• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Anulimi i zgjedhjeve/ Bashkitë e PD dhe LSI nisin zbatimin e dekretit të Metës

by Java News
14/06/2019 15:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkitë e drejtuara nga partia demokratike i janë drejtuar përmes një shkrese komisionit qëndror të zgjedhjeve, përmes së cilës kërkojnë zbatimin e dekretit të Presidentit për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Kërkesa mban datën 14 qershor 2019 dhe i drejtohet Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor përkatëse.

Në kërkesë kërkohet heqja e listave të zgjedhësve të afishuara në institucionet arsimore si dhe lirimin e ambienteve nga KZAZ.

Kryebashkiaku i Kavajës, Isa Sakja, në letrën e firmosur për KQZ-në, ministrisë së brendshme si edhe prefekturës Tiranë, kërkon që KZAZ nr 42 të ndërpresë të gjitha veprimet për afishimin e listave të zgjedhësve në të gjitha shkollat të cilat janë në pronësi të Bashkisë Kavajë.

Whatsapp Image 2019 06 14 At 13.57.16 (1)Të njëjtën kërkesë ka dorëzuar pranë KQZ edhe kreu i Bashkisë së Matit Nezir Rizvani, si edhe kreu i bashkisë në Skrapar, Nesim Spahiu. Lirimin e ambjenteve të KZAZ me qëllim zbatimin e dekretit të Presidentit Ilir Meta për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit e kanë kërkuar edhe kryetarja e Bashkisë në Gjirokastër, Zamira Rami.

Bashkia Gjirokastër kerkese KZAZ  nr 78

Kerkohet: Lirimi i menjehershem i ambjenteve te KZAZ-se Nr, 78 ne Pallatin e Sportit te Gjirokastres.

Heqja e listës përfundimtare të zgjedhjeve të publikuara dhe të afishuar në institucionet arsimore parashkollore dhe parauniversitare (çerdhe/kopshte/ Shkolla/ në administrimin dhe pronësi të Bashkisë së Gjirokastres”

foto galeri

Bashkia Skrapar kerkese KZAZ nr 66

Kerkohet: Lirimi i menjehershern te ambjenteve te KZAZ-se Nr, 66 qe ndodhet ne Qendren Kulturore  “Riza Cerova”

Heqja e listës përfundimtare të zgjedhjeve të publikuara dhe të afishuar në institucionet arsimore parashkollore dhe parauniversitare (çerdhe/kopshte/ Shkolla/ në administrimin dhe pronësi të Bashkisë së Skraparit. 

foto galeri

Bashkia Kukes kerkese per KZAZ  nr 11

“Bashkia i kërkon lirimin e menjëhershëm të ambienteve të KZAZ-së, nr 11, pranë qendrës kulturore “Hasan Prishtina” si dhe të palestrës sportive të Shkollës së Mesme të Përgjithshme “Havzi Nela  në Kukës. Gjithashtu kërkohet heqja e listës përfundimtare të zgjedhjeve të publikuara dhe të afishuar në institucionet arsimore parashkollore dhe parauniversitare (çerdhe/kopshte/ Shkolla/ në administrimin dhe pronësi të Bashkisë së Kukësit” 

Kërkesa që i është bërë KZAZ është edhe për të liruar ambientet. Gjithashtu për dijeni i dërgohet KQZ-së, Presidentit, kryeministrit, ministrit të Brendshëm dhe prefektit të qarkut

foto galeri

Bashkia Shkoder kerkese per KZAZ 5 

“Ne zbatim te Dekretit te Presidentit te Republikes se Shqiperise, Nr. 11199, date 10.06.2016 “Per shfuqizirnin e Dekretit nr. I 0298, date 05. I 1.2018 te Presidentit te Republikes “Per caktimin e dates se zgjedhjeve per organet e qeverisjes vendore?”, perrnes te te cilit eshte anuluar zhvillimi i zgjedhje me 30 qershor 2019 per organet e qeverisjes vend ore, kerkoj me nga ana juaj:
1. Lirimin e menjehershern te ambjenteve te KZAZ-se Nr, 4 me adrese: Palestra e Shkolles 9- Vjecare “Azem, Hajdari”, Shkoder
2. Heqjen e listave perfundimtare te zgjedhesve te publikuara dhe te afishuara ne qendrat e e votirnit (QV) ne administrim te kesaj KZAZ-je.

