kemi luksin të mbajmë në këmbë një institucion, i cili herë sillet si institucion partiak e herë fetar. Në këtë kuptim, posti i presidentit është i panevojshëm. Detyrimet që burojnë prej tij mund t’i kalojnë pa pikë problemi kryetarit të Kuvendit. Rrugën drejt tolerancës, paqes e mirëkuptimit nuk mund të na e tregojë presidenca. E as politika. Morali dhe orientimi drejt një jete të mirë nuk janë detyrë e shtetit. Shteti ka për detyrë të ofrojë siguri e drejtësi dhe të mos i bjerë në qafë qytetarit.

Mirë do ishte që presidenti aktual ta mbyllte me nder mandatin e tij e të largohej në heshtje të plotë. Pa i shtuar detaje të tjera karikaturës politike që prodhon institucioni i tij honorifik.

“Mapo”

Next Post

Tatimet, 8 milionë euro në 8 biznese nga 15 kontrolle të ushtruara

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përdorte profile false për të kërkuar para, arrestohet 24-vjeçari në Tiranë

Përdorte profile false për të kërkuar para, arrestohet 24-vjeçari në Tiranë

August 11, 2026
Hoxha replikon me homologun serb: Lumenjtë të përmbajnë ujë, jo kërcënime!

Hoxha replikon me homologun serb: Lumenjtë të përmbajnë ujë, jo kërcënime!

August 11, 2026
Turizmi dhe ndikimi në ekonomi / Specialistët sugjerojnë përdorimin e lekut dhe jo të valutës

Euro prek kufirin e 93 lekëve për herë të parë në histori, si ra me 34% nga 2011-a

August 11, 2026
Ndërtimi pa leje në Himarë/ Arrestohen dy efektivë, shpallen në kërkim dy të tjerë

Ndërtimi pa leje në Himarë/ Arrestohen dy efektivë, shpallen në kërkim dy të tjerë

August 11, 2026
Ministri serb i përgjigjet Ramës: Kosova ndodhet brenda kufijve të Serbisë, të njohura nga OKB-ja

Ministri serb i përgjigjet Ramës: Kosova ndodhet brenda kufijve të Serbisë, të njohura nga OKB-ja

August 11, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Mjekësi për eksport dhe shëndetësi për import

August 11, 2026
Postblloqet policore për kontrollin e alkoolit të shoferëve

Nuancat larushe të “elektoratit gri”

August 11, 2026
VIDEO/ Makthi i zjarreve në Kanada, mbi 20 mijë banorë të tjerë ikin, një i vdekur! Flakët po përhapen me shpejtësi

VIDEO/ Makthi i zjarreve në Kanada, mbi 20 mijë banorë të tjerë ikin, një i vdekur! Flakët po përhapen me shpejtësi

August 11, 2026
E bujshme nga Argjentina, pas vdekjes së babait Lionel Messi merr pushim të pacaktuar në afat! I duhet kohë për të rikuperuar dhimbjen

E bujshme nga Argjentina, pas vdekjes së babait Lionel Messi merr pushim të pacaktuar në afat! I duhet kohë për të rikuperuar dhimbjen

August 11, 2026
Riaktivizohet vatra e zjarrit në Drenie, flakë të fuqishme dhe terren i vështirë! 40 efektivë dhe 5 zjarrfikëse në operacion

Riaktivizohet vatra e zjarrit në Drenie, flakë të fuqishme dhe terren i vështirë! 40 efektivë dhe 5 zjarrfikëse në operacion

August 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com