• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Anulo 150 mln $ për oligarkët”/ Rama i përgjigjet Bashës për zgjidhjen magjike: S’do prekim palcën e shtyllës kurrizore të buxhetit

by Java News
05/12/2019 08:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rindërtimi i zonave të shkatërruara nga tërmeti i 26 nëntorit është prioritet i qeverisë, por pa lënë mënjanë edhe sektorët e tjerë.

Kryeministri, Edi Rama, duke ju referuar indirekt propozimit të Lulzim Bashës për të anuluar 150 milionë dollarë koncesione, deklaroi i prerë se  nuk do të prekin asnjë nga programet e shërbimeve.

“Ne do ta bëjmë rindërtimin por do të vazhdojmë të bëjmë edhe punët e tjera. Rindërtimi është prioritet i prioriteteve, por prioritetet e tjera mbeten prioritete. Nuk do të cënojmë parametrat kryesorë të buxhetit sepse duam që rindërtimi të jetë një plus në ekonomi, jo një shkak që ekonomia të impaktohet negativisht. 

Nuk do të prekim palcën e shtyllës kurrizore të gjithë skeletit të buxhetit siç mund të na jetë sugjeruar apo propagandohet vërdallë si zgjidhje magjike. Do të realizojmë një kapacitet investues më të madh sesa ai i planifikuar nga ata që na thonë merrini këtu, merrini aty dhe bëni këtë. 

Nuk do të prekim asnjë nga programet e shërbimeve. Kemi hequr nga buxheti të gjithë volumin e shpenzimeve për logjistikë, makina, zyra, pajisje etj pa prekur strukturën e investimeve për teknologjinë sespse aty do ishte një tjetër budallallëk. 

Kemi orientuar fondet për të mbyllur projektet në vazhdim duke prioritetizuar projektet që lidhen me rindërtimin. Por nuk do të heqim asnjë nga fondet e dedikuara për ujitjen e kullimin që janë fonde të reja sepse pastaj na vjen ndonjë faturë tjetër nga ndonjë shi këmbëngulës dhe na rroftë rialokimi symbyllur i buxhetit. S’mund t’i themi njerëzve që; ju s’do të bëni kontroll mjekësore bazë falas se ne kemi rindërtim. Apo dhe atyre të sëmurëve me hemodializë. S’mund t’i themi nenave që shkojnë të lindin në materniteti, që; merrni gërshërë me vete se ne s’kemi pajisje. Nuk do ta ndalojmë rrugën për Rrugën e Arbrit se kemi rindërtim”, deklaroi Rama.

g.kosovari

Next Post
“15 mln euro nga KE”/ Rama u përgjigjet akuzave: Fond emergjence, nuk është kjo ndihma e BE

"15 mln euro nga KE"/ Rama u përgjigjet akuzave: Fond emergjence, nuk është kjo ndihma e BE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kina synon hapjen e tregut dhe zgjerimin e importeve të produkteve

Kina synon hapjen e tregut dhe zgjerimin e importeve të produkteve

March 23, 2026
Financial Times: Si oligarkët pranë Viktor Orbán përfitojnë miliarda nga tenderët publikë

Financial Times: Si oligarkët pranë Viktor Orbán përfitojnë miliarda nga tenderët publikë

March 23, 2026
Nafta vijon rënien në tregjet ndërkombëtare, në bursën e Nju Jorkut një fuçi u shit nën 99$

Ekspertët: Ulja e akcizës s’jep efekt, duhet hequr fare pasi e dyfishon çmimin e naftës

March 23, 2026
Sondazhet: Meloni humb referendumin për drejtësinë

Sondazhet: Meloni humb referendumin për drejtësinë

March 23, 2026
Futet në fuqi Bordi i Transparencës për çmimet e karburanteve

Futet në fuqi Bordi i Transparencës për çmimet e karburanteve

March 23, 2026
Krijohen radhë të gjata, Trump dërgon “ushtrinë” kundër emigracionit në aeroporte

Krijohen radhë të gjata, Trump dërgon “ushtrinë” kundër emigracionit në aeroporte

March 23, 2026
Çmimi i naftës në Shqipëri “fiksohet” 214 lekë për litër, tregu me pakicë mbetet i pandryshuar

Çmimi i naftës në Shqipëri “fiksohet” 214 lekë për litër, tregu me pakicë mbetet i pandryshuar

March 23, 2026
EMRI/ Vuante dënimin në Shkodër, humb jetën në QSUT i burgosuri! Ja arsyeja

13 % e shqiptarëve vuajnë nga sëmundjet kronike të veshkave

March 23, 2026
GJKKO jep dritën jeshile, SPAK nis “shoshitjen” e telefonave të dy ish-drejtorëve të MIE-s

GJKKO jep dritën jeshile, SPAK nis “shoshitjen” e telefonave të dy ish-drejtorëve të MIE-s

March 23, 2026
VIDEO / Polici mori flamurin që po shkelte Mziu, Lamallari: Respekt që e lartësoi simbolin kombëtar

VIDEO / Polici mori flamurin që po shkelte Mziu, Lamallari: Respekt që e lartësoi simbolin kombëtar

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In