Lirimin e menjehershem te arnbjenteve te KZAZ-se Nr. 5 me adrese: Palestra e Shkolles 9- Vjecare “Xheladin Fishta”, Shkoder.
Heqjen e listave perfundimtare te zgjedhesve te publikuara dhe te afishuara ne qendrat e e votimit (QY) ne administrim te kesaj KZAZ-je
Lirimin e menjehershern te arnbjenteve te KZAZ-se Nr. 2 me adrese: Pallati i Sportit “Qazim Dervishi”, Shkoder.
foto galeri Kjo lëvizje vjen pas veprimit të KQZ, që nuk mori në konsideratë dekretin e Presidentit Meta, duke e cilësuar akt nul, ashtu siç e ka cilësuar edhe mazhoranca. Këto shkresa i janë dërguar për dijeni edhe KQZ-së, ndërkohë që me këtë veprim paralajmërohet se bashkitë e opozitës mund të kryejnë veprime arbitrare për të hequr listat zgjedhore dhe për të prishur procesin, duke u bazuar në dekretin e Presidentit.

g.kosovari

Next Post
“Nuk dua t’ju injektoj mendimin tim…”, Ngjela tregon pse nuk është martuar

Ngjela: Meta kërkon të destabilizojë Shqipërinë, të shkarkohet sa më shpejt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A do të lejohet SHBA të përdorë bazën e Kuçovës për të sulmuar Iranin? Përgjigjet ministri Nufi

A do të lejohet SHBA të përdorë bazën e Kuçovës për të sulmuar Iranin? Përgjigjet ministri Nufi

April 10, 2026
Ministrja Kumbaro: Nuk synojmë të joshim më turistët e lirë, por të bëjmë turizëm cilësor

Programe pas mësimit, Kumbaro: Dyfishojmë pagën e orëve shtesë për mësuesit

April 10, 2026
Ibrahimaj: Nuk e ndalim dot luftën, por mund të ndërhyjmë nëse shtrenjtohen edhe produktet e tjera

Ibrahimaj: Nuk e ndalim dot luftën, por mund të ndërhyjmë nëse shtrenjtohen edhe produktet e tjera

April 10, 2026
Mbledhja e Qeverisë, ministrja Ibrahimaj: Të verbrit përjashtohen nga tatimet!

Mbledhja e Qeverisë, ministrja Ibrahimaj: Të verbrit përjashtohen nga tatimet!

April 10, 2026
Transportonte 19 thasë me veshje kontrabandë, arrestohet i riu në Tiranë

Transportonte 19 thasë me veshje kontrabandë, arrestohet i riu në Tiranë

April 10, 2026
Dy shkolla të reja dhe një kopsht në Yzberisht, Ristani: Standardet më të larta të arsimit në çdo cep

Dy shkolla të reja dhe një kopsht në Yzberisht, Ristani: Standardet më të larta të arsimit në çdo cep

April 10, 2026
Përplasje pas mesnate në Komision, reagon Beqaj: Nuk lejoj që opozita ta përcjellë dështimin në nëpërkembje të dinjitetit tim

Asnjë vendim unifikues i GJL nuk lidhet me ndryshimin e masës time të sigurisë

April 10, 2026
Gjuha Amtare, një pjesë thelbësore e identitetit dhe trashëgimisë sonë kulturore

Bllaca si infrastrukturë historike e dhunës…

April 10, 2026
Diplomati rus: Moska nuk do ta braktisë Kubën, do e ndihmojmë me energjinë

Diplomati rus: Moska nuk do ta braktisë Kubën, do e ndihmojmë me energjinë

April 10, 2026
Regjistrimi elektronik zëvendëson vulat, hyn sot në funksion të plotë Sistemi Evropian i Hyrje-Daljeve

Regjistrimi elektronik zëvendëson vulat, hyn sot në funksion të plotë Sistemi Evropian i Hyrje-Daljeve

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In