• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Anulimi i takimit/ Thaçi i përgjigjet Kurtit: Të mos vonohet formimi i Qeverisë së re

by Java News
27/12/2019 15:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Albin Kurti nuk do të marrë sot mandatin nga Hashim Thaçi për formimin e Qeverisë së re. Lëvizja Vetëvendosje u ka shpërndarë mediave në Kosovë një njoftim ku saktësohet se Kurti ndodhet jashtë Prishtinës dhe e ka të pamudur të takohet me Presidentin.

Për këtë ka reaguar edhe presidenti Hashim Thaçi i cili në twitter shkruan se: “Dje, Parlamenti i Kosovës u konstituua me zgjedhjen e një kryetari të ri dhe kryesinë e tij. Ndërsa pranova urgjencën për të formuar qeverinë e re dhe në përputhje me Kushtetutën, sot e ftova zotin Kurti të propozojë kandidatin për kryeministër.

Ai nuk është paraqitur në zyrën time siç pritej. Sidoqoftë, një ftesë e re do të pasojë me shpejtësi. Unë përsëri u bëj thirrje të gjithëve të tregojnë udhëheqje dhe të mos vonojnë formimin e Qeverisë së re të Republikës së #Kosovës. Populli dhe aleatët tanë presin më shumë udhëheqje“.

Kujtojmë se ditën e djeshme u betuan deputetët e rinj, ndërkohë që Glauk Konjufca nga Vetëvendosje u zgjodh në kryetar i Parlamentit.

Negociatat disa javore midis Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike, e cila doli parti e dytë në zgjedhje, nuk kanë dhënë ende një vendim pozitiv. Palët kanë ngecur te posti i Presidentit të Republikës, i kërkuar me shumë ngulm nga partia e drejtuar nga Isa Mustafa.

Ky i fundit deklaroi mbrëmë se nuk i quan ende të dështuara negociatat me Kurtin, çka lë të hapur mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje në minutat e fundit.

g.kosovari

Next Post
U kërcënuan me jetë, merren në mbrojtje tre drejtues të burgjeve

U kërcënuan me jetë, merren në mbrojtje tre drejtues të burgjeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